Connect with us

Aktuale

Sot emërohet bordi i Infrakos-it, cilët janë kandidatët më të vlerësuar?

Published

on

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot dhe ka 18 pika në rend dite. Në mesin e tyre është edhe Shqyrtimi i propozim-vendimit për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike N.P.H InfraKos Sh.A. Lista e atyre që do të emërohen tashmë është gati dhe nesër do të kompletohet bordi i kësaj ndërmarrje.

Intervistat e kandidatëve janë zhvilluar me 6, 10 dhe 13 mars.

Ambasada Britanike ka publikuar rezultatet e kandidatëve që mund të emërohen.

Nga pikët maksimale 30, Genc Hundozi ka marrë 20.0, Hasan Preteni 19.0, Besarta Zuka 19.0, Fitim Raci 18.5, Fatmir Rushiti 17.0 dhe Edona Nahi 16.5 pikë.

Anëtarët e komisionit ishin: Denis Dautaj (kryesues), Venera Çerkini, Leonita Shabani, Merita Uruqi dhe Shaban Neziri.

Anëtarët e Komisionit dhe Partnerët Zbatues poentojnë kandidatët në mënyrë të pavarur prej njëri tjetrit. Nga poentimet e secilit vlerësues nxjerrët mesatarja (veç për Komisionin dhe veç për Partnerët Zbatues) për të prodhuar dy rezultate përfundimtare për kandidatët (një për Komisionin dhe një për Partnerët Zbatues).

Për çdo proces, Komisioni do të ja paraqesë organeve përkatëse një listë të të kandidatëve që rekomandohen, së bashku me rezultatet, siç ceket në rregulloret përkatëse.  Për çdo proces, Partnerët Zbatues do të paraqesin një raport konfidencial në Ambasadën Britanike. Ky raport përfshin rezultatet e tyre dhe ato të Komisionit, bashkë me vërejtjet eventuale rreth performancës së kandidatëve në procesin e përzgjedhjes. Këto raporte pastaj i paraqiten Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit sipas Memorandumit të Mirëkuptimit. Për ndërmarrjet publike komunale, raportet konfidenciale i paraqiten kryetarit të komunës përkatëse/Media Ndërtimi

Aktuale

Rritet çmimi i faturës së mbeturinave nga 4.70 euro në 6.20 euro

Published

on

Çmimi i faturave të mbeturinave do të rritet nga 4.70 euro në 6 euro e 20 cent. Kjo pasi Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi rregulloren e re.

Kryeshefi i kompanisë Pastrimi, Petrit Reçica tha për Radio Kosovën se kjo nuk është ndonjë rritje e madhe pasi që kompania ka shpenzime të mëdha. Ndërkohë që Radio Kosova merr vesh se faturat do të rriten nga janari  2024.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar të enjten rregulloren e re për menaxhimin e mbeturinave, e cila parasheh ndryshime në fatura të mbeturinave. Kryeshefi i ndërmarrjes “Pastrimi”, Petrit Rreçica, tha për Radio Kosovën se në rregulloren e re përfshihet edhe rritja e çmimit të faturave nga 4.70 cent në 6.20 cent.

“Në mesin e ndryshimeve në rregullore të re përfshihet edhe ndryshimi i çmimit të tarifës për shërbime të qytetarëve. Nuk është ndonjë rritje e madhe nga 4.70 euro është diku 6.20 cent”, tha ai.

Reçica, tha se si kompani e kanë mirëpritur këtë rritje për shkak të shpenzimeve jashtëzakonisht të mëdha, siç thotë ai të kompanisë. Ai shtoi se këto çmime do të ndikojnë në sigurim të makinave të reja dhe shërbime sa më cilësore për qytetarët.

“Kemi shpenzime jashtëzakonisht të mëdha duke përfshirë derivatet, pjesëve, mirëmbajtjes së kamionëve dhe duke shtuar faktin se ka ndryshime edhe të çmimeve kanë prekur edhe operimin tonë çdo ditë. Ne si kompani kemi shpenzime jashtëzakonisht të mëdha edhe në deponi, ku ne kemi një vendim të qeverisë i cili rritë me automatizëm çdo 1 janar të vitit për një euro në ton. Prandaj kjo rritje e faturave do të ndikojë sadopak që si kompani të arrijmë të sigurojmë makineri të reja dhe të ofrojmë shërbim sa më cilësor edhe për qytetarët”, shtoi ai.

Reçica, nuk bëri të ditur se prej cilës datë do të zbatohet rritja, mirëpo Radio Kosova merr vesh se kjo do të ndodhë në janar 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Tregu i Fundvitit në Prishtinë, bizneset do të përzgjidhen me short

Published

on

Komuna e Prishtinës ka thënë se për arsye të numrit të lartë të bizneseve të cilat i kanë përmbushur kriteret e thirrjes publike për Tregun e Fundvitit dhe numrit të kufizuar të shtëpizave, është vendosur që përzgjedhja të bëhet përmes procedurës së shortit.

Ata kanë ftuar të gjitha bizneset të cilat i kanë plotësuar kriteret dhe emrat i gjejnë në listën që sot në ora 10:00 në sallën e Kuvendit Komunal të jenë të pranishëm në zhvillimin e procedurës së përzgjedhjes me short.

Tutje është thënë se bizneset të cilat nuk i kanë përmbushur kriteret, rrjedhimisht nuk janë ftuar në procesin e shortit, kanë të drejtë ankese tri ditë.

Ankesa u tha se duhet të drejtohet në Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Targat KM gati po zhduken nga veriu i Kosovës

Published

on

Targat me shkurtesën KM (Mitrovicë e Kosovës) dikur përbënin shumicën e targave të automjeteve që qarkullonin në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Mirëpo, vetëm gjatë javëve të fundit, mijëra serbë të Kosovës i kanë konvertuar ato në targa RKS, nën frikën se do t’iu ndalohet qarkullimi.

https://www.evropaelire.org/a/veriu-pa-targat-km-/32708694.html

Continue Reading

Trending