Connect with us

Aktuale

Arrestohen disa inspektorë të dyshuar për rrënimin e vilave në Orllan

Published

on

Policia e Kosovës, konkretisht krimet ekonomike kanë nisur sot një aksion në komunën e Podujevës ku janë arrestuar disa inspektorë të kësaj komune.

Siç raporton InfoKus aksioni i policisë lidhet me rrënimin e vilave pa leje në Orllan, një aksion ky që ndodhi vitin e kaluar me 25 nëntor. Ky aksion ishte zhvilluar nga drejtoria e inspekscionit me asistencë të policisë së Kosovës.

Ndërsa pas një pauzë tre muajshe ky aksion i rrënimit të vilave në këtë pjesë të Podujevës nisi sërish me 24 shkurt të vitit 2023.

Në muajin nëntor kur kishte nisur rrënimi, zyrtarët komunalë kishin thënë se ky aksion përfshin tetë objekte pa leje të ndërtuara në zonën e dytë mbrojtëse në fshatin Orllan dhe se rrënimi bëhet pasi lëndët për këto objekte kanë kaluar nëpër të gjitha instancat shtetërore, përfshirë edhe gjykatat.

Në atë kohë ishte theksuar se në zonën e Orllanit janë gjithsej 59 vila apo objekte pa leje të cilat janë në faza të ndryshme.

Aktuale

Era Thaqi do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës

Published

on

Era Thaqi ka vizituar NASA-n në vitin 2022, ndërsa këtë vit është pranuar në dy universitete amerikane. Së shpejti ajo do ta përfaqësojë Kosovën edhe në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës, në Japoni.

Në fund të klasës së nëntë, Era kishte filluar të interesohej për kodimin dhe mbajtjen e kurseve të ndryshme.  Me këtë rast i janë ofruar disa mundësi.

Prej këtyre mundësive ajo ka veçuar vizitën në Amerikë, në Virginia Tech University dhe në Agjencinë amerikane të hapësirës – NASA.

Mirëpo, ky nuk është suksesi i vetëm i saj, pasi ajo është pranuar në dy universitete amerikane, me bursë të plotë.Studimi në Amerikë është një realizim ëndrre për të, pasi ajo që e vogël e kishte menduar që të studionte atje.Aplikimi në universitetet amerikane ka filluar që prej gushtit të vitit 2022, ku ajo ka treguar procedurat nëpër të cilat ka kaluar, duke u testuar në ese, dhe teste të standardizume.

18-vjeçarja ka aplikuar në 7 universitete amerikane (4 prej tyre bëjnë pjesë në grupin ‘Ivy League Universities’) dhe është pranuar në dy prej tyre, në Universitetin e Princeton dhe Brown. Si rezultat, ajo ka treguar se cila është fusha që ka zgjedhur ta studiojë në Princeton.

“Studioj në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, edhe kam vendos me bë një kombinim me neruo-shkencën, për shkak se po du me gjet lidhjen ndërmjet këtyre dy fushave që mundet me pas efekt në zgjidhjen e problemeve” – ka thënë Thaqi për Kallxo.com.

Lajmin se është pranuar në këto univeristete e kishte marrë më 30 prill, dhe kjo e ka emocionar atë, duke u ndjerë jashtëzakonisht e lumtur pasi që ia ka arritur qëllimit dhe i është shpërblyer puna që ka bërë për një kohë të gjatë.Se a mendon që do t’i ndihmojnë mësimet e deritanishme nga shkollimi në Kosovë, Era ka thënë se për nga pjesa teorike mendon që do t’i ndihmojnë, mirëpo në pjesën praktike ajo është dashur vet të interesohet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ekspozita “Vizione të aktivizimit të potencialeve të lumit Vjosa” mbahet në Tiranë

Published

on

Në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, të mërkurën më 7 qershor 2023, në ora 10:30, do të mbahet ekspozita “Vizione të aktivizimit të potencialeve të lumit Vjosa”

Kjo ekspozitë vjen si rezultat i punës studimore të bërë nga një grup profesorësh dhe studentësh nga Fakulteti i Arkitekturës e Urbanistikës së Universitetit Politeknik të Tiranës dhe nga Departamenti i Arkitekturës në Pescara, të Universitetit “G. d’Annunzio” të Chieti-Pescara, Itali., në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, AKPT në Shqipëri./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ambasadori suedez: Nuk kam informacione se diaspora kosovare po i shpërlan paratë në blerjen e banesave

Published

on

Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se ka shumë persona nga diaspora kosovare në Suedi që blejnë banesa në Kosovë. Ai mohoi se ka informacione se në këtë mënyrë mërgimtarët po shpëlajnë paratë.

Ambasadori në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se do të ishte shumë më mirë nëse ata mund të mbështesin investimet.

“Unë mendoj se vërtetë po i mbështes disa prej ideve të qeverisë aktuale për të krijuar një lloj fondi, një fond sovran, i cili do të mund të kontribuojë me këtë. Por unë jam me fat në kuptimin që diaspora në Suedi nuk më ka pyetur të paktën për këtë” – tha ai.

Ai ka shtuar se ka shumë njerëz që po pyesin se si mund të investojnë në Kosovë.

“Sa i përket korrupsionit, unë nuk kam informacion, unë e di që po financojmë aktivitete kundër korrupsionit në vend, por nuk kam asnjë informacion më të detajuar për këtë” – tha Westerlund

Continue Reading

Trending