Connect with us

Aktuale

Afër 104 miliardë dollarë dëme të shkaktuara nga tërmeti në Turqi, 66 miliardë vetëm nga shkatërrimi i ndërtesave

Published

on

Raporti i Vlerësimit të Rimëkëmbjes dhe Rindërtimit nga Tërmetet në Turqi tregon se dëmet e përgjithshme që kanë lënë pas tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit arrijnë gati 104 miliardë dollarë, që është mbi 11% e Bruto Prodhimit Vendor të Turqisë.

Mëngjesin e 6 shkurtit, Turqia u zgjua në trishtim dhe ankth nga një dridhje e fuqishme 7,7 ballëshe në provincën e Kahramanmaraşit. Një tjetër goditje e paprecedentë, e përafërt për nga fuqia me të parën, pasoi vetëm disa orë më vonë, duke thelluar edhe më shumë tragjedinë.

Ndërkohë që 11 provinca u mbuluan nga mjegulla e pluhurit nga ndërtesat e rrënuara, shpejt u bë e qartë se mijëra njerëz do të kenë humbur jetën. Deri sot, u konfirmuan mbi 50 mijë viktima, ndërsa dhjetëra mijë të tjerë janë shtruar në spitalet e vendit.

Në mes të pikëllimit për viktimat nga “tragjedia e shekullit”, Turqia po mendon edhe për të gjallët. Njëmbëdhjetë provincat në pjesën jugore të vendit ishin shtëpi për mbi 13 milionë banorë. Mbi 2 milionë prej tyre vlerësohet të kenë mbetur pa kulm mbi kokë si pasojë e tërmetit. Shteti u zotua të rindërtojë qytetet e shkatërruara brenda 1 viti, duke siguruar njëkohësisht strehim të përkohshëm për qytetarët e prekur.

Përballja me këtë tragjedi ka edhe koston e saj financiare. Një raport fillestar i Vlerësimit të Rimëkëmbjes dhe Rindërtimit nga Tërmetet në Turqi ka përllogaritur një kosto prej 103,6 miliardë dollarëve, një shifër që përbën mbi 11% të Bruto Prodhimit Vendor të Turqisë.

“Asnjë shtet nuk mund të përballet i vetëm me këtë lloj tragjedie”, tha të hënën presidenti turk Erdogan.

Mbi 66 miliardë dollarë kushton shkatërrimi i ndërtesave

Sipas rezultateve të studimit, 518.009 shtëpi u përcaktuan se janë rrënuar, kërkonin prishje urgjente ose ishin të dëmtuara rëndë. Nga ana tjetër, vlerësohet se rreth 131.507 shtëpi kanë dëmtime mesatare.

Pjesa më e madhe e shtëpive të rrënuara ose të papërdorshme është regjistruar në provincën Hatay, gjithsej 215.255.

Kostoja financiare vetëm e rrënimit të ndërtesave arrin rreth 54,7 miliardë dollarë. Bashkë me shkatërrimet e bizneseve, fermave, mobiljeve brenda shtëpive, heqjen e rrënojave dhe kostos së akomodimit të përkohshëm dhe ushqimit, kjo shifër shkon në 66,2 miliardë dollarë gjithsej.

Tërmeti ngarkoi me kosto mbi 37 miliardë dollarë sektorët e tjerë

Sistemi arsimor dhe kulturor gjithashtu është prekur dukshëm nga tërmeti. Mijëra shkolla, salla sportive, qendra kulturore dhe të ngjashme janë rrënuar ose dëmtuar nga tërmeti. Dëmi në këtë sektor llogaritet 6,7 miliardë dollarë.

Rindërtimi nuk është barra e vetme financiare që e bart Türkiye pas tërmetit. Raporti shpjegon se tërmeti ka shkaktuar kosto financiare për shëndetësinë në vlerën e 5,6 miliardë dollarëve.

10,2 miliardë dollarë vlerësohet kostoja e infrastrukturës dhe shërbimeve komunale. Këtu hyjnë sistemet e ujit, transportit, energjisë, komunikimeve dhe të tjera.

Edhe 14,9 miliardë dollarë janë shpenzime të tjera që janë shkaktuar nga tërmeti. Ato përbëhen nga dëmet në agrokulturë, turizëm, industrinë e prodhimit, minierat dhe të tjera.

E gjithë Turqia, me të gjitha kapacitetet shtetërore dhe shtetërore u mobilizua për të shëruar bashkërisht plagët nga “tragjedia e shekullit”. Vetëm gjatë fushatës “Türkiye një zemër” për disa orë u grumbulluan mbi 5 miliardë dollarë. Shumë shtete mike të Turqisë zgjatën dorën e solidaritetit për të ndihmuar popullin turk që ta kapërcejë sa më lehtë këtë tragjedi.

Shteti është zotuar të bëjë të gjitha përpjekjet për të rindërtuar qytetet dhe vendbanimet, edhe më të bukura sesa ishin para 6 shkurtit fatal./Media Ndërtimi

Aktuale

Festivali të Arkitekturës dhe Dizajnit ‘Concéntrico’, shënon edicionin jubilar në Spanjë

Published

on

Nga 25 prilli deri më 1 maj 2024, në qytetin spanjoll Logroño, Concéntrico përgatitet për edicionin e tij të 10-vjetorit. I parashikuar si një soditje e ndryshimit të mjediseve urbane dhe një mundësi për të ndarë njohuri rreth këtyre proceseve, Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës dhe Dizajnit të këtij viti përfshin formate të reja për të angazhuar një audiencë më të gjerë dhe për të eksploruar kohën si një katalizator për ndryshimin në dizajnin urban dhe social.

Festivali zgjeron programin e tij, duke shfaqur 21 instalime nga dizajnerë të 20 kombësive të ndryshme, përveç disa nismave dhe eksplorimeve të tjera.

Instalacionet urbane përfaqësojnë ndoshta aspektin më të dukshëm dhe më tërheqës të festivalit, duke eksploruar temën përmes dizajnit dhe duke synuar të gjenerojë ndërveprime midis arkitektëve dhe publikut më të gjerë. Që nga viti 2015, festivali ka krijuar mbi 120 instalime urbane.

Këtë vit, arkitektët dhe projektuesit e ftuar propozojnë një shumëllojshmëri të gjerë qasjesh, nga rinatyrëzimi i hapësirave publike, tek riinterpretimi i metodave popullore, ripërdorimi i materialeve nga botimet e mëparshme, krijimi i eksplorimeve përmes lëvizjes ose sfidimi i konceptit të strehimit. Eksploroni listën e plotë të instalimeve urbane të ardhshme të përgatitura për këtë edicion.

Edicionet e mëparshme të festivalit mirëpritën ndërhyrje nga dizajnerë të njohur dhe të ardhshëm, duke përfshirë Studio Ossidiana, Tudor Vlāsceanu Architect, Rintala Eggertsson Architects ose Piovenefabi. Duke hapur biseda rreth komunitetit dhe identiteteve lokale, si dhe çështjeve të përfshirjes, ndryshimit të përkufizimeve të familjeve apo sfidave të ekologjisë, festivali përfaqëson një mundësi për eksplorim përmes dizajnit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Auditohet procesi i lejeve të ndërtimit në Komunën e Prishtinës për periudhën 2021-2023

Published

on

Në vazhdën e zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit për sezonin auditues 2023/2024, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) është duke realizuar auditimin e performancës “Procesi i lejeve të ndërtimit në komunën e Prishtinës” për periudhën 2021-2023.

Auditimi do të vlerësojë nëse komuna e Prishtinës përdori në mënyrë efektive dhe efikase mekanizmat që sigurojnë së ndërtimet e larta janë në përputhje me planifikimet hapësinore, nëse komuna përdori mekanizmat në dispozicion për të siguruar se janë lëshuar certifikatat e përdorimit e që përbëjnë vërtetim të cilësisë dhe sigurisë së ndërtesave për përdorim.

Duke pasur parasysh zhvillimin e hovshëm të ndërtimeve të larta në komunën e Prishtinës dhe sigurimin e kushteve sa më cilësore të banimit, Zyra Kombëtare e Audimit përmes këtij auditimi do të vlerësojë gjendjen aktuale me qëllim të përmirësimit të procesit të lejeve të ndërtimit dhe pajisjes me certifikata të përdorimit në Komunën e Prishtinës.

Zyra Kombëtare e Auditimit vlerëson se është me interes për publikun vlerësimi i procesit të dhënies së lejeve të ndërtimit që nga planifikimi e deri të lëshimi i certifikatave të përdorimit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rreth 400 ndërmarrje të vogla dhe të mesme priten të përfitojnë grante

Published

on

Sot përfundon afati për aplikim për grante për ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme, e hapur nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë. Zyrtarë nga KIESA thonë se në tri kategori të ndryshme, pritet t’i kenë rreth 400 përfitues të granteve, ndërsa vlera totale e mbështetjes është 2.5 milionë euro.

Grant-skema për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese në vlerë prej 1.7 milion euro, Grant-skema për certifikimin e produkteve, në vlerë prej 500 mijë euro, dhe Grant-skema për digjitalizimin e bizneseve në vlerë prej 300 mijë euro, janë tri thirrje për aplikim nga KIESA, për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme.

Drejtori i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, Zef Dedaj, në një intervistë për Radio Kosovën, thotë se qëllimi i kësaj mbështetjeje është që të nxitë bizneset për të kontribuuar në ekonominë qarkore dhe për të digjitalizuar bizneset e tyre. Ai thotë se bizneset e udhëhequra nga gratë dhe ato me synim punësimin e grave, do të kenë përparësi më shumë.

“Këtë vit te makineria presim t’i kemi rreth 70 – 80 përfitues, te certifikimi 25 deri në 300, te digjitalizimi i bizneseve rreth 100 kompani përfituese. Kur flasim për grant-skemat e dy viteve të fundit, te digjitalizimi, nga 64 përfitues kemi pasur 34 biznese femra, nga 70 që i kemi pasur për makineri vitin e fundit 9 apo 10 prej tyre kanë qenë të udhëhequra nga femrat. Kriteret bazë të udhëzimit administrativ duhet t’i plotësojnë të gjithë, e në këtë rast kur flasim për biznese të udhëhequra nga gratë, ato kanë pikë më shumë. Dua të theksoj se mjaft shpesh kemi biznese të udhëhequra nga gratë që janë prezentë në panaire”, tha ai.

Ater Arifi, nga Prizreni, ka 23 vjet që merret me artizanate të ngjyrosjes dhe dizajnit. Duke folur për Radio Kosovën, ajo thotë se përkrahjet nga komuna dhe ministria u ndihmojë që të ecin përpara drejt zhvillimit.

“Qe 23 vjet i mësoj gratë në kurse për ngjyrosje në dru, pëlhurë, xhama, stoli dhe prodhim të sapunëve bio. Deri më tash i kemi trajnuar mbi 15 gra që tashmë kanë marrë këtë profesion, e për këtë na ka përkrahur komuna me drejtoritë, grante prej ministrisë dhe shumë gra janë punësuar në Prizren. Kursi zgjat dy muaj, janë teknika të ndryshme. Këto panaire na ndihmojnë shumë. Kemi marrë subvencion para dy vitesh dhe jemi shumë të kënaqur”, theksoi ai.

Edhe Zejxhan Celina, një filigraniste nga Prizreni, thotë se ka biznes individual që merret me stoli filigrani të kombinuar me perla.

“Përfitojmë grante e subvencione, por nuk na japin para për të blerë materialë, ato i jepen për inventarë p.sh makina, tavolina e të tjera. Grantet i marrim vetëm një herë, sepse dy tavolina apo makina nuk na duhen. Organizojmë kurse të ndryshme dhe duhet të aplikojmë për subvencione, sepse Prizreni është një vend që ka shumë turistë dhe duhet ta zgjerojmë kapacitetin e punës dhe ta profesionalizojmë edhe më shumë. Në panaire ne njohim njerëz, shohim produktet tona sepse jo gjithkush ka mundësi t’i shoh”, tha ajo.

Ndryshe, përveç këtyre tri grant-skemave, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, pritet të lansojë edhe tri grant-skema të reja për zhvillim të inovacionit, turizmit dhe artizanateve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending