Connect with us

Aktuale

Situata me energji elektrike drejtë përmirësimit

Published

on

Nga sot pritet të ketë përmirësim të situatës me energji elektrike.

Kështu po thotë zëdhënsi i KEDS-it Viktor Buzhala, i cili shton se ky përmirësim vjen pas futjes në funksion të njësisë B2 i Termocentralit Kosova, njësi kjo e cila ishte në remont.

““Kufizimet e energjisë elektrike janë vazhdimisht që nga e hëna e kaluar deri sot, kanë qenë rreth dy orë… Presim që të ketë përmirësim pasi që në bazë të informatave që kemi nga KEK-u pritet të rikthehet nga planifikimi mirëmbajtja e planifikuar vjetore, njësia B2 e Termostatit Kosova B dhe do ta stabilizojë mjaft situatën” ka thënë Buzhala.

Buzhala foli edhe për aplikacionin eKesco nëpërmjet të cilit qytetarët kanë mundur të informohen për orarin e reduktimeve.

Ai tha se ky aplikacion ka rezultuar si ndër më të suksesshmit për informimin e qytetarëve rreth reduktimeve.

“I vetmi aplikacion automatik është eKesco, ne jemi në botën e aplikacioneve. Secili qytetar ka qasje në internet. Penetrimi në internet në Kosovë është gati qind për qind, d.m.th. është gjendur zgjidhja më e mirë për t’i njoftuar secilin qytetar individualisht për pikën matëse aty ku është rezident. Pra, aplikacioni eKesco në këtë rast që është ndër më të suksesshmit në Kosovë sa i përket kompanive elektro-energjetike edhe në rajon është metoda më efikase”.

Ndërsa sa i përket vonesave të rrymës në disa raste, ai tha se kjo po ndodh shkaku i volumit të madh të shkyqjeve të daljeve.

“Bëhet fjalë për volum jashtëzakonisht të madh të shkyçjeve të daljeve dhe është e pamundshme që ato të kryhen për të njëjtën kohë. Mirëpo nëse një shkyçje ndodh në orën 8:20, atëherë konsumatorit i kthehet energjia elektrike në 22:20 apo edhe me herët ndoshta në ndonjë rast”, thekson ai.

Qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me reduktime të energjisë elektrike nga data 15 gusht.

Ndërkaq Qeveria e Kosovës të mërkurën ka ndarë 41 milionë euro në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike për mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se ky është zotim i qeverisë për të mbështetur qytetarët në tejkalimin e krizës energjetike dhe përballimin e tarifave të shtrenjta./Media Ndërtimi

Aktuale

Një pronar restoranti ‘punëson’ robotë pasi nuk arrin të marrë staf

Published

on

Një pronar restoranti në Bregun e Amalfit ka ‘punësuar’ dy robotë të prodhuar në Kinë për të pritur në tavolina pasi nuk ka arritur të marrë staf të mjaftueshëm.

Mario Parlato, pronar i restorantit La Terrazza delle Sirene në Sorrento, tha se ishte “lodhur” nga të rinjtë që kërkonin pushimin e fundjavës dhe tha se ishte “i lumtur që mori këtë vendim për të përdorur pajisje të pajisura me AI”.

Ai tha se robotët nuk do të zëvendësojnë kurrë plotësisht personelin njerëzor.

“Mund të shoqërojnë klientët në tavolinat e tyre, të sjellin pjatat dhe pijet, por mirësjellja dhe ‘simpatia’ e atyre që bëjnë këtë punë janë të pazëvendësueshme”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

MINT-i në kërkim të inspektorëve të rinj, shpallet konkursi

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shpallur konkurs për pranim të inspektorëve të rinj.Në konkursin e shpallur, MINT-i po kërkon 21 inspektorë.

“Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!” thuhet në njoftim.Duke bashkëngjitur vegëzën për aplikim, MINT-i bën të ditur se inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në vend.

Ky është njoftimi i plotë:Njoftim për Konkurs:Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj!

Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!

Afati për aplikim: deri më 3 maj 2024Aplikoni tani në portalin për rekrutim elektronik:konkursi.rks-gov.net,tek shpallja Inspektor i Tregut, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.Inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta dhe do të japin një kontribut të veçantë në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në Republikën e Kosovës.

Të gjithë aplikantët me kualifikimet e nevojshme janë të inkurajuar të aplikojnë dhe të ndajnë këtë mundësi me miqtë dhe të njohurit e tyre!Për informacione të mëtejshme dhe për procedurën e aplikimit, vizitoni vegëzën: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,147

Continue Reading

Aktuale

Energjia elektrike në Kosovë më e lirë për konsum mbi 800 kWh

Published

on

Kosovë, energjia elektrike më e lirë për konsum mbi 800 kWh – Fejzullahu: Kjo masë ndikon 25% të konsumatorëve të Kosovës

Shteti i Kosovës ka vendosur një ulje të tarifave të energjisë për konsumatorët që përdorin më shumë se 800 kWh në muaj dhe për bizneset. Kjo vendosje ka ardhur pas një periudhe vlerësimi dhe kujdesi të madh në raport me nevojat dhe aftësitë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Ymer Fejzullahu, kreu I zyrës së rregullatorit për energji, ka bërë të ditur se kjo masë synon të ndikojë në vetëm 25% të konsumatorëve të energjisë në Kosovë. Ai ka shtuar se një prej qëllimeve të kësaj vendosjeje është që të kundërshtohet tendenca e kompanive për të kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke e bërë atë më të qasshme për qytetarët dhe bizneset.

Fejzullahu gjithashtu ka përmendur faktin se vendosja e bllok-tarifës është një hap i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të efikasitetit dhe transparencës në sektorin e energjisë. Ai ka theksuar se, megjithëse ky vendim ka prekur rreth 25% të konsumatorëve, 70% janë mbetur të paprekur, duke reflektuar një ndërhyrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme të autoriteteve për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të mbajnë një balancë të qëndrueshme në treg.

Në kujtesën e tij, Fejzullahu ka rikujtuar vitin 2017, kur heqja e bllok-tarifave u shoqërua me një rritje të paparë të konsumit të energjisë elektrike. Ai ka theksuar se kjo rritje e papritur ishte në kundërshtim me direktivën e Bashkimit Evropian dhe ishte një nxitje e dëmshme për ambientin. Kjo histori e mëvonshme bën që vendosja e kësaj bllok-tarife të jetë edhe më e rëndësishme për të parandaluar rikthimin në situata të ngjashme.

Continue Reading

Trending