Connect with us

Aktuale

Artemis e gatshme të niset për në Hënë

Published

on

Pas më shumë se 50 vjetësh ulje të anijes kozmike Apollo në Hënë, një tjetër anije pritet të niset të hënën për në sipërfaqen e satelitit të Tokës.

Është programi Artemis që planifikon të rivendosë njerëzit në Hënë, dhe sipas udhëheqësve të NASA-s, misioni është në rrugën e duhur për t’u nisur siç ishte planifikuar.

Dhe sipas mediave të huaja, , përcjell Telegrafi, Artemis 1 iu dha drita jeshile javën e kaluar gjatë një rishikimi të gatishmërisë për fluturim në Qendrën Hapësinore Kennedy.

Kështu, ajo të hënën “do të shpërthejë” nga Florida, duke tërhequr qindra mijëra spektatorë – edhe nga bregdeti i shtetit

Në një konferencë përpara ditës së madhe, u shprehën shqetësime për goditjet e mundshme të rrufesë duke çuar në shqetësim për dëmtimin e mundshëm të sistemeve të tij kritike.

Misioni përbëhet nga tri faza.

E para është një fluturim 42-ditor pa ekuipazh rreth Hënës.

Ai do të testojë raketën e madhe dhe anijen kozmike Orion në të cilën do të udhëtojnë astronautët.

Ndërsa gjendet në hapësirë, ai do të vendosë 10 CubeSats (një lloj sateliti miniaturë), i cili do të kryejë një sërë punësh në hapësirë të thellë.

Sipas Sky Neës, përcjell Telegrafi, Orion do të fluturojë rreth 100 kilometra mbi Hënën në rastin më të afërt të saj dhe gjatë rihyrjes javë më vonë do të dalë në atmosferën e Tokës përpara se të “zbresë” në brigjet e Kalifornisë më 10 tetor.

Kamerat brenda dhe jashtë Orionit do të ndajnë imazhe dhe video gjatë gjithë misionit.

Dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, do të ketë qenë në hapësirë më gjatë se çdo anije njerëzore në histori pa u ankoruar në një stacion.

Një ekuipazh do të ngjitet dhe do të “shpërthejë” për herë të parë për më shumë testime gjatë Artemis 2.

Katër astronautët nuk janë emëruar deri më tani, por kjo fazë është parashikuar për vitin 2024.

Duke zgjatur rreth tetë deri në 10 ditë, ata do të bëjnë një fluturim hënor përpara se të kthehen në Tokë./Media Ndërtimi

 

 

Aktuale

Ndërroi jetë arkitekti modernist Zvi Hecker

Published

on

Zvi Hecker, një arkitekt me origjinë polako-izraelite, ndërroi jetë më 25 shtator 2023.

Ai ishte i mirënjohur për qasjen e tij arkitekturore që i kushtoi rëndësi të madhe përdorimit të gjeometrisë dhe asimetrisë.

Nga viti 1955 deri në vitin 1957, Zvi Hecker ndoqi një kurs studimi për pikturë në Institutin e Artit dhe Dizajnit Avni, pasi filloi një kurs profesional si arkitekt. Hecker ishte banor i Berlinit dhe Tel Avivit. Ai mori pjesë aktive në zhvillimin strategjik të iniciativave për komunitetin hebre gjerman, përveç angazhimit në disa projekte ndërkombëtare.

Zvi Hecker ka mbajtur pozicione mësimdhënëse në disa institucione akademike të respektuara në vende të ndryshme, duke përfshirë Kanadanë, Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Austrinë. Këto institucione përfshijnë Universitetin Laval në Kanada, Universitetin e Teksasit në Arlington dhe Universitetin e Uashingtonit në St./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rritet nafta ne tregjet globale, çmimi arrin gati 100 dollarë për fuçi

Published

on

Çmimi i naftës po i afrohet 100 dollarë për fuçi.

Të hënën kontratat feature te naftës brent u rritën duke arritur ne 93.9 dollarë për fuçi. Ky shtrenjtim në tregjet ndërkombëtare ka ardhur për shkak të shkurtimeve të prodhimit të naftës nga dy prodhuesit kryesore, Rusia dhe Arabia Saudite.

Çmimet janë rritur me rreth 10% në javët e fundit ndërsa pikëpyetjet janë të mëdha se si do të vijojnë më tej, në një kohë që dy vendet kanë zgjatur shkurtimet e furnizimit deri në fund të vitit, transmeton abcnews.al.

Javën e kaluar, Moska ndaloi përkohësisht eksportet e benzinës dhe naftës në shumicën e vendeve me qëllim stabilizimin e tregut të brendshëm, duke nxitur shqetësimet për furnizimin me këto lëndë.

Megjithatë, çmimet e larta të naftës kanë favorizuar Rusinë e cila ka rritur të ardhurat. Kremlini mblodhi 17.1 miliardë dollarë nga eksportet e naftës së papërpunuar gjatë gushtit, nga 15.3 miliardë dollarë që arkëtoi në korrik sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

65 euro një metër dru në tregun e Prishtinës

Published

on

Qytetarët i shohin drutë si alternativë për ngrohje gjatë dimrit.

Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa. Përmes kësaj thirrjeje, qytetarët do të subvencionohen deri në 2 mijë euro. Afati do të jetë i hapur për aplikim deri më 22 nëntor të këtij viti. Ndërkaq, përmes kësaj thirrjeje po synohet që të kursehet energjia elektrike. Por, ka qytetarë që ngrohjen për dimër kanë vendosur ta bëjnë me dru.

Familja Demolli ka vendosur që edhe këtë vit të ngrohet me dru, pavarësisht që brenda në shtëpi i kanë të vendosura edhe nxehëset.

Ngrohjen me dru ata po e shohin si alternativën më të lirë e më të mirë.

Ngrohjen me dru Vesel Demolli e sheh si alternativë edhe për vitet e ardhshme.

Në Prishtinë, një metër dru, aktualisht po kushton 65 euro.

E, prapa kamerave të RTK-së, shitësit kanë treguar se interesimi i qytetarëve për të blerë dru ka qenë shumë i madh. Ndërsa, një metër dru kushton nga 60 deri në 65 euro.

Për të kursyer energjinë elektrike, e për të mos ndotur ajrin, Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Por cilat janë pajisjet që do të subvencionohen?

Pompa termike – 30% e vlerës investive apo deri në 2 mijë euro

Kondicioneri – 40 për qind apo deri në 400 euro Kaldaja me biomasë – 70 për qind, apo deri në 1 mijë e 200 euro

Stufa individuale me biomasë – 70 për qind apo deri në 435 euro

Ministrja e Ekonimise Artane Rizvanolli, dhe Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë, kanë thënë se janë duke besuar se është duke u ngritur vetëdija e qytetarëve për rëndësinë për të kursyer energjinë që të ketë një të ardhme më të qëndrueshme.

Ndërsa për njohësin e energjetikës, Fatos Aliun, subvencionimet e efiçiencës konsiderohen si të pamjaftueshme.

Në lidhje me këtë, e pyetur nga RTK, ministrja Rizvanolli ka thënë se janë duke investuar edhe në ngritjen e kapaciteteve prodhuese./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending