Connect with us

Aktuale

Norma e interesit në kreditë për shtëpi rritet dyfish, tregu i shtëpive në SHBA në krizë

Published

on

Gjatë kësaj jave, normat e interesit për blerjen e një shtëpie shënuan sërish rritje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kreditë 30 vjeçare me normë fikse gjatë 25 gushtit shënuan një mesatare prej 5.55 përqind, duke shënuar rritje nga java e kaluar kur ishte 5.13 përqind.

Kjo normë interesi është shumë më e lartë se gushtin e vitit 2021 kur norma e interesit ishte 2.87 përqind.

E sipas krye ekonomistit Sam Khater nga korporata Freddie Mac, kombinimi i rritjes së normës së interesit dhe ngadalësimit të rritjes ekonomike po ndikon në tregun e shitblerjeve të shtëpive.

“Tregu i shitblerjeve të shtëpive po shënon ulje, çmimet po rriten dhe vetëbesimi i konsumatorëve për blerjen e shtëpive po lëkundet” thotë Khater.

Por ai shton se “pavarësisht uljes së kërkesës, ka ende blerës potencial të cilët po e presin momentin që të investojnë në këtë treg”.

Ndërsa Edward Seiler nga Instituti hulumtues “Housing America” thotë se gjendja ekonomike në vend ka ndikuar që shumë konsumatorë të e shtyjnë për më vonë blerjen e një shtëpie.

“Kërkesat për blerje të shtëpive janë ulur këtë vit, kjo shkaku i pasigurisë ekonomike në vend, inflacionit të lartë, dhe normave të lartë të interesit, dhe kjo ka bërë që shumë prej konsumatorëve potencial të e lënë blerjen e një shtëpie për më vonë. Por kombinimi i një tregu të fortë pune dhe rritjes jo shumë të madhe të çmimit të shtëpive mund të ndikojë që disa nga këta konsumatorë të rikthehen brenda muajsh në kërkim të një shtëpie” thotë Seiler.

Megjithatë përqindja e normës së interesit në shtëpi është shumë më e lartë se vitin e kaluar.

Një konsumator i cili kishte paguar 20 përqind të shumës prej 390 mijë dollarë për një shtëpi, dhe pjesën tjetër e ka paguar me një kredi në kohëzgjatje prej 30 vjet, me një normë interesi prej 2.87 përqind pagesa mujore ishte 1294 dollarë.

Mirëpo këtë vit, kur norma e interesit shënon 5.55 përqind, konsumatori duhet të paguaj 1781 dollarë në muaj, që i bie 487 dollarë më shumë se vitin e kaluar./Media Ndërtimi

 

Aktuale

Shtatorja e Adem Jasharit vitin e ardhshëm vendoset në Prishtinë

Published

on

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka bërë të ditur sot se shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në kryeqytet në vitin 2023.

Sahatçiu ka bërë të ditur se vitin tjetër, komuna e Prishtinës ka futur në buxhetim edhe shtatoren për Adem Jasharin.

“Edhe në Prishtinë, tash, në buxhetin 2023, e kemi edhe shtatoren e Adem Jasharit. Një memorie kolektive edhe në Kryeqytet, përveç komunave të tjera”, ka thënë Sahatçiu.

Kjo do të jetë hera e parë, në 23 vite pas luftës, që shtatorja e Komandantit Adem Jashari do të vijë në Prishtinë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

9 persona humbën jetën në vendin e punës, kërkohet angazhimi i 100 inspektorëve të punës

Published

on

Siguria në punë vazhdon të jetë problem për punëtorët kosovarë. Si rezultat i saj, gjatë vitit të kaluar nëntë persona kanë humbur jetën në vendin e punës e 188 kanë pësuar aksidente, thotë kryeinspektori i punës, Hekuran Nikçi.

Në rastet e aksidenteve në vendpune, kur inspektorët kanë konstatuar se është shkelur ligji nga ana e punëdhënësve, ndaj tyre janë shqiptuar masa ndëshkimore.

Në një intervistë për Ekonomia Online, kryeinspektori i punës, thotë se inspektimet po bëhen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

“Gjatë vitit 2021, Inspektorati i Punës ka evidentuar 188 aksidente në vendin e punës, nga të cilat 139 kanë rezultuar me lëndime të lehta, 40 prej tyre me lëndime më të rënda dhe nëntë prej tyre kanë rezultuar me fatalitet në vendin e punës. Në fakt kur e kam marrë këtë pozitë institucioni tjetër që kemi pasur bashkëpunim ka qenë vetëm Policia e Kosovës, kështu që me Policinë kam trashëguar një bashkëpunim ku Inspektorati i Punës ka ndërmarrë aksione në biznese të ndryshme, si në gastronomi, ndërtimtari dhe këtu operacione kanë rezultuar shpesh të suksesshme”, thotë Nikçi.

Përkundër paralajmërimeve për rritjen e numrit të tyre, numri i inspektorëve të punës në nivel vendi vazhdon të jetë i njëjtë. Nikçi, tregon numrin e inspektorëve që janë aktualisht dhe që planifikohet të shtohen.

“Sfidat që i kam gjetur dhe i kam konstatuar me marrjen e mandatit janë të shumta, fillimisht duke u nisur me numrin e vogël i inspektorëve të punës. Me 1 qershor të këtij viti, Inspektoratin e Punës e kam gjetur me 31 inspektorë, duke u përballur nga ky realitet, unë kam vërejtur se mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve, është tejet i mangët me këtë numër të inspektorëve, dhe si rezultat unë kam shpallur një konkurs të brendshëm në shërbimin civil për 27 pozita për inspektorë dhe nga ky konkurs kemi arritur t’i rekrutojmë vetëm katër inspektorë, dy në regjionin e Prishtinës dhe dy në regjionin e Gjakovës. Sido që të jetë me 35 inspektorë prapë numri është i vogël për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve. Për vitin 2023 kemi planifikuar dhe buxhetuar edhe për 100 inspektorë të ri të punës, të cilët përgjatë vitit 2023 në faza të ndryshme do të shpallim konkursin dhe me angazhimin e këtyre 100 inspektorëve të ri, mbikëqyrja e ligjit do të jetë në një nivel më të mirë sesa që është tani. Në fakt Inspektorati i Punës ka nevojë edhe për më shumë se aq, por për vitin e ardhshëm i kemi të buxhetuar edhe 100 inspektorë të ri”, u shpreh ai./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Çmimi i naftës në nivelin më të ulët që nga fillimi i këtij viti

Published

on

Çmimet e naftës kanë rënë për rreth 5%, në nivelin më të ulët për tetë muajt e fundit, përderisa dollari ka arritur fuqinë më të madhe në dy dekadat e fundit.

Çmimet po bien mes frikës së inflacioni në rritje do t’i shtyjë ekonomitë e mëdha drejt një recesioni, kështu duke e shkaktuar uljen e kërkesës për naftë.

Sipas Reuters çmimet e naftës së papërpunuar në Teksasin Perëndimor kanë rënë në 78.4 dollarë, rreth 7% më pak se në fillimjavë.

Rënia e naftës është shënuar për katër javët e fundit radhazi, hera e parë që ndodh nga shtatori./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending