Connect with us

Infrastrukturë

Sipërfaqja e lejeve në Tiranë ra me 22% në 2023; Që nga 2017-a janë dhënë leje për gati 9 milionë m2 ndërtime

Published

on

Në vitin 2023, Bashkia Tiranë dha gjithsej leje ndërtimi për një sipërfaqe prej 1.4 milionë metra katror, që përbën 67% të totalit të lejeve të dhëna në të gjithë Shqipërinë, sipas tabelave të publikuara nga INSTAT.

Në krahasim me një vit më parë, kur u arrit rekordi i lejeve për nga sipërfaqja e lejeve, në 1.8 milionë metra katror, në 2023-n ky tregues shënoi një rënie me bazë vjetore prej 22%.

Megjithatë, në tremujorin e katërt u shënua sërish një rritje e lejeve të ndërtimit, që arritën në 430 mijë metra katror, me zgjerim prej 23% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Që nga viti 2017, bashkia e kryeqytetit e ka rritur ndjeshëm sipërfaqen për të cilën ajo ka dhënë leje për tu ndërtuar. Nga 2019-a është dhënë mesatarisht midis 1.2-1.8 milionë metra katror leje në vit, duke kulmuar në 2021-2022. (shiko grafikun: Sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në Tiranë (m2), 2010-2023).

Në total për gjithë periudhën 2017-2023 janë dhënë një rekord prej 8.9 milionë metra katror sipërfaqe e lejeve të ndërtimit.

Lejet në Shqipëri

Sipas INSTAT, Në tremujorin e katër 2023 janë miratuar gjithsej 303 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 415 leje të miratuara në tremujorin e katër 2022, duke shënuar një ulje prej 27,0%.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e katër 2023, është 592.660 m2, nga 555.779 m2 miratuar në tremujorin e katër 2022, duke shënuar një rritje prej 6,6% (tab.3).

Në tremujorin e katër 2023, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 25,3 miliardë lekë, nga 26,6 miliardë lekë miratuar në tremujorin e katër 2022, duke shënuar një ulje prej 4,7%.

Gjatë vitit 2023, janë miratuar gjithsej 1.602 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 1.420 leje ndërtimi të miratuara në vitin 2022, duke shënuar një rritje prej 12,8%.

Gjatë vitit 2023, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 2.115.819 m2, nga 2.667.497 m2 miratuar në vitin 2022, duke shënuar një ulje prej 20,7%. Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 89,6 miliardë lekë në vitin 2023, nga 113 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2022, duke shënuar një ulje prej 20,8%./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending