Connect with us

Infrastrukturë

A do ta ndalojë BE-ja aluminin rus?

Published

on

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian e ka miratuar paketën më të re të sanksioneve ndaj Rusisë, në kohën kur është shënuar përvjetori i dytë i nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë.

Masat e marra janë të zbehta, kanë të bëjnë kryesisht me ngrirje të aseteve dhe bllokada në sigurim të vizave.

Diçka e tillë ka nxitur kritika brenda Brukselit, sidomos prej disa vendeve të Bashkimit Evropian, me arsyetimin se blloku evropian duhet të jetë më ambicioz kur është fjala për sanksionim të Kremlinit në të ardhmen, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Duke folur para disa diplomatëve evropianë, që kanë folur në kushte anonimiteti, Komisioni Evropian ka premtuar se do të nisë punën në formim të paketës së re me sanksione, me efekt të menjëhershëm.

Këtë herë, besohet se sanksionet do të kenë ndikim më të madh në ekonominë ruse.

Njëri prej sektorëve pritet të jetë alumini.

Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia, kanë bërë thirrje që një kohë për ndalesa në importet dhe eksportet e këtij metali.

Zyrtarë prej katër shteteve kanë thënë përmes një letre, që e ka parë Radio Evropa e Lirë, se “importet e aluminit në Evropë, jo vetëm që e financojnë ekonominë e luftës së Rusisë, por edhe përfitojnë oligarkët e mbështetur prej Kremlinit, si dhe kompanitë shtetërore”.

Vlerësohet se BE-ja ende importon metale prej Rusisë në vlerë të 2.3 miliardë dollarëve në vit.

Blloku evropian eksporton shumë produkte alumini në Rusi, në vlerë të 190 milionë eurove.

Sanksioni i vetëm që ka pasur efekt në këtë fushë, ka qenë një lloj specifik i aluminit në formë teli apo tubash të prodhuar në Rusi.

Kjo nënkupton se 85 për qind e pjesës tjetër të biznesit me alumin mbetet e paprekur.

Mirëpo ky realitet mund të ndryshojë, pasi industria e aluminit në Evropë, po bën thirrje për më shumë sanksione ndaj Rusisë./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending