Connect with us

Aktuale

Si u planifikua ndarja e hises në ndërtimin e objektit afaristo-banesor në Lakrishtë?

Published

on

Banorët e “Lakrishtës” u rebeluan më 8 tetor kur në lagjen e tyre me shpejtësi dhe pa debat publik e panë të rrënohet një objekt me material asbesti, i cili vlerësohet të jetë kancerogjen.

Por, kjo nuk duket të jetë e vetmja gjë e kalbur në historinë e rrënimit dhe ndërtimit të kompleksit të ri banesor që planifikohet të bëhet aty nga Ndërmarrja Publike Banesore, NPB, e Komunës së Prishtinës.

Historia për të ndërtuar diçka të re në këtë pjese profitabile të Prishtinës nis me bordin e NPB-së, i cili në fund të vitit të kaluar e ndërroi statutin e NPB-së dhe bëri rregullore të re për t’i hapur rrugë këtij investimi. Pas ekspozimit të shkeljeve të bëra në këtë projekt dhe pezullimit të punës nga Ministria e Mjedisit, bordi i NPB-së mori vendim për të shkarkuar Hajdar Hoxhën, drejtorin e NPB-së. Por, vendimi për shkarkim të kryeshefit nuk arriti të protokolohej për tri ditë.

Kjo kohë u shfrytëzua nga aksionarët e NPB-së, Dren Kukaj, drejtor i mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës dhe Genc Sherifi, asamblisti i PSD-së, që të shkarkojnë bordin, duke e lënë në punë kryeshefin që të shtyjë përpara projektin ndërtimor, të cilin Ministria e Mjedisit e quan joligjor.

Ndarja e hisesë Kompanitë që i kanë plotësuar kriteret kanë ofertuar vetëm me përqindjen që do t’ia ofrojnë Ndërmarrjes Publike Banesore, raporton Kallxo.com.

Por, detajet e ndarjes së hisesë janë dhënë në marrëveshjen e nënshkruar në mes të NPB-së dhe liderit të konsorciumit – “Made Group Construction”.“NPB-së do t’i takojë 36% nga e gjitha hapësira neto brenda projektit të ndërtimit ashtu siç janë paraparë në kushtet e ndërtimit, ku kjo përqindje do të jetë vetëm nga hapësirat komerciale.

Kurse, 64% e hapësirës neto i takon bashkinvestitorit”, thuhet në nenin 9 të kontratës së nënshkruar.

Tutje në këtë nen është cekur se në cilat kulla do të ketë hise NPB-ja. “NPB do të marrë hapësirat në dy kulla në veri-perëndim të cilat janë të përshkruara në ofertën e bashkinvestitorit dorëzuar në NPB”, thuhet tutje në kontratën e nënshkruar në mes të palëve, e cila është e noterizuar.

Hoxhaj ka dhënë detaje rreth marrëveshjes për ndarjen e hisesë në projektin për ndërtimin e pesë kullave, të cilat do të jenë të ndara: 50% banim dhe 50% të objekteve do të jenë të destinuara për afarizëm.

Hoxhaj ka thënë se NPB-ja do të marrë 36% të gjithë hapësirës së ndërtuar, por ai ka sqaruar se NPB-ja do të marrë hise vetëm te pjesa e objekteve për afarizëm.

Sipas tij, kompanitë private do të marrin gjithë hapësirën banesore apo 50% të objekteve. Përveç kësaj, kompanitë private do të marrin edhe 14% të hapësirave afariste. Kurse, Ndërmarrja Publike Banesore do të marrë 36% të hapësirës afariste.

Shprehur në numra, nëse një objekt do të ketë 1 mijë metra katrorë, prej të cilave 500 m2 banim dhe 500 m2 afarizëm, atëherë kompanisë private do t’i takojnë 500 m2 banim dhe 140 m2 afarizëm. Kurse, nga 1,000 metra katrorë të këtij objekti, NPB-së do t’i takojnë 360 metra katrorë afarizëm.

Hoxhaj ka thënë se kanë vendosur për këtë formulë marrë parasysh që vlera e lokaleve afariste ka vlerë më të madhe se banimi.“Meqë ne kemi 36% afarizëm të gjithsej të ndërtimit, kjo i bie që kemi 72% të ndërtimit të afarizmit…

Kur e shndërrojmë këtë në vlerë monetare, i bie mbi 50% të vlerës së projektit”, thotë tutje ai.Ai thotë se sipas një vlerësimi të projektit nga një vlerësues i licencuar, vlera e gjithë projektit del të jetë mbi 118 milionë euro.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, projekti  duhet të përfundojë 36 muaj pas marrjes së lejës ndërtimore dhe lirimin e gjithë hapësirave nga ana e NPB-së. Palët janë pajtuar që në rast të shkëputjes së njëanshme të marrëveshjes nga ana e NPB-së, jashtë situatave të parapara në marrëveshje, atëherë NPB-ja duhet t’i paguajë të gjithë vlerën e mjeteve të investuara në projekt, deri në momentin e shkëputjes së marrëveshjes.

Ndërsa, në anën tjetër, palët janë pajtuar që në rast të shkëputjes së njëanshme të “Made Group Construction” jashtë situatave të parapara në marrëveshje, kompanisë do t’i konfiskohet garancioni bankar në shumën prej 3 milionë eurove./Media Ndërtimi.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending