Aktuale
Si u kthye Novosela në det, pamjet satelitore të përmbytjes
Të paktën 14 zona në vend konsiderohen me situatë problematike përmbytjesh. Instituti i Gjeoshkencave publikoi sot pamjet e përmbytjeve në Novoselë, që të jep më tepër idenë e një deti sesa të tokës.
Referuar hartave të tjera të siguruara nga Shërbimi i Menaxhimit të Emergjencave, jane 4759 hektarët e përmbytur në zonën 4 me problematikën në vend, ndërkohë që numri i banesave të prekura është disi më i ulët sesa po të shohim zonën e Fushë-Krujës ku janë përmbytur 1956.9 hektarë por që rezidentët janë mbi 1700.
Në Vlorë e cila konsiderohet si zona 6 përmbytjet kanë prekur të paktën 786 hektarë, kurse në zonën Armen e konsideruar si zona 7, totali i zonës së prekur nga përmbytjet është 696.9 hektarë. Belshi zona 8 ka përmbytje në të paktën 15.5 hektar, kurse Divjaka 975.6 hektarë.
Të dhënat u përkasin pamjeve satelitore të regjistruara në datat 4 dhe 5 dhjetor dhe janë një vlerësim paraprak i situatës dhe kjo pritet të qartësohet më mirë kur të nisë puna në grupet e vlerësimit në terren.
Situata e përmbytjeve ishte këtë herë më e përkeqësuar në Jug duke përsëritur atë të vitit 2015. Qeveria ka deklaruar se do të bëjë kompensime ashtu sikurse ka ndodhur edhe më herët ndërkohe që do të ketë fokus në investime që lidhen me argjinaturat, kullimin.
Pjesë tjetër e prekur nga përmbytjet ishte edhe autostrada Tiranë-Durrës tek pjesa e Qafës së Kasharit ku uji ka prekur një seri biznesesh të cilët pritet të kenë edhe një dëm të konsiderueshëm.
Gjithsesi situata këtë herë për një pjesë të bizneseve ka rezultuar me dëme më të moderuara sesa një vit më parë.
14 zonat e prekura nga permbytjet në vend
Pamjet satelitore të Novoseles me ujë
Pamjet e përmbytjes në Fushë-Krujë
-
Infrastrukturë3 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë19 hours ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Aktuale20 hours ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë3 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Infrastrukturë21 hours ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë18 hours ago
Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes?
-
Aktuale3 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë2 days ago
Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York