Vazhdojnë reagimet për organizimin e Festivalit muzikor “Sunny Hill” në Parkun e Mbrojtur të Gërmisë.
Është ambientalisit Bekë Fetahu i cili përmes një reagimi të tij në rrjetin social facebook na sjell dëshmi se si po degradohet peisazhi i mbrojtur i Gërmisë nga instalimi i skenës së Festivalit të “Sunny Hill”, i cili do të mbahet nga data 4 deri më 7 Gusht 2022.
“Edhe një mëngjes më gjënë tek vendi ku ndihem mirë, ku e shijoj natyrën me plot ngjyra e plot jetë.
Krejt po doket idilë e bukur e magjepsëse deri një kilometër prej ku e fillova vrapin.
Booom si nëpër filma aksion do tel i kacavirren nëpër drunj bash si uverturë ma bën me dije se këtu veç qenka kantier ndërtimi e ku? Në një vend ku njerëzit dalin të ikin prej zhurmës së bagerëve, kamionëve transportues e zhurmave të turli aparature.
Një muri i ndërtuar tash së fundi tregon shpërfaqjen e mungesës së empatisë për botën bimore e shtazore që e kanë poashtu habitat peizazhin e mbrojtur të Gërmisë.
Ju siguroj se vet i kam pa, secila shtyllë e një bine gjigande është e ngulitur thellë në tokë e për mbajtjen e tyre janë hapur gropa e betonuar që ky festival të jetë i përvitshëm.
Unë së pari habitem prej plot fytyrave publike, deputetëve që dalin në Gërmi e as edhe një status nuk e shkruajnë për rastin në fjalë.
MARRE, hipokrizi është me iu bo qefi kujtdo qoftë në dëm të njerëzve që sa do pak mundohen me e liru veten prej presionit të punës, jetës dinamike në qytet.
Mua nuk më pengon shtegu i pandriquem, rrënjët e drunjve e gurt përgjatë shtegut, besa as folea e grerëzve e anzave që me kan thumbu plot herë, më pengon teli, betoni, kamionat me plot material, skele, që padrejtësisht i keni sjell në vendin që bile qetësi duhet të ketë.
A për juve dostave, ftyrave publike kur të vie koha e zgjedhjeve po gaboni e po na thirrni në tubime në Gërmi. HORË ko me ju bo dijeni./Media Ndërtimi.