Connect with us

Ambienti

Anulohet pëlqimi për mbajtjen e Festivalit Sunny Hill në Gërmi (DOKUMENT)

Published

on

Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, sot me datën 28.07 ka anuluar pëlqimin për mbajtjen e festivalit Sunnyhill në Peizazhin e Gërmisë.

Qytetarët Aktivë kanë adresuar ankesën tek Drejtoria e Inspektimit në KK Prishtina dhe Departamenti për Inspektim për Mjedis në MMPHI për veprim urgjent të ndalohen të gjitha veprimet nga ky festival i cili nuk ka as pëlqim nga Drejtoria e Parqeve dhe as leje adekuate dhe të respektohet ligji për mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit./Media Ndërtimi.

 

Ambienti

INDEP publikon raportin ‘Hartëzimi i rasteve të korrupsionit mjedisor’

Published

on

Ndikimet e dorës së njeriut në mjedis vërehen edhe në Kosovë. Shpesh herë këto veprime bëhen për përfitime ekonomike, e që në vete ngërthejn grupe të mëdha personash.

Ky raport hedh dritë mbi dispozitat kushtetuese dhe ligjore për mbrojtjen e mjedisit, çështjet kritike të korrupsionit mjedisor, ndikimet dhe pasojat e tij në shoqëri, raportimin e korrupsionit nga gazetarët dhe mbrojtjen ligjore të tyre.

Raporti ofron rekomandime, të cilat shërbejnë si thirrje për veprim për të gjitha palët e interesit, duke përfshirë politikëbërësit, organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët, në mënyrë që të bashkohen dhe të punojnë drejt një të ardhme të qëndrueshme dhe të drejtë për Kosovën. Le të vazhdojmë të shtyjmë për transparencë dhe llogaridhënie më të madhe në të gjitha çështjet që lidhen me mjedisin.

Raportin në fjalë së bashku me rekomandimet konkrete të integruara në të mund t’i gjeni duke lexuar të plotë analizën në këtë vegëz: https://indep.info/hartezimi-i-rasteve-te-korrupsionit…/

Kjo përmbledhje e politikave u mbështet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe qeveria e Japonisë përmes ‘’Climate Promise Project’’. Pikëpamjet e shprehura në këtë dokument janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet zyrtare të UNDP-së në Kosovë apo të qeverisë së Japonisë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ambienti

Aeroporti i Amsterdamit planifikon reduktimin e fluturimeve me qëllim uljen e emetimit të karbonit

Published

on

Aeroporti Schiphol i Amsterdamit, një nga qendrat më të ngarkuara të aviacionit në Europë, do të detyrohet të kufizojë numrin e fluturimeve ndërkombëtare dhe pasagjerëve, sipas planeve të qeverisë holandeze për të ulur emetimet e karbonit, veprim që ka shkaktuar shqetësime te linjat ajrore.

Zyrtarët holandezë njoftuan më 17 mars, se do të vendosin kufizime në të gjitha fluturimet ndërkombëtare, për të arritur synimet e saj klimatike.

Aviacioni përbën rreth 2-3% të ndotjes së ngrohjes së planetit në botë, por pjesa e një vendi në ato emetime mund të jetë mjaft e lartë, veçanërisht për vendet më të vogla që trajtojnë shumë fluturime.

Dhe disa kanë synuar aviacionin për të reduktuar gjurmën e tyre të përgjithshme klimatike dhe për të përmbushur premtimet e tyre klimatike.

Ndërsa ka pasur më parë lëvizje brenda Europës, për të kufizuar ose ndaluar disa fluturime lokale dhe rajonale me distanca të shkurtra, për të ulur emetimet e karbonit, kjo do të ishte masa e parë mjedisore e bërë kundër shërbimeve ndërkombëtare.

KLM Royal Dutch Airlines, transportuesi kryesor i Holandës, shprehu shqetësime për këtë lëvizje.

“KLM beson se politikat e qëndrueshmërisë – për shkak të përfshirjes globale të aviacionit – duhet të rregullohen ndërkombëtarisht sa më shumë që të jetë e mundur”, tha kompania.

“Të qenit i vetmi vend në botë, që ka vendosur një nivel tavan kombëtar të emetimeve të CO2, nuk përputhet me një sektor që operon ndërkombëtarisht dhe me politikën ndërkombëtare.”

Ministria holandeze e transportit tha në një deklaratë se Schiphol dhe aeroportet e tjera të prekura, mund t’i shpërndajnë reduktimet gjatë një periudhe disavjeçare.

“Emetimet maksimale të CO2 të vendosura për çdo aeroport, do të zbatohen për disa vite, në mënyrë që një tejkalim në një vit, të mund të kompensohet në vitet në vijim,” tha ai.

“Politika do të ndihmojë vendin të përmbushë objektivin e tij të emetimeve të karbonit. Detaje të mëtejshme mbeten për t’u vendosur dhe qeveria premton, se diskutimet do të përfshijnë të gjitha palët.”

 

Sfidë ligjore

Aeroporti Schiphol është një qendër kryesore europiane së bashku me Londrën, Parisin dhe Frankfurtin.

Ai shërben gjithashtu si bazë për KLM, flotën ajrore të Holandës dhe një nga linjat ajrore më të mëdha të kontinentit.

Aeroporti u kritikua rëndë nga pasagjerët dhe linjat ajrore vitin e kaluar, pasi u iu desh të perballej me rimëkëmbjen e trafikut ajror pas pandemisë Covid.

Kaosi rezultoi në kufizime në numrin e pasagjerëve deri në fillim të vitit 2023, për të zbutur mungesat e personelit.

Në përgjigje të shqetësimeve mjedisore, qeveria holandeze publikoi “Skemën Paraprake Schiphol” (Preliminary Scheme Schiphol) në janar, e cila propozoi uljen e numrit të fluturimeve nga 500,000 në 460,000 midis dimrit 2023-2024 dhe verës 2024.

KLM, së bashku me lojtarë të tjerë të mëdhenj si Delta dhe EasyJet, e përshkroi këtë vendim si “të pakuptueshëm”, në një deklaratë të përbashkët të lëshuar më 3 mars.

“Linjat ajrore kanë bërë tashmë shumë miliarda Euro investime, për të përmbushur qëllimet afatshkurtra dhe afatgjata, në përputhje me trajektoret e tyre të dekarbonizimit si dhe me politikat e qeverisë, ndërkohë që justifikimi i qeverisë varet nga kufizimet operacionale, pa marrë parasysh zgjidhjet alternative të zbatueshme për të pasur efekt në reduktimin e zhurmës”, thuhet në deklaratë.

Delta Airlines, e cila është një partner kryesor i KLM dhe aksioneri kryesor i grupit Air France-KLM, tha gjithashtu se “kundërshton fuqimisht reduktimin e kapacitetit në Aeroportin Schiphol”, ndërsa mbetet “e fokusuar në mënyrë aktive në investimin në programin tonë të rinovimit dhe modernizimit të flotës.”

KLM nisi një sfidë ligjore kundër qeverisë holandeze, lidhur me vendimin e marrë në fillim të marsit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Ndotja dhe peshkimi pa kriter po dëmtojnë habitatin e lagunës së Patokut buzë detit Adriatik

Published

on

Në bregdetin shqiptar, ndotja e ujërave dhe peshkimi pa kriter ka sjellë rënien e sasisë së peshkut dhe dëmtimin e gjallesave detare, ndërsa Ministria e Bujqësisë thotë se po merr masat e duhura për të minimizuar dëmet.

Në lagunën e Patokut buzë detit Adriatik, peshkatarët kanë gjetur mënyra të reja për të nxjerrë peshkun në breg.

Boshti i një automjeti të vjetër të markës “Benz” shërben për të vënë në lëvizje litarët, ku janë mbërthyer rrjetat e peshkimit. I gjithë procesi drejtohet nga kabina e makinës.

Praktikat primitive të peshkimit nuk janë problemi i vetëm i peshkatarëve të kësaj zone. Shqetësim kryesor është minimizimi i stokut të peshkut. Në lagunën Kune Vain, ulja e sasisë së peshkut lidhet me shumë faktorë.

Një ndër më të rëndësishmit është ndotja që vjen nga qyteti i Lezhës apo nga kimikatet që përdoren për tokat bujqësore, të cilat mbërrijnë në lagunë përmes hidrovoreve.

“Problemi i ndotjes është hidrovori, i cili bjen të gjitha mbeturinat e zonave përreth. Të gjithë detergjentet dhe helmet kalojnë në lagunë dhe peshku detyrimisht që nuk hyn. Vetë laguna është cekur nga hyrja e Drinit që futet brenda. Ka ra me shumë- shumë hyrja e peshkut dhe prodhimi i peshkut,” thotë Çelë Gjetja nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit në Kune- Vain.

Rënia e stokut të peshkut nuk është e kufizuar vetëm në luginën e Patokut, por është e shpërndarë në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë. Sipas studiuesve të fushës, kjo ka ndodhur për shkak të peshkimit pa kriter dhe të paligjshëm, por edhe nga kompanitë e mëdha që operojnë në këtë biznes.

“Pranohet gjerësisht që në tre dekadat e fundit, ka një ulje të stokut të peshkut. Nëse kapnim 100 peshq, 100 ngjala sot kapim 25,” thotë Spase Shumka, profesor i Akuakulturës në Universitetin Bujqësor të Kamzës.

“Kohët e fundit vëret një shqetësim i të gjithë peshkatarëve, që quhet peshkim në nivel të vogël. Ata ndeshen me faktin që kompani të mëdha, të cilat kanë anije të fuqishme, gjuajnë jo në zonën e përcaktuar disa milje larg bregut, por ato futen edhe në pjesën fundore duke gjuajtur në këtë mënyrë edhe në hapësira që nuk iu përkasin atyre. Kjo ka efekte shumë negative,” shtoi ai./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending