Connect with us

Gjykim

Si i lejoi inspektori i ndërtimit Zenë Rushiti mbindërtimet në Skenderaj?

Published

on

Inspektori i ndërtimit në Komunën e Skenderajt, Zenë Rushiti, i akuzuar se lejoi mbindërtime pa leje në këtë komunë, deklaroi se ka vepruar sipas Ligjit mbi Ndërtimin dhe se nuk ka qenë i vetmi për të marrë vendime për rrënimin e ndërtimeve pa leje.

Ndërsa, prokurori Naim Beka, në fjalën e tij përfundimtare, në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ka kërkuar që i akuzuari Rushiti të dënohet sipas ligjit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht në fazën e administrimit të provave, palët pranuan që dy vendimet e legalizimeve të dorëzuara nga i akuzuari Rushiti, njëra për kompaninë “Rukolli”, ndërsa vendimi tjetër në emër të personit Muhamet Fejza, të lexohen si prova.

Tutje, në fjalën përfundimtare prokurori Beka deklaroi se nga administrimi i provave në këtë shqyrtim gjyqësor është provuar se i akuzuari ka kryer veprën përkatëse penale.

“Nuk është kontestuese se i njëjti nuk ka ndërmarrë veprime të nevojshme për të parandaluar mbindërtimet, nuk ka përcjellë në mënyrë adekuate mbindërtimet të përshkruara si në dispozitiv të aktakuzës, i njëjti nuk ka vendosur ndonjë shenjë zyrtare (shirit), për të konstatuar dhe paralajmëruar mosvazhdimin e punimeve si dhe nuk ka ndërmarrë veprime të tjera relevante konform ligjit të sipërcekur”, shtoi prokurori Beka.

Ndryshe, i akuzuari Zenë Rushiti në fjalën e tij përfundimtare deklaroi se ka vepruar sipas dispozitave të Ligjit për Ndërtimin, dhe se nuk ka qenë personi kompetent për të ndërmarrë vendime nëse një ndërtim pa leje duhet të rrënohet, pasi këto vendime i marrin organet më të larta të komunës.

Ai shtoi se ato veprime nuk ka qenë në kompetencën e tij, ndërsa tha se nuk ka asnjë lidhje me personat që kanë bërë ndërtimet pa leje, dhe se as nuk iu ka ndihmuar për një gjë të tillë.

“Unë si inspektor jam munduar me i ndërpre këto ndërtime, por unë i vetëm nuk kam mundur ta bëjë këtë”, deklaroi i akuzuari Rushiti.

Gjyqtari Radosllav Markoviq e shpalli të përfunduar këtë çështje penale, ndërsa aktgjykimi do të shpallet sot në orën 14:15.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Zenë Rushiti, prej vitit 2013 e deri në muajin prill të vitit 2014, duke vepruar si person zyrtar në Komunën e Skenderajt dhe atë inspektor i ndërtimit, më qëllim që të krijojë dobi për të tjerët, kishte tejkaluar autorizimet e tij.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Rushiti nuk kishte përmbushur detyrat e tij zyrtare dhe nuk kishte ndërmarrë masa për ndalimin e mbindërtimeve e objekteve sipas projektit më etazhitet B+P+6 në parcelën që gjendet vendin e quajtur “Fshat Pllac”, më pronar Rrustem Rukollin.

Siç thuhet në aktakuzë, nga kjo mënyrë e veprimit është mundësuar mbindërtimi në sipërfaqe prej 475.57 m2, objekti banues më leje ndërtimi sipas projektit më P+2E, në parcelën që gjendet në vendin e quajtur “aroqe”, më pronar Abaz Abazin.

Po ashtu, thuhet se ishte mundësuar mbindërtimi prej 97.35 m2, objekti banues më leje ndërtimi sipas projektit më P+1, në parcelën që gjendet në vendin e quajtur “Fshat”, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Skenderaj më pronar Muhamet Fejzën si dhe ishte mundësuar mbindërtimi prej 175.50 m2, objekti banues më leje ndërtimi sipas projektit më B+P+1, në parcelën që gjendet në vendin e quajtur “Fshatë”, në rrugën “Xhon Buzuku”, më pronar Idriz Mecinaj ku ishte mundësuar mbindërtimi prej 90.75 m2.

Më këtë, Zenë Rushiti po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi.1 të KPRK-së.

Gjykim

Ish-kryeministri Haradinaj pritet të ftohet si dëshmitar në rastin e 53 milionëshit

Published

on

Pas vendimit të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës që të reduktohet puna dhe të vazhdohet vetëm me shërbime esenciale gjatë së enjtes është anuluar seanca ndaj Pal Lekaj për rastin e 53 milionëve euro, ka konfirmuar për Ekonomia Online, avokati i tij Musa Damati, raporton Ekonomia Online.

Ai ka bërë të ditur se janë njoftuar nga gjykata për anulimin e seancës pas vendimit të Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve e gjyqtarëve.

“Seanca e sotme është shtyrë dhe kjo për shkak të vendimit të KGjK-së që t’i bojkotojë të gjitha të seancat gjyqësore si konsekuencë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për ulje të pagave në sistemin e drejtësisë”.

Damati ka thënë se në kuadër të kësaj, është menduar të ftohet në cilësinë e dëshmitarit, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Avokati Damati konsideron se klienti i tij, ish-ministri Pal Lekaj, në asnjë rast nuk mund të jetë fajtor, pasi që vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë.

“Klienti im, ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj nuk ka pasur rol të vendimmarrjes në procesin e autorizimit të transaksionit prej 53 milionë euro lidhur me projektin e autostradës. Në këtë rol të vendimmarrjes e ka ushtruar Qeveria e Kosovës e cila në mbledhje të hapur me shumicë votash ka aprovuar autorizimin e transaksionit prej 53 milionë eurove, andaj nuk ekziston as edhe një lidhje kauzale ndërmjet veprimeve të klientit tim dhe shkaktimit të pasojës së veprës penale”.

“Duke u bazuar në të gjitha këto prova, mbrojtja synon që gjatë këtij procesi gjyqësor ta ftojë edhe ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në cilësi të dëshmitarit për të dëshmuar në këtë proces gjyqësor”, tha Damati./Media Ndërtimi.

Anulohet shqyrtimi gjyqësor në rastin e 53 milionëshit për autostradën  “Arbën Xhaferi”

Continue Reading

Gjykim

Anulohet shqyrtimi gjyqësor në rastin e 53 milionëshit për autostradën  “Arbën Xhaferi”

Published

on

Sot kur pritej të mbahej shqyrtimi gjyqësor në rastin e 53 milionëshit, gjykata njoftoi që gjykimi ndaj ish- ministrit Pal Lekaj dhe tre zyrtarëve të tjerë do të anulohet, për arsye të vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Ish-ministri Lekaj dhe tre zyrtarët e tjerë Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri akuzohen se janë përfshirë në afera korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e këtyre mjeteve në emër të vazhdimit të punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit, raporton Kallxo.com.

Me veprimet e tyre ata akuzohen se buxhetit të Kosovës i është shkaktuar dëm në vlerë prej 38.321.346.00 euro.

Sipas PSRK-së, ndonëse të pandehurit kanë qenë në njohuri që sipas aneks-kontratës kostoja shtesë në emër të shtyrjes së afatit të punimeve të jetë 14 milionë e 778 euro, me dashje kishin nënshkruar një marrëveshje të re pa kosto.

Aktakuza thotë se Lekaj kishte caktuar Eset Berishën që të marrë pjesë në negociata për arritjen e marrëveshjes me “Bechtel & Enka” ku ata pajtohen që në emër të zgjatjes së afatit të përfundimit të punimeve, Ministria e Infrastrukturës t’i paguajë koston shtesë në vlerë prej 53 milionë e 100 mijë euro.Sipas Prokurorisë, historia nis në vitin 2017 kur Ministria që drejtohej nga Pal Lekaj nënshkroi një marrëveshje me kompaninë “Bechtel-Enka” për shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit për 347 ditë të tjera duke mos përcaktuar koston financiare.

Kjo, sipas aktakuzës, i kishte hapur rrugë kompanisë që më datën 27 nëntor 2017 të paraqes një kërkesë në Ministrinë e Infrastrukturës për pagesë të shumës shtesë “Briefing Package” në vlerë prej 63 milionë euro në emër të “zgjatjes së afatit të përfundimit të punimeve”.

Kërkesa e njëjtë më pastaj ishte zbritur në 53 milionë e 100 mijë euro e cila edhe ishte ekzekutuar më 5 qershor të vitit 2018 nga Qeveria e Kosovës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Gjykim

Gjykimi për pronën e “Infrakos”-it, i akuzuari thotë se e ka mbrojtur hekurudhën e uzurpuar në Prizren

Published

on

Agron Thaçi, ish-shef i ndërmarrjes publike “Infrakos”, ka dalë para Gjykatës së Prizrenit për t’u përgjigjur për akuzat e Prokurorisë.

Pos Thaçit, të akuzuar në këtë rast janë edhe Sadik Paçarizi, Nijazi Kryeziu, Visar Islamaj, Bujar Nerjovaj, Bashkim Krasniqi dhe Naim Avdyli, të cilët ngarkohen se me veprimet e tyre e kanë dëmtuar dhe degraduar pronën dhe infrastrukturën e hekurudhës në komunën e Prizrenit.

Të martën, Agron Thaçi, ka thënë se ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur pronën nga dëmtimet.

Sipas Thaçit, hekurudha e ndërtuar në vitin 1963 në Prizren i ishte lënë harresës së kohës.

“Hekurudhat ishin në gjendje jo të mirë, një pjesë e tyre ishin lënë jashtë përdorimit sepse janë dëmtuar gjatë luftës e më pas janë lënë në harresë të kohës. Kurse, në kohën e UNMIK-ut, hekurudhat ishin pa mirëmbajtje meqenëse atëherë misioni i huaj nuk ka marrë masa për konservimin e linjës hekurudhore Xërxë-Prizren” – tha i akuzuari.

Ai shpjegoi se për dislokimin e hekurudhës ka marrë njohuri vetëm në vitin 2014.

Ndërkaq, për t’i ndaluar dëmtimet dhe veprimet në infrastrukturën hekurudhore, Thaçi tha se ka ushtruar kallëzime, padi dhe veprime të tjera juridike.

“Meqenëse linja hekurudhore në Prizren ka qenë totalisht e uzurpuar dhe e mbyllur, unë bashkë me bashkëpunëtorët e mi u jemi drejtuar organeve kompetente. Kam kontaktuar kryetarin e Komunës, drejtorët dhe i kemi ngritur shqetësimet tona, i jam drejtuar edhe me shkresa” – deklaroi Thaçi.

Agron Thaçi ka argumentuar se kur problemet 10-vjeçare të hekurudhës nuk gjetën zgjidhje, ai iu drejtua Policisë dhe Gjykatës për tri vite radhazi deri sa u ngrit kallëzimi penal kundër drejtorëve të akuzuar tashmë.

“Falë veprimeve ligjore dhe angazhimit tonë, kemi arritur ta mbrojmë pronën e hekurudhës së Prizrenit, pasi që më nuk ka ndodhur asnjë dëmtim nga palët e treta” – sqaroi i akuzuari, rapoton Kallxo.com.

Thaçi ka përmendur edhe vendimin e Gjykatës së Prishtinës, e cila ka vendosur masën e përkohshme për ndërprerjen e çdo aktiviteti ilegal.

Në vijim të gjykimit, ish-shefi i “Infrakos”-it ka konsideruar se ndërtimet në afërsi të hekurudhës nuk e kanë dëmtuar infrastrukturën.

“Në qoftë se i përmbahemi infrastrukturës ligjore, nëse kemi profil 2 metra nga aksi binar nga njëra anë, dhe në zonat urbane ka qenë 6 metra, nëse këto dyja përmbahen hekurudha është funksionale. Pra rezulton se nuk kemi probleme në zhvillimin e transportit hekurudhor” – tha ai.

I akuzuari ka mohuar se me veprimet e veta ka dëmtuar pronën e “Infrakos”-it, për të cilën edhe po akuzohet.

“Me këmbëngulësinë më të madhe e kam mbrojtur pronën, ku pas më shumë se 5 vitesh degradim dhe uzurpim hekurudhat kanë qenë për t’u dislokuar, por ne fituam rastin dhe arritëm marrëveshje dhe bëmë që hekurudha të mbetet aty ku ishte” – u shpreh Thaçi.

Sipas aktakuzës, tre nga shtatë të akuzuarit e lartcekur Sadik Paçarizi, Nijazi Kryeziu, Visar Islamaj, janë ish-drejtorë të Komunës së Prizrenit në kohën e qeverisjes së PDK-së.

Sipas Prokurorisë, Sadik Paçarizi, Nijazi Kryeziu, Visar Islamaj në cilësi të personave zyrtarë,  ngarkohen se kanë lëshuar leje për ndërtim në kundërshtim me Ligjin për Hekurudhat.

Të akuzuar tjerë nga Prokuroria janë edhe ish-drejtori për Inspeksion, Bujar Nerjovaj,  ish-inspektori komunal Bashkim Krasniqi, ish-kryeshefi i “Infrakos”-it Agron Thaçi dhe bashkëpunëtori profesional Naim Avdyli./Media Ndërtimi.

 

Continue Reading

Trending