Connect with us

Gjykim

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Gani Berisha i akuzuar në rastin ‘Brezovica 6’

Published

on

Nga 30 ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore e Ferizajt për të arrestuarit e ditës së djeshme në rastin e njohur si ‘Brezovica’.

Të arrestuarit e fundit të rastit ‘Brezovica’ janë: Berat Lahu, Shukri Shabani, Gani Berisha, Sami Sinani, Labinot Vitia, Gëzim Sinani dhe Salih Sinani.

Në kopjen e kërkesës që e ka siguruar Kallxo.com përshkruhet veprimet e të pandehurve dhe dyshimet që rëndojnë mbi ta.

I dyshuari Gani Berisha, si person zyrtar dhe atë drejtor i departamentit të pellgjeve ujore në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dyshohet për veprën penale në bashkëkryerje “Marrja e ryshfetit”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2019 në Prishtinë si persona zyrtarë dhe atë i pandehuri Gani Berisha  – drejtor i departamentit të pellgjeve ujore në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kurse i pandehuri Arben Çitaku – sekretar i përgjithshëm i kësaj ministre, në mënyre te drejtpërdrejtë kanë marrë para me qëllim që të veprojnë në kundërshtim me detyrat e tyre zyrtare,

në atë mënyrë që përmes një zyrtari të kësaj ministrie i pandehuri Gani ka marrë 10.000 (dhjetë mijë) euro, prej të cilave 7.000 (shtatë mijë) euro për të pandehurin Arben Çitaku, për të mundësuar marrjen e pëlqimit ujor për ndërtimin e një ure mbi lumin “Murzhica”, i cili do të shërbente për objektet e ndërmarrjes “Stella Consulting” dhe objektin hotelier “Rimida”,

e të cilin pëlqim e kishte përgatitur i pandehuri Gani Berisha dhe ia kishte dorëzuar për nënshkrim të pandehurit Arben Çitaku,  i cili pëlqim ishte lëshuar në kundërshtim me Ligjin për Ujërat e Kosovës” – thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Gjatë ditës së sotme gjykata e Ferizajt pritet të caktoi seancën për caktimin apo jo të kësaj mase që e ka kërkuar prokuroria e Ferizajt./Media Ndërtimi.

Gjykim

3 biznesmenë dyshohen se me dokumente fiktive fituan tender nga Komuna e Prizrenit në vlerë 1.3 milion euro

Published

on

Gent Pupa, Shahin Skeja dhe Bekim Syla janë ulur në bankën e të akuzuarve për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë.

Ata po akuzohen se me dokumente të falsifikuara fituan kontratën nga Komuna e Prizrenit, e cila peshonte 1.3 milion euro.

Të akuzuarit e lartcekur si pronarë dhe përfaqësues të kompanisë private “NABS” Sh.P.K. dhe “Cons ENG”, dyshohen se fituan jashtëligjshëm kontratën për instalimin e ndriçimit publik dhe riparimin e ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit.

Gjatë seancës së sotme, mbrojtësit e të akuzuarve deklaruan se në Gjykatën e Prizrenit ditë më parë përmes postës kanë deponuar kërkesën për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave por se kërkesa nuk kishte arritur në këtë Gjykatë, raporton Kallxo.com.

“Me datë 15-16 shtator, kam parashtruar kërkesë për hedhje të akuzës dhe kundërshtim të provave por që nuk e di përse ende nuk paska arritur në Gjykatë” – tha avokati Arianit Koci.

Edhe avokatët Naim Rudari dhe Arbër Guta deklaruan se kanë parashtruar kërkesë por që edhe pasi ishte vulosur dhe pranuar ajo nuk i ishte dorëzuar gjyqtarit.

Ndërkaq, prokurorja e çështjes, Merita Kurtishi-Gaga, deklaroi se as Prokuroria nuk posedonte të njëjtat shkresa.

Në këto rrethana, me pajtimin e palëve, seanca u ndërpre dhe ajo e radhës u caktua për më 28 shtator.

Sipas Prokurorisë, Gent Pupa, Shahin Skeja dhe Bekim Syla akuzohen për përfitimin e një kontrate publike nga Komuna e Prizrenit përmes falsifikimit të dokumenteve.Gent Pupa dhe Shahin Skeja, pronarë të kompanisë private “NABS” Sh.P.K., dhe Bekim Syla, pronar i kompanisë “Cons ENG”, dyshohet se përfituan jashtëligjshëm kontratën që peshonte 1.3 milion euro.Sipas Prokurorisë, më 26 qershor të vitit 2020, të pandehurit me qëllim të plotësimit të kushteve për pjesëmarrje në tender prezantojnë faturën fiktive të datës 1 maj 2020, kinse kanë në pronësi “Semaforë mobil për menaxhimin e trafikut në rrugë”.

Tutje dosja thotë se të akuzuarit po ashtu prezantojnë listën fiktive të punëtorëve kinse i kanë 10 punëtorë të punësuar, me të cilin veprim arrijnë të bindin autoritetin kontraktues dhe përfitojnë lidhjen e kontratës të datës 22 shkurt 2021, me ç’rast përfitojnë në vlerë të kontratës shumën prej 1,394,853 euro.

Sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, “NABS” SH.P.K. akuzohet se më 26 qershor të vitit 2020, përmes personave përgjegjës – pronarëve, Gent Pupa dhe Shahin Skeja, përdorën dokumentet e falsifikuara si origjinale.Ata thuhet se kanë lëshuar faturën me përmbajtje të rreme, me përshkrim: “1.shenja standarde të trafikut, 2. Karrocë sinjalizuese për devijim të qarkullimit, 3. semafor mobil për menagjimin e trafikut në rast të bllokimit të një shiriti qarkullues Ecoquartz” kinse ky subjekt ia ka shitur të pandehurit “NABS” Sh.P.K. këto pajisje”.

Me këto veprime të akuzuarit sipas Prokurorisë ngarkohen se kanë kryer veprën penale – keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, si dhe – falsifikim i dokumenteve./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Gjykim

Shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj ish-gjeodetit të Komunës së Prishtinës, Haxhi Haskajt

Published

on

Për shkak se prokurorja Merrushe Llugiqi mungoi për shkaqe shëndetësore, ka dështuar seanca e paraparë për të mërkurën në rastin ndaj ish-gjeodetit të Komunës së Prishtinës, Haxhi Haskaj, i akuzuar për përvetësim në detyrë.

Lidhur me mungesën e prokurores Llugiqi, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Medie Bytyqi tha se e njëjta e ka njoftuar se për shkaqe shëndetësore nuk mund të jetë e pranishme në këtë seancë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Nuk prezanton prokurorja e rastit Merrushe Llugiqi e cila më 20 shtator 2022 përmes e-mailit zyrtar ka njoftuar gjykatën se e njëjta nuk mund të prezantojë për shkaqe shëndetësore dhe gjendet në pushim mjekësor”, deklaroi gjykatësja Bytyqi.

Ndërkaq, në këtë seancë ishin të pranishëm i akuzuari Haskaj, përfaqësuesi i palëve të dëmtuara, avokati Ndue Kurti dhe të dëmtuarit Millanka Popoviq, Milotin Popoviq dhe Jelena Popoviq – Jevtoviq.

Andaj, në mungesë të kushteve ligjore për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor, seanca e radhës është caktuar për 31 tetor 2022.

Haskaj, sipas aktakuzës, pretendohet se ngastrën tokësore e kishte ndarë në 18 parcela me pronarë të ndryshëm, sipas fletëve poseduese dhe nga këto 18 parcela, 8 prej tyre i kishte shitur duke përdorur autorizimin e të ndjerit, Popoviq.

Me anë të shitjes së këtyre parcelave, sipas aktakuzës, Haskaj kishte përfituar mbi 315 mijë (DM) marka gjermane, të atëhershme, të cilat para nuk ua kishte dhënë familjarëve të të ndjerit Mirosllav, duke i shkaktuar dëmin e lartcekur.

Continue Reading

Gjykim

Dështon seanca gjyqësore ndaj dy ish-zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës Xhelil Bekteshit dhe Besim Tahirit

Published

on

Në mungesë të mbrojtësit të të akuzuarit Xhelil Bekteshi, avokatit Skender Musa, i cili nuk kishte arritur të përgatitet për fjalën përfundimtare, është shtyrë seanca e së hënës, në rastin ku Bekteshi bashkë me Besim Tahirin, akuzohen  për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Lidhur me mungesën e avokatit Musa, i mbrojturi i tij Bekteshi tha se i njëjti nuk ka pasur kohë që të përgatitet për fjalën përfundimtare, meqë autorizimin ia ka dhënë më 13 shtator të këtij viti si dhe për shkak të angazhimeve që ka pasur të paracaktuara nga më herët nuk ka mundur të jetë prezent, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Për shkak të kohës së shkurtë për t’u përgatitur për fjalë përfundimtare, meqë autorizimin ia kam dhënë më datë 13.09.2022 dhe angazhimeve që i ka pasur të paracaktuara më herët, i njëjti nuk mund të prezantojë sot”, ka thënë ai.

Në këto rrethana, i akuzuari Bekteshi kërkoi nga trupi gjykues që seanca të shtyhet për një datë tjetër.

“Kërkoj që seanca e sotit të shtyhet për një datë tjetër, pasi që unë e kam angazhuar avokatin Skender Musa për të më autorizuar”, deklaroi ai.

Prokurori Bashkim Zeqa, lidhur me propozimin e të akuzuarit Bekteshi deklaroi se kjo seancë nuk duhet të shtyhet.

“Konsideroj që çështja e shtyrjes së kësaj seance nuk duhet të ndodh, së pari i pandehuri e ka pasë këtë fakt të njohur që nga data 29 korrrik që sot në këtë çështje penale e kemi fjalën përfundimtare dhe mbrojtësi Shala në seancnë e kaluar tha që do të jem prezent, por në pamundësi do të angazhojë një koleg tjetër dhe tani në fund fare të bie një kërkesë e tillë se shkaku i avokatit duhet të shtyhet seanca, konsideroj që nuk është me vend dhe qëllimi është prolongimi i kësaj çështje”, ka thënë ai.

Tutje, prokurori shtoi se vepra penale e cila i vihet në barrë të akuzuarit Bekteshi nuk është e natyrës së veprave ku nevojitet mbrojtja e obligueshme.

“Për verpën për të cilën i pandehuri po akuzohet, mbrojtja nuk është obligueshme, çka do të thotë se mbi bazën e zbatimit të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe garantimit të të drejtave të pandehurit në procedure, në këtë rast mund të vazhdohet edhe pa mbrojtësin. Pra, këto rrethana unë jam i shqetësuar për këtë mënyrë të veprimit që fare në fund të nxinet koha e trupit gjykues, e prokurorit, e avokatit tjetër dhe përfaqësuesve të tyre në këtë seancë për ta shtyrë këtë fjalë përfundimtare, është jologjike dhe ka qëllim zvarritje të procedurës”, deklaroi i njëjti.

Mbrojtësi i të akuzuarit Tahiri, avokati Florin Lata ka deklaruar se i njëjti ka përpiluar fjalën përfundimare me shkrim dhe se ia lë gjykatës në dorë që të vendos në lidhje me propozimin për shtyrje të seancës.

“Në përputhje me pajtimin që kemi nga seancan e kaluar, ne kemi përpiluar fjalën përfudnimtare me shkrim, sa i përket kërkesës për shtyrje nuk kemi qëllim, ia lëjmë gjykatës që të vendos”, ka thënë ai.

Trupi gjykues ka aprovuar propozimin e të akuzuarit Bekteshi, ndërsa seancën e radhës e ka caktuar më 30 shtator 2022.

Ndryshe, dy të akuzuarit, më 6 gusht 2021 nga Gjykata Themelore në Prishtinë ishin dënuar me nga 3 vite burgim për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending