Connect with us

Ambienti

Shumë kompani ndërtimi po paguajnë për të mbjellë pemë për të ‘kompensuar’ emetimet e karbonit

Published

on

Gjersa shumë kompani ndërtimi po paguajnë për të mbjellë pemë për të ‘kompensuar’ emetimet e tyre të karbonit, një ndërtues në perëndim të Anglisë ka shkuar direkt në përfundimin logjik dhe sapo ka blerë të gjithë pyllin.

Beard Construction ka blerë 180 hektarë tokë pyjore pranë Bristolit për të kompensuar ndikimin e saj mjedisor me sekuestrimin e karbonit.

Përderisa pemët ruajnë dy herë më shumë karbon sesa lëshojnë, biznesi i përdor ato për të ‘anuluar’ ndotjen e shkaktuar nga aktivitetet e tyre të përditshme tregtare. Beard thotë se llogaritjet e hershme sugjerojnë se blerja e saj e re, Wrington Warren nën kodrat Mendip, do të ‘kompensojë’ të gjithë gjurmën e karbonit të kompanisë.

Zëvendëskryetari Neil Sherreard, i cili menaxhoi blerjen, tha: “Beard krenohet me qasjen e saj ambicioze ndaj ndërtimit dhe ky investim i madh buron nga ajo frymë pioniere. Realiteti i reduktimit të karbonit në sektorin tonë është nëpërmjet kompensimit të mbetur dhe kjo blerje do të na bëjë të bëjmë një hap të madh përpara.

“Kjo demonstron seriozitetin e përpjekjes sonë të vazhdueshme për të pasur sa më pak ndikim në mjedis. Ne e shohim këtë si një angazhim afatgjatë. Përveç kompensimit të gjurmës sonë mjedisore, ne do të sigurojmë që ky pyll të mbijetojë dhe të lulëzojë për brezat e ardhshëm. Dhe ne shpresojmë që ky mjedis i bukur natyror mund të luajë gjithashtu një rol kyç në mirëqenien e popullit tonë.”/Media Ndërtimi.

Ambienti

Ekspertët kërkojnë që Qeveria të vendos taksë për emetuesit e karbonit

Published

on

Instituti Riinvest ka mbajtur debat me temën “Dekarbonizimi dhe taksa e karbonit”, raporton Ekonomia Online. Nga të pranishmit u tha se dekarbonizimi është politikë që Kosova nuk mund ta shmangë nëse synon të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.

Aty u kërkua që si në çdo vend të botës edhe në Kosovë të fillojë taksimi i karbonit, në mënyrë të mbrohet mjedisi. Përmes një takse karboni, u kërkua që Qeveria të caktojë një çmim që duhet të paguajnë ndotësit për çdo ton të emetimeve të gazit.

Fjona Bakia, nga Instituti INDEP, tha se çmimi në karbon është një politikë që Kosova nuk mund ta shmang për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.“Politikat e taksimit të karbonit është një hulumtim që ka marrë parasysh metodologjitë e ndryshme të hulumtimit, që përveç atyre kualitative ne i kemi përfshirë intervista me kolegë në Ministrinë e Ekonomisë. Çmimi në karbon nuk është një risi, është një realitet shumë i prekshëm në vendet evropiane.

Vendet si Finlanda, Suedia e taksojnë karbonit që nga viti 1990. Edhe Kosova duhet me ndjek hapin e këtyre vendeve për shkak të mekanizmave që Evropa që nga viti 2026 do t’i fus në politikat e saj”, tha ajo.“Taksa e karbonit është e paevitueshme për Kosovën sado që ne nuk jemi pjesë e BE-së e organizatave ndërkombëtare. Gjithsesi ne jemi nënshkrues të Samitit të Sofjes dhe pjesë e komunitetit të energjisë dhe në këto pjesëmarrje ne jemi zotuar për dekarbonizim deri në vitin 2050. E ky zotim nuk duhet me qenë vetëm fjalë por duhet përcjell me veprime”, tha tutje ajo.

Udhëheqësi i Divizionit të Politikave të Energjisë në Ministrinë e Ekonomisë, Adnan Preniqi, tha se synojnë që deri në vitin 2030, konsumi final nga burimet e ripërtritshme të shkojnë deri në 30 për qind.“Sektori i energjisë po shkon drejt dekarbonizimit dhe jo ndoshta me hapa të shpejtë. Nuk është e lehtë meqenëse ne burimin e energjisë elektrike e bazojmë në thëngjill dhe dihet që thëngjilli është një prej ndotësve dhe emetuesve të karbonit. Ne si vend emitojmë deri në 10 milionë në vit CO2 që është goxha i lartë e ku sektori i energjisë merr pjesë diku me 6.3 milionë emetim të karbonit në vit”.

“Politikat të cikat janë vendosur në strategjinë e energjisë, tregojnë që ne në instalimin e 1300 MGË të burimeve të ripërtritshme, na tregojnë se në vitin 2030, konsumi final i energjisë do të mbërrijë në 30 për qind nga burimet e ripërtritshme. Aktualisht e kemi 10 për qind”, tha ai.

Visar Vokrri nga Instituti Riinvest, tha se dekarbonizimi në vendet skandinave ka filluar qysh në vitet e 90-ta. Sipas tij, aktualisht janë 40 vende në botë që e praktikojnë dekarbonizimin me ç’rast kërkoi që Kosova të bëhet sa më shpejt pjesë e saj.“Vendet skandinave janë ato që kanë filluar me menduar në këtë drejtim. Në vitet 90-ta ka filluar ta aplikojë një taksë të karbonit.

Aktualisht janë 40 vende në krejt botën që aplikojnë një taksë të karbonit, janë vende të industrializuara të vendeve evropiane por edhe një pjesë e vendeve të Amerikës Jugore. Uruguai prin sa i përket taksës në karbon. Taksa nuk mjafton si e vetme duke pasur parasysh caqet ambicioze që vendet e zhvilluara e kanë para vetes. Madje disa vende e kanë luftë por kjo është edhe luftë globale. Taksa si e vetme nuk ka prodhuar efektet e duhura deri më sot, andaj vendet e ndryshme të botës kanë filluar të mendojnë më seriozisht për të adresuar këtë problem”, tha ai./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Në Ulqin zhvillohet një aksion i madh pastrimi

Published

on

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Komuna e Ulqinit organizon fushatën e pastrimit të qytetit të quajtur “Sepse ne e duam Ulqinin” nga ora 09:00 deri në 13:00, njëkohësisht në gjashtë lokacione.

I lokacioni: Qyteti i vjetër – Pristan – pylli i Borovës;

Vendndodhja II: rruga Nova Mëhallë – Valdanos;

Vendndodhja III: Bijela Gora;

Lokacioni IV: qendra e Shtojit;

Vendndodhja V: qendra e Vladimir;

Vendndodhja VI: Midin Potok.

“Aksioni i pastrimit synon të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit lokal për rëndësinë e ruajtjes së hapësirës së përbashkët të banimit. Aksioni synon të përfshijë sa më shumë individë, institucione dhe organizata nga komuna e Ulqinit. Komuna e Ulqinit fton të gjithë individët, organizatat dhe institucionet e interesuara që të na bashkohen dhe të japin kontributin e tyre në realizimin me sukses të këtij aksioni të rëndësishëm për qytetin tonë”, kanë thënë nga Komuna e Ulqinit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Organizohet debat publike për zgjerimin e shtigjeve të Gërmisë

Published

on

Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve po organizon një seri të dëgjimeve publike rreth zgjerimit dhe shenjëzimit të shtigjeve të Gërmisë.

Ky është një projekt i rëndësishëm për qytetarët tonë, sepse do t’u mundësoj qytetarëve nga zonat periferike të qasen më lehtë në park në këmbë dhe me biçikletë.

Ftojmë të gjithë qytetarët dhe organizatat rekreative që të na bashkohen në dëgjime publike, për të diskutuar detajet e projektit dhe të dëgjojmë mendimet dhe sugjerimet tuaja.

📍Hajvali, 5 qershor, Shkolla ‘‘Shkëndija’’, ora 14:00

📍Vranjevc, 12 qershor, Shkolla ‘‘Asim Vokshi’’, ora 14:00

📍Mramor, 13 qershor, Shkolla ‘‘Avni Rrustemi’’, ora 14:00

📍Mat, 14 qershor, Shkolla ‘‘Mitrush Kuteli’’, ora 14:00./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending