Connect with us

Ambienti

Mbi 20 mijë qytetarë të Kosovës ndiqen nga drejtësia për degradim të ambientit

Published

on

Mbi 5 mijë dënime për vjedhje pylli në Kosovë.

Mbi 20 mijë qytetarë të Kosovës janë duke u ndjekur nga drejtësia për shkak se kanë dëmtuar ambientin, duke prerë drunjtë apo duke ndotur e degraduar mjedisin.

Të dhënat statistikore të Këshillit Gjyqësor të Kosovës tregojnë që në 5 vitet e fundit në gjykata janë hapur mbi 20 mijë dosje për vepra të tilla ndërsa rreth 50% e lëndëve janë përfunduar me dënime me burg e gjobë, raporton Kallxo.com.

Sipas këtyre të dhënave, mbi 9 mijë lëndë janë zgjidhur dhe në to mbi 8 mijë njerëz janë dënuar me burg e gjobë. Nga këto dosje 5 mijë prej tyre janë për vjedhje të pyllit.

Të dhënat e sistemit të drejtësisë tregojnë që mbi 1500 qytetarë të cilët kanë kryer krime në ambient kanë arritur t’i shmangen drejtësisë pasi lëndët e tyre janë vjetërsuar.

Në rajone të ndryshme të vendit reflektohet edhe performanca e ndryshme e institucioneve në trajimin e problemeve ambientale.

Në Gjakovë, nuk ka asnjë dosje të ngritur në gjykatë për krimet ambientale, ndërsa dosje ka të gurmbulluara në Prishtië, Prizren e Ferizaj.

Fatos Lajqi, Drejtor Ekzekutiv i ERA Group, një organizatë që vepron në zonën e mbrojtur të Dukagjinit, tregon se krimi në ambient është një dukuri mjaft shqetësuese, e cila po ndodh në mënyrë të vazhdueshme.

“Secilës familje rezidente në Parkun Kombëtar ‘Bjeshkët e Nemuna’, me ligj i takon me i prehë 12m kub. Atëherë nëse ne i kemi 200 titullar të familjeve që kanë origjinë nga ai park, shumica prej tyre i shfrytëzojnë apo i shesin këta drunj tek personat e tjerë për të bërë biznes”, shtoi Lajqi.

Prokuroia e Pejës ka nisur një iniciaticvë për të parandaluar krimin në ambient.

Ersan Qavolli, prokuror në këtë prokurori tregon se aktualisht janë të caktuar dy prokurorë kordinatorë, të cilët merren me hetimin e krimeve në ambient.Sipas stastikave, në Pejë gjatë vitit 2018-2019 janë bërë 158 kallëzime penale ndaj 289 personave për veprën penale ‘vjedhja e pyllit’.

 

Ambienti

Akullnajat zvicerane humbin 10 për qind të masës brenda dy vjetëve

Published

on

Akullnajat zvicerane kanë përjetuar humbje ekstreme të masës – rreth 10 për qind – në dy vjetët e fundit, ka thënë Komisioni Zviceran për Vëzhgim të Kriosferës, me seli në Gjenevë.

“Një vit ekstrem përcillet me një tjetër. Akullnajat në Zvicër kanë humbur 6 për qind të masës më 2022. Megjithatë, më 2023 është regjistruar edhe një humbje tjetër prej 4 për qind, çka përbën zvogëlimin e dytë më të madh prej fillimit të matjeve”, ka thënë Komisioni.

“Akullnajat zvicerane janë duke u shkrirë me ritëm të shpejtë. Shpejtësia është dramatike, pasi sasia e akullit të shkrirë në vetëm dy vjet është i ngjashëm me periudhën 1960 – 1990”, ka thënë ky trup.

Si arsye për një shkrirje të tillë është përmendur sasia e vogël e reshjeve të borës në periudhën 2022-23 dhe temperaturat tejet të larta në verë.

Një pjesë e akullnajave është zhdukur plotësisht.

Shkrirje është regjistruar edhe në luginat Valais dhe Engadin, ku akulli gjendet në lartësi prej mbi 3.200 metrave.

Mesatarja e humbjes së akullit në këtë zonë ka shkuar në 3 metra./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Krimi mjedisor zë vend të konsiderueshëm në raportin e Indeksi Global për Shqipërinë

Published

on

Sipas indeksit global të krimit të organizuar të publikuar së fundmi nga Iniciativa Globale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria vijon të ketë elementë të pranishëm të krimit në fusha të rëndësishme jetësore sikurse tregtia, mjedisi, ekonomia e siguria kibernetike.

Sipas raportit Shqipëria është një vend burimi dhe tranzit i lëndës drusore ilegale në Evropë.

“Prerjet e paligjshme janë veçanërisht të përhapura në rrethin verilindor të Elbasanit dhe në qarkun jugor të Vlorës. Një ndalim 10-vjeçar i eksportit u vendos në vitin 2016 dhe frenoi me sukses disa prerje të paligjshme”.

Trafikimi dhe tregtia e paligjshme e kafshëve dhe hspendëve është një formë e zakonshme sipas raportit.

“Megjithëse një ndalim mbarëkombëtar i gjuetisë ka kërkuar të kufizojë gjuetinë pa leje, aktivitete të tilla vazhdojnë të jenë të përhapura për shkak të zbatimit joadekuat të këtij ndalimi. Trafikimi i paligjshëm në internet i lëkurës së gomarit është bërë i përhapur vitet e fundit”.

Nxjerrja e paligjshme e burimeve natyrore vijon të mbetet një problem thekson raporti. Lehtësuar kjo edhe nga korrupsioni në zyrat shtetërore.

“Si një vend prodhues nafte, Shqipëria është shtëpia e një tregu të vogël, por të dukshëm për nxjerrjen e paligjshme të naftës, i cili lehtësohet nga praktikat korruptive nga ana e zyrtarëve shtetërorë”.

Pavarësisht statusit të veçantë të mbrojtur, nxjerrja e paligjshme e gurit dhe mermerit është evidentuar edhe në vargmalin e Tomorrit, thuhet më tej në raport./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Publikohet Raporti i Vërshimeve në Kosovë për periudhën Nëntor 2022

Published

on

Ministria e Mjedisit dhe Autoriteti i Rajonit të Pellgjeve Lumore kanë publikuar Raportin e Vërshimeve në Kosovë. Raporti i përgatitur përfshin periudhën kohore të vërshimeve me datë 20-22 nëntor 2022.

Ky Raport është bërë me qëllim të regjistrimit të zonave të vërshuara në territorin e Republikës Kosovës duke u bazuar në informatat e të gjithë akterëve relevant.

Të dhënat e këtij raporti janë nxjerrë nga raportet e drejtorive komunale, ku janë dhënë informacione për vërshime në toka bujqësore, në shtëpi private, infrastrukturë dhe ekonomi familjare.

Qëllimi bazë i këtij raporti është vlerësimi i këtyre vërshimeve të fundit në Kosovë, si dhe nxjerrja e përfundimeve dhe rekomandimeve për të shtuar ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e gjithë aktorëve përgjegjës.

Vërshimet përfshijnë gati çdo vit sipërfaqet e fushave në Kosovë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike dhe mjedisore. Shumica e lumenjve nuk kanë shtretër që mund t’i pranojnë plotat maksimale dhe si pasojë kemi vërshimet të përmasave të këtilla. Gjendja në terrenet e vërshuara është e ilustruar edhe me anë të fotove brenda këtij raporti.

Kushtet natyrore të Kosovës janë të tilla, ku pjesët e rrafshëta të territorit janë të përshtatshme dhe me

potencial për shtrirjen e vendbanimeve, vendosjen e industrisë, zhvillimin e infrastrukturës, ndërsa malet qe shtrihen për rreth ngriten gati vertikalisht, gjë që kushtëzon rrjedhjen e shpejt dhe me plota maksimale të ujë rrjedhave.

Karakteristikat e ndryshme morfologjike në terren, fushat e gjera të rrethuara me male, rezultojnë në intensitetin e shpejtë të vërshimeve që kategorizohen si vërshime të zgjeruara dhe dinamike dhe i përkasin vërshimeve të zgjeruara dhe dinamike./Media Ndërtimi

Ky është raporti:

https://mmphi.rks-gov.net/MMPHIFolder/DocumentsFiles/2023_9dcc8b4b-324f-4f44-a894-918c29d7558d.pdf?fbclid=IwAR3ExuFM15K4lOl1Kn54niuboWzqHZq1GAmq31P08kMS1Mld8wb-y6DkgjQ

 

Continue Reading

Trending