Connect with us

Aktuale

Shpallen fituesit e “Fairy Tales 2020”

Published

on

Edicioni i shtatë i garës së arkitektëve për tregimet më të mira, të prezantuara përmes veprave të tyre, “Fairy Tales 2020” i ka shpallur fituesit me tregimet më të mira.

Tri vendet e para për edicionin e sivjetëm të “Fairy Tales 2020” e kanë këtë renditje:

Vendi i parë: “The Year Without a Winter (Viti pa një Dimër)” nga Tamas Fischer dhe Carlotta Cominetti

“Ne e shkruam tregimin tonë duke menduar për momentin kur bota ka për tu ndalur dhe njerëzit kanë për të ndryshuar shprehitë e tyre për të shmangur kolapsin dhe për të mbrojtur vetveten nga një ngjarje e panjohura sikurse nga ndryshimi i fortë e i papritur klimatik. Tani e kuptojmë se si tregimi ynë mund t’i përshtatet situatës që bota po përjeton sot: në pritje, mërzitja, vetmia, pendimet, mediat sociale si e vetmja rrugëdalje. Por çka ne vërtetë dëshiruam të ngrijmë theksin në, është se si situatat emergjente mund të çojnë në një pikë kthese. Situatat e vështira i bëjnë njerëzit të mendojnë më shumë dhe të përdorin kreativitetin ndryshe. Prej që ka filluar pandemia ne kemi folur për një ngjarje që e ndryshon jetën, e cila është saktësisht subjekti i tregimit tonë. Jetët tona do të ndyshojnë, por për të mirë” kanë thënë Tamás Fischer dhe Carlotta Comineti

Vend i dytë: “SYMBIOSIS (Simbioza)” nga Aleksandr Čebotariov dhe Laura Kuršvietytė

“Tregimi jonë është një përpjekje naive për të adresuar çështjen e llojeve të ndryshme të krizave që po përjetojmë – jo vetëm ekologjike, por sociale dhe ekzistenciale gjithashtu. Në rutinën e jetës së përditshme, duke u bazuar në kapitalizëm, ne priremi ta humbim vetveten në punët tona, pyjet tona në fusha e tregti. Ne i harrojmë kapacitetet tona, sikur se ndjenjat, e organizmave tonë natyral dhe shumë gjëra të tjera. Ne jemi inspiruar më së shumti nga The Sëamp School, një pavilion lituanez në Bienalen e 16 të Venecies për Arkitekturë, ku punuam vullnetarish, në kreatorët e saj Nomeda dhe Gediminas Urbonai, dhe pas saj jetesa në një ambient urban të Brukselitn na i ka stimuluar mendimet tona, të mbledhura në Venecie” kanë thënë Aleksandr Čebotariov dhe Laura Kuršvietytė

Vendi i tretë: “Lloronas of Juárez” nga Albert Orozco dhe Edward Rivero

“ “Llonoras of Juarez” është një rrëfim i dhunës së vazhdueshme ndaj emigrantëve, specifikisht grave dhe fëmijëve, e cila zbatohet përmes kufijve kombëtarë nga shtetet koloni-vendosëse. Përmes një analize kryqëzuese, ne përdorim protestën përmes artit, narrativës historike dhe urbanizmit të peisazhit për të ri-menduar se si do të dukeshit mjediset përrreth kufirit Meksikë-SHBA nëse ne do të lëviznim në drejtim të marrëdhënieve më të mira për tu lidhur me tokën. Specifikisht, projekti jonë kritikon politikat raciste të emigrimit, ideologjitë gjinore dhe logjikat ksenofobe që takohen në dizajnin dhe ndërtimin e kufijve dhe të burgjeve. Ne i kushtojmë vëmendje urgjencës së heqjes së qendrave të paraburgimit të cilat burgosin komunitetet e emigrantëve nëpër Shtetet e Bashkuara, përmes një storie të peripecive dhe rezistencës të portretizuar nga protagonist i sories sonë. Ne shpresojmë të ëndërrojmë në solidarizim me emigrantet, aktivistëte të drejtave të migracionit, kritikët shkollarë, artistët, dizajnerët, po ashtu edhe me organizatorë të tjerë të komunitetit të cilët vazhdojnë t’i rezistojnë ndërtimit të perandorisë drejt zhvillimit të një të ardhme pa kufij” kanë thënë Albert Orozco dhe Edward Rivero./Ndërtimi.info/

 

 

 

Aktuale

UNOPS Kosova organizoi trajnim dy ditor për sigurinë në kantiere ndërtimi  

Published

on

UNOPS Kosova organizoi një Trajnim 2 ditor për Shëndetin, Sigurinë, Socialin dhe Mjedisin (HSSE) me pjesëmarrës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me konceptet kryesore të shëndetit dhe sigurisë në projektet e ndërtimit.

Vështrimet kryesore nga trajnimi:

Kuptimi gjithëpërfshirës dhe respektimi i rreptë i Rregullave të Artë të UNOPS për trajtimin e rreziqeve fatale ose të rëndësishme

Zbatimi i aftë i vlerësimeve dhe inspektimeve të plota të rrezikut në terren

Duke dhënë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e çdo individi të përfshirë në projekt.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës dhe me mbështetjen e UNOPS HSSE Unit.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurt pune për të gjithë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Rama paralajmëron se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ftuar në një ceremoni në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj ndër vite.

Rama tha se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë dhe jo shumica e asaj që do të shohim, duke theksuar se ka shumë projekte, dëshirë, ambicie dhe shpirti i sipërmarrjes është futur në një garë për ndërtuar ndërtesa jo vetëm të mira, por edhe të bukura.

Ai shton se Tirana kështu do të bëhet një destinacion edhe arkitektonik.

Sipas, Ramës gjatë viteve në vazhdim shqiptarët do të jenë banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës, duke specifikuar se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.

“Kjo është historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.”, deklaroi kryeministri Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës”

Published

on

Në rrugën “Martirët Qerkezi”, në shtëpinë-muze qëndron Nëna Ferdonije. Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës. Shtëpia e familjes Qerkezi, në Gjakovë dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.

Nga aty, 25 vite më parë, forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen dhe zhdukën të katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Nga ajo shtëpi u rrëmbyen edhe Vegim Qerkezi, Shpejtim Ymeraga, Skender e Myrteza Dylhasi, dhe Shpend e Fatos Jetishi.

Në Dardaninë e Pejës, më 27 mars 1999 forcat e armatosura serbe, policë të njësive speciale dhe serb lokal, brenda tri orëve i masakruan 40 civilë shqiptarë të kësaj lagje.

Ne i kujtojmë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë.

Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe.

Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë.

Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Prishtinë, 27 mars 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending