Connect with us

Aktuale

Shoqata për Energji të Ripërtëritshme: Ndalimi i hidrocentraleve dëmton buxhetin e shtetit

Published

on

Shoqata për Energji të Ripërtëritshme e Kosovës ka dërguar një kërkesë në drejtim të Kryeministrit Albin Kurti dhe institucioneve ndërkombëtare ku kundërshtohet paralajmërimi i Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, për të ndaluar ndërtimin e hidrocentraleve.

Kjo shoqatë ka paralajmëruar pasoja të mëdha për buxhetin e shtetit nëse një vendim i tillë merret në mënyrë arbitrare. Kanë argumentuar se të gjithë ndërtuesit e hidrocentraleve janë pajisur me leje bazuar në ligjet e aplikueshme në Kosovë.

“I nderuar Kryeministër dhe Ministër ju lusim që të vlerësoni në mënyrë të paanshme projektet edhe legjislacionin pasi që ne kemi kaluar nëpër një sërë filtrash me më shumë se 20 leje të lëshuara nga insitutucionet lokale e qëndrorë të Republikës së Kosovës. Poashtu na lejoni të ju informojmë se në rast të ndonjë vendimi arbitrar, pasojat dhe dëmet që mund të shkatohen për të gjitha palët do të ishin mjaft të mëdha sidomos për Buxhetin e Republikës së Kosovës, pasi që çdo projekt është i pajisur me të gjitha lejet dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi”, shkruan në reagimin që u është dërguar edhe ambasadave kryesore në Prishtinë.

Reagimi i plotë:

I nderuar z. Kryeministër i Republikës së Kosovës,

I nderuar, z. Minsitër i Infrastrukturës dhe Ambientit,

Të nderuar përfaqësues të akredituar në Kosovë

Përmes medieve elektronike jemi njoftuar se pritet të merret një vendim për ndalimin e punimeve të Hidrocentraleve në Kosovë, ku shumica prej tyre janë afër përfundimit sipas kushteve dhe afateve ligjore.

Na lejoni të ju informojmë se procesi i ndërtimit të hidrocentraleve ka filluar që nga viti 2006, dhe në vitin 2010 janë dhën lejet dhe autorizimet e para për ndërtimin e tyre.

Ndërtimi i tyre zanafillën e saj e ka nga obligimet e Komunitetit të Energjisë, dhe Vendimi i Këshillin të Ministrave i Komunitetit të Energjisë, për caktimin e caqeve obligative që janë vendosur që Kosova duhet ti arrit deri në vitin 2020.

Ministria e Energjisë dhe Minierave, fillimisht, në konsulltim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, në vitin 2007 dhe pastaj në vitin 2013 me Udhëzim Adminsitrativ ka caktuar caqet e BRE-ve, ku hidrocentraleve të vogla ju ka dhënë hapësirë deri në 240 MW, e as gjysma e tyre nuk ka mundur të arrihet.

Direktiva e BE nr. 72 / 2009 ka caktuar që procesi i ndërtimit të BRE-ve duhet të zhvillohet përmes procesit të autorizimit. Ne si zhvillues vendor të projekteve, me partneritete të jashtme kemi filluar me hulumtimet dhe studimet e nevojeshme, dhe pas kompletimit të më shumë se 20 lejeve të lëshuara nga të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës, të nivelit qëndror dhe lokal, jemi pajisur me Leje të ndërtimit dhe autorizime finale.

Investimet ne këto projekte është dashur të bëhet përmes ekuitetit dhe të kredive bankare, ku për më shumë se 2 vite negociata me bankat ne kemi arritur të marrim edhe kreditë bankare me norma të larta të interesit.

Projektet janë ndërtuar, apo janë duke u ndërtuar kryesisht nëpër zona malore të pa shfrytëzuara dhe me ndikime minimale sociale e mjedisore, prejashtimit ndënjë projekti të veçant që ka mundur të ketë ndonjë impakt edhe pse janë ndërtuar largë burimeve të ujit të pishëm.

Qëllimi i Shtetit të Kosovës fillimisht ishte te arritja e caqeve dhe zhvillimi i sektorit të energjisë dhe ndërtimi i hidrocentraleve dhe projekteteve të erës dhe solare, ishte synim dhe qëllimi kryesor. Ne si kompani edhe me partneritete ndërkombëtare nga USA, Austria, Gjermania e Sllovenia etj., pas shumë vështirësive kemi arritur të fillojmë dhe t’i ndërtojm këto projekte edhe pse, kostoja e investimt të tyre ishte mjaft e lartë, dhe kthimi i investimet mund të vije tek pas vitit të 8 të gjenerimet, ndërsa kontrata është vetëm për 10 vite.

Për më tepër pas shumë diskutimeve dhe EBRD dhe IFC kemi arritur që të sigurojmë edhe Marrëveshjen për Blerje të Energjisë e cila është lidhur me KOSTT, dhe kjo marrëveshje është bërë “bankable”, ku bankat komerciale kanë filluar edhe të na financojnë me gjithë kushtet e vështira për mbulimin me kolateral kemi hyrë në marrëdhënie kontraktuale me bankat, ndërsa partnerët tanë investitor të jashtëm kanë mbrojtje nga shtetet e tyre.

Çdo vendim që mund të merret tani, kur pothuajse janë përfunduar shumica e punimeve, prejashtimit ndonjë projekt specifik, do të kishte konsekuenca të mëdha ligjore e kontraktuale pasi që çdo investitor në Kosovë është i mbrojtur edhe përmes Ligjit për Investime Nr. 04/L-220 ku në nenin 6 par. 2 fuqizohet mbrojtja e investitorëve si në vijim:

Asnjë ligj, rregullore ose akt tjetër normativ nuk ka fuqi retroaktive ose nuk mund të zbatohet në mënyrë retroaktive në dëm të investitorit të huaj ose një investimi të investitorit të huaj. Nëse, investitori i huaj ka bërë investim në Republikën e Kosovës, dhe brenda periudhës pesë (5) vjeçare, menjëherë pas bërjes së investimit, ndonjë dispozitë e këtij ligji ndryshohet ose revokohet, dhe kjo ka ndikim negativ në investitorin e huaj ose investimin e tij, atëherë investitori i huaj ka të drejtë në kompensim nga Qeveria e Republikës së Kosovës sipas nenit 8 paragrafi 2. të këtij ligji, për të gjitha dëmet dhe shpenzimet e shkaktuara si pasojë e ndryshimit, revokimit ose nxjerrjes së një akti të tillë. Ky privilegj i investitorit të huaj i jepet atij dhe mund të zbatohet menjëherë pas bërjes së investimit në Republikën e Kosovës.

Në bazë të kësaj edhe me Nenin 2 dhe 44 të Marrëvshjes për Blerje të Energjisë, përmban klauzolën se investitori në proces të arbitrazhit do të damëshprblehet për koston investive por, edhe për fitim e humbur.

Ne jemi duke punuar në kushte të vështira, ku deri më tani janë punësuar më shumë se 2000 punëtorë të rregullt dhe punetorë gjate ndertimit qoftë përmes kompanive kontraktuese qofte direkt, të cilët marrin paga dhe mbajnë familje. Përvec se zvogëlojme dukshem importin e energjise e që mbi 90 % importohet nga Serbia, zvogëlojme ndotjen emetimin e CO2 ndotjen e ajrit dhe të lumenjve që është e kundërta e asaj që propagandohet në mënyre te egër se hidrocentralet ndotin lumenjtë. Për me tepër kompanitë tona janë taksapagues të rregullt ku paguhen qindar mijera euro buxhetit të vendit. Ndërsa investimet tona janë kryesisht të kapitalit vetanak dhe me kredi me norma mjaft të larta të interest dhe të mbuluara me kolateral mbi 200 % të vlerave të kredituara.

I nderuar Kryeministër dhe Ministër ju lusim që të vlerësoni në mënyrë të paanshme projektet edhe legjislacionin pasi që ne kemi kaluar nëpër një sërë filtrash me më shumë se 20 leje të lëshuara nga insitutucionet lokale e qëndrorë të Republikës së Kosovës. Poashtu na lejoni të ju informojmë se në rast të ndonjë vendimi arbitrar, pasojat dhe dëmet që mund të shkatohen për të gjitha palët do të ishin mjaft të mëdha sidomos për Buxhetin e Republikës së Kosovës, pasi që çdo projekt është i pajisur me të gjitha lejet dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Shoqata për Energji të Ripërtëritshme e Kosovës.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending