Connect with us

Aktuale

ATK-ja ka hapur aplikimin për përfitim nga Pako Fiskale Emergjente

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se tashmë punëdhënësit dhe qiramarrësit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga Pako Fiskale Emergjente.

Përgatitjet dhe implementimin e këtij plani ATK ka thënë se e ka marrur duke u bazuar në Vendimin e MInistrit të Financave dhe Transfereve, më datë 03.04.2020, lidhur me aprovimin e Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente.

Aplikimi për përfitim nga kjo pako mund të bëhet sipas udhëzimeve që jepen në linqet në vijim:

Udhëzuesit për kompensim të pagave të punëtorëve dhe kompensim të qirasë, i gjeni në ueb-faqe të ATK-së www.atk-ks.org në linkun Multimedia – Manuale & Prezantime ose drejtpërtdrejtë në:

Linku për udhëzuesin për kompensim të pagave të punëtorëve – http://www.atk-ks.org/wp-content/…/2020/04/UdhezuesPagat.pdf
dhe

Linku për udhëzuesin për kompensim të qirasë – http://www.atk-ks.org/wp-cont…/…/2020/04/UdhezuesiQirate.pdf

Sipas Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente, personat të cilët do të përfitojnë sipas Masave, si: 3a; 3b; 8 dhe 14, kërkesat e tyre do t’i dërgojnë përmes Sistemit Elektronik EDI, më së largu deri më 15 maj 2020.

Njoftimi i plotë i ATK-së

Përfito nga Pakoja Fiskale Emergjente!

Bazuar në vendimin e Ministrit të Financave dhe Transfereve, datë 03.04.2020, lidhur me aprovimin e Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente dhe obligimin e institucioneve për zbatimin e këtij Plani, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se ka bërë përgatitjet dhe tashmë punëdhënësit dhe qiramarrësit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga kjo pako.

Sipas Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente, personat të cilët do të përfitojnë sipas Masave, si: 3a; 3b; 8 dhe 14, kërkesat e tyre do t’i dërgojnë përmes Sistemit Elektronik EDI, më së largu deri më 15 maj 2020.

Për përfituesit nga Masa 3a; 8 dhe 14, punëdhënësit, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojnë formularin “Kërkesë për kompensim të pagave të punëtorëve”, të bashkëngjisin listën e të punësuarve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK, si dhe për të punësuarit e rinj (masa 14) duhet të bashkëngjisin kontratën e punës. Formulari gjendet në Sistemin EDI, në linkun Shërbimet – Kërkesë për kompensim të pagave të punëtorëve, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin – Shkarko mostrën, si dhe në butonin Shto dokumente duhet bashkangjitur dëshmitë dhe kontratat e punëtorëve.

Për qëllime të përfitimit sipas Masës 3a; 8 dhe 14, duhet të keni parasysh identifikimin e të punësuarve, si:

  • Punëtor aktiv – nënkupton punëtorin i cili është në marrëdhënie pune të vazhdueshme në biznes, mirëpo, për shkak të situatës së emergjencës shëndetësore, punëdhënësi nuk ka arritur t’ia paguaj pagën. Në listën e të punësuarve, ky i punësuar duhet të jetë i evidentuar me statusin “A”. Ky i punësuar, për të përfituar nga kjo pako duhet të ishte i përfshirë si i punësuar primar në listë pagesën mujore për periudhën shkurt/2020.
  • Punëtor jo-aktiv – nënkupton punëtorin i cili është larguar nga puna si rezultat i rënies së aktivitetit të ndërmarrjes për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik. Në listën e të punësuarve, ky i punësuar duhet të jetë i evidentuar me statusin “B”. Ky ish i punësuar, për të përfituar nga kjo pako duhet të ishte i përfshirë si i punësuar primar në listë pagesën mujore për periudhën shkurt/2020.
  • Punëtor i ri – nënkupton punëtorin e regjistruar gjatë periudhës së situatës së emergjencës së shëndetit publik, me kontratë pune së paku një (1) vjeçare, të nënshkruar pas datës zyrtare të fillimit të pandemisë në Kosovë. Në listën e të punësuarve, ky i punësuar duhet të jetë i evidentuar me statusin “C”.

Përfituesit nga Masa 3b, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojnë formularin “Kërkesë për kompensim të qirasë”, si dhe të bashkëngjisin listën e qiradhënëseve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK. Po ashtu, qiramarrësi duhet të ngarkojë çdo kontratë të qirasë në mes të qiradhënësit dhe qiramarrësit, e cila duhet të jetë e lidhur para datës 1 Mars 2020. Formulari gjendet në Sistemin EDI në linkun Shërbimet – Kërkesë për kompensim të qirasë, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin – Shkarko mostrën, si dhe në butonin Shto dokumente duhet bashkangjitur dëshmitë dhe kontratat me qiradhënësit.

Përmes formularëve të lartcekur, punëdhënësi dhe qiramarrësi, duke evidentuar dëshmitë për vështirësitë financiare duhet të deklarojnë se veprimtaria e tyre është ndikuar negativisht nga situata e emergjencës shëndetësore me vendimet e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Udhëzuesit për kompensim të pagave të punëtorëve dhe kompensim të qirasë, i gjeni në ueb-faqe të ATK-së www.atk-ks.org në linkun Multimedia – Manuale & Prezantime ose drejtpërtdrejtë në:

Linku për udhëzuesin për kompensim të pagave të punëtorëve – http://www.atk-ks.org/wp-content/…/2020/04/UdhezuesPagat.pdf
dhe

Linku për udhëzuesin për kompensim të qirasë – http://www.atk-ks.org/wp-cont…/…/2020/04/UdhezuesiQirate.pdf

ATK, çdo herë e gatshme në ofrimin e shërbimit për tatimpagues!

 

Aktuale

Këta janë top 10 prodhuesit më të mëdhenj të pajisjeve të ndërtimit në botë

Published

on

Renditja vjetore e International Construction e 50 prodhuesve më të mëdhenj të pajisjeve të ndërtimit në botë sipas shifrave të shitjeve, ka zbuluar se shitjet për vitin 2022 ishin 230.6 miliardë dollarë, një nga shifrat më të larta të regjistruara ndonjëherë në listë.

Një arsye e madhe për këtë rritje është performanca e prodhuesve me bazë në SHBA. OEM me bazë në SHBA përbënin mbi 26% të të ardhurave totale të Tabelës së Verdhë, nga 21% në listën e fundit.

Dhjetë prodhuesit më të mëdhenj të pajisjeve të ndërtimit në botë për vitin 2022 ishin:

10. JCB, MB

JCB hyn në dhjetëshen e parë për herë të parë në disa vite, me shitje të forta në tregun kryesor të OEM-ve të Indisë duke rritur vlerën e saj përfundimtare. OEM po investon shumë në teknologjinë e hidrogjenit.

  1. Sandvik, Suedi

Një tjetër ngritje në tabelë për Sandvik – kompania ishte në vendin e dhjetë vitin e kaluar. Kompania ka bërë blerje të shumta, me OEM që ka bërë dhjetë blerje në 2022, duke ndihmuar në shpjegimin e rritjes së renditjes së tyre.

  1. Hitachi, Japoni

Hitachi kishte shitje të pajisjeve të ndërtimit prej 9.2 miliardë dollarësh, një rritje e qëndrueshme nga rezultatet e saj përfundimtare vitin e kaluar. Në vitin 2022, marka pa fundin e sipërmarrjes së saj të përbashkët me John Deere, me kryetarin e Hitachi, Sonny Ishii, duke thënë në ConExpo se, “Tregu i Amerikës është tregu i vetëm më i rëndësishëm, ose prioriteti, për Makineritë e Ndërtimit Hitachi”.

  1. Liebherr, Gjermani

Liebherr pa një rritje të mirë në vitin 2022. Në raportin e vet ajo tha se segmentet e saj të ndërtimit dhe minierave – lëvizja e tokës, teknologjia e trajtimit të materialeve, makineritë e thella të themeleve, vinçat e lëvizshëm dhe zvarritës, vinçat kulla, teknologjia e betonit dhe pajisjet e minierave – kishin një rritje mesatare në qarkullim prej 6.9%. Liebherr thotë se po merr një qasje neutrale ndaj teknologjisë për kërkimin e saj, e cila përfshin rritjen e përdorimit të vajrave vegjetale të hidrogjenizuara (HVO), për përdorim të mundshëm në pajisjet e ndërtimit.

6.Pajisjet e konstruksionit Volvo

Kur u rregullua për ndryshimet e monedhës, Volvo Construction Equipment (Volvo CE) pati shitje prej 9.9 miliardë dollarësh, duke e mbajtur atë në vendin e gjashtë. Kompania është një nga OEM-të kryesore kur bëhet fjalë për pajisjet e ndërtimit elektrik, me një nga sferat më të mëdha të disponueshme komerciale duke përfshirë ekskavatorin e ri elektrik me bateri 23 tonësh.

  1. Sany, Kinë

Sany me bazë në Kinë zbret një vend në tabelë, nga numri katër në numrin pesë. Tregu kinez i ndërtimit u përball me sfida në vitin 2022 pas dy viteve të forta, kështu që pritej një rënie e përgjithshme e OEM-ve me bazë në Kinë në tryezë.

  1. John Deere, SHBA

John Deere me bazë në SHBA e rriti renditjen e saj në Tabelën e Verdhë me një vend, siç bëri në tabelën e mëparshme. Blerja e Wirtgen Group nga kompania ka qenë një sukses dhe i ka siguruar kompanisë akses në tregje të reja.

  1. XCMG, Kinë

Pavarësisht rënies së shitjeve, XCMG mbetet OEM i tretë më i madh në botë. Siç është rasti me të gjitha OEM-të kryesore kineze, kompania po kërkon në mënyrë aktive të rrisë pjesën e saj në tregun ndërkombëtar dhe rezultatet e saj më të fundit treguan shitje rekord jashtë shtetit. Një nga drejtuesit kryesorë të tyre beson se ka më shumë rritje në këto tregje.

  1. Komatsu, Japoni

Komatsu mbetet në vendin e dytë në listë dhe ka zgjeruar hendekun mes tij dhe pjesës tjetër të tabelës me shitje që, kur u rregulluan për monedhën, ishin të ngjashme me tabelën e fundit të verdhë. OEM njoftoi së fundmi zhvillimin e një koncepti të ekskavatorit hidraulik me madhësi të mesme, të mundësuar nga një qelizë karburanti hidrogjeni. Prodhuesi tha se zhvillimi i makinës është në përputhje me qëllimin e saj për të arritur neutralitetin e karbonit në pajisjet e ndërtimit.

  1. Caterpillar, SHBA

Caterpillar ruan pozicionin e saj tradicional si prodhuesi më i madh i ndërtimit në botë me shitje me shitje prej 37.5 miliardë dollarësh – afërsisht 16% e totalit të të gjithë tabelës. Një ekzekutiv i lartë në OEM i tha kohët e fundit International Construction për planet e OEM-ve në lidhje me qëndrueshmërinë dhe teknologjinë e re./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbahet gara e maturantëve me biçikleta “Siguria në rrugë 2023”

Published

on

Akademia “Tempulli”  dhe AMRKS me sukses organizuan Garat me Biçikleta në kuadër të edicionit të tetë të revistës shkollore “Siguria në rrugë 2023”.

Garat u mbajtën në  sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë, ku pjesëmarrës ishin maturantë të shumë shkollave në Kosovë si përfaqësues të shkollave.

Drejtori i Akademisë “Tempulli”, Muhamed Krasniqi tha se këtë vit bëhen një dekadë prej kur kanë nisur këto aktivitete për sigurinë në rrugë. Si të tilla, ai ka shtuar se tashmë kanë marrë karakter edukativ dhe arsimor. Pjesëmarrës në këto aktivitete për 10 vjet, kanë qenë më shumë se 10 mijë nxënës.

“Është edicioni i tetë me radhë. Sot do të garojnë maturantët nga shkollat përfaqësuese të Republikës së Kosovës, për të fituar njërin nga shpërblimet që janë, biçikleta për vendin e parë, dytë dhe të tretë”, ka thënë Krasniqi.

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka theksuar se janë duke punuar për zgjerimin e shtigjeve për biçikletat dhe do të vazhdojnë të promovojnë sigurinë dhe lëvizjet me biçikleta në kryeqytet dhe komuna vazhdon të jetë e zotuar të punoj në sigurinë e shtigjeve për biçikleta.

Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi theksoi se mbështesin çdo aktivitet, me qëllim të uljes së rasteve të aksidenteve në rrugë.

Në garat e sotshme pjesëmarrës ishin 19 garues në 12 shtigje, ku vendi i parë, dytë dhe i tretë u shpërblyen me nga një biçikletë, dhe shkolla e tyre fituese u pajis më kupë.

  • Fituesi i vendit të parë u shpall Darsei Gashi, përfaqësues i shkollës së mesme teknike Skënder Luarasi nga Suhareka, i cili shtegun e kaloi pa asnjë penallti, brenda 40 sekondave.
  • Fituesi vendit të dytë u shpall Enris Xhelili nga shkolla e mesme teknike Mehmet Isai nga Gjilani, i cili shtegun e kaloi me sukses dhe pa asnjë penallti për 46 sekonda.
  • Fituesi i vendit të tretë u shpall Anit Kololli, përfaqësues i shkollës së mesme teknike Skënder Luarasi nga Suhareka, i cili shtegun e kaloj pa asnjë penallti, brenda 48 sekondave./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Shtëpitë e qytetit bregdetar ‘fantazëm’ po dalin në shitje për £5,000 në Britani

Published

on

Qyteti bregdetar i Horden, në verilindje të Anglisë ka mbetur një qytet “fantazmë” që prej mbylljes së minierës së tij teksa banorët e mbetur në varfëri dhe problemet sociale të drogave e krimit, kanë bërë që disa nga shtëpitë e zbrazura të dalin në shtije për vetëm 5,000 paundë.

E përditshmja vendase The Mirror shkruan se që prej mbylljes së papritur industrisë së gjerë të minierave vendi nuk ka gjetur më identitetin e tij dhe vijon degradimin.

Më parë Horden, në kontenë e Durham, thyente rekorde për produktivitetin e tij dhe punësonte mijëra njerëz të zonës.

Miniera është mbyllur nga autoritetet në që në 1987, dhe tashmë rrugët janë të mbushura me shtëpi të mbyllura me dërrasa, që mund të bihen secila për 5000 paundë secila teksa vendasit vijojnë të largohen nga zona.

E përditshmja tjetër britanike  Daily Star  raporton për transformimin negativ të Horden ashtu si të shumë qytezave të tjera ku industritë janë zhdukur pas viteve 1980s, siç është ilustruar dhe në një dokumentar të komentuesit David Burnip, injohur me emrin në rrjet Wandering Turnip, i cili vizitoi qytezën së fundmi në një përshkrim keqardhjeje.

Një vendas që foli me Burnip tha se qyteza ishte “fundosur që prej mbylljes s ëminierës”.

“Gjithçka kishte ishin klubet e burrave dhe punëtorëve të minierës dhe me mbylljen e saj nuk mbetet më asgjë”.

Ai shtonte se tashmë kontrollin e kanë marrë drogat që kanë prekur të mbeturit në moshat 40 e 50 vjeçare.

Rrjedhimisht kostot e pronave në Horden kanë rënë drastikisht, teksa katër shtëpi ishin në shitje sivjet për vetëm 5000 paundë.

Gjithsesi mes pronave në Horden, disa në rrugën Tees Street ishin shitur për £30,250 – edhe pse ishin blerë në vitin 2006 për më pak se gjysmën e çmimit.

Një tjetër ishte shitur në maj për £22,750, teksa ishte blerë pesë vjet më parë për £36,000.

Kështu që jo të gjitha shtëpitë kanë dalë në treg me çmime të rrënuara duke bere qe vendasit te shpresojnë ende për një rimëkëmbje te qytezës se tyre.

Continue Reading

Trending