INSTAT, në bashkëpunim me Institutin e Statistikave Suedeze, po organizon në datat 19 dhe 20 prill 2022, seminarin me temë “Censi i Popullsisë dhe Banesave, bazuar në regjistra”.
Në këtë seminar marrin pjesë drejtuesit e Instituteve të Statistikave të rajonit si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnjë-Hercegovina.
Për të ndarë eksperiencën e tyre mbi kryerjen e Censit, të ftuar në këtë seminar janë edhe përfaqësues nga Instituti i Statistikave të Turqisë, si dhe ekspertë nga Instituti i Statistikave të Sllovenisë si një vend me përvojë në Censet e bazuara në regjistra.