Connect with us

Infrastrukturë

Sektori i energjisë në Kosovë ka nevojë për reforma serioze dhe thelbësore

Published

on

Duke qenë një vend i pasluftës me ekonomi të brishtë, Kosova me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare synon zhvillimin e ekonomisë përmes investimeve direkte dhe/ose përmirësimit të klimës investuese.

Si një ekonomi në tranzicion, sektori i energjisë  ka nevojë për reforma serioze dhe thelbësore.

Synimi i politikës për sektorin e energjisë  ka qenë një furnizim i qëndrueshëm, i pastër dhe i sigurt me energji që do të mbështesë ekonominë në zhvillim dhe do të rrisë mirëqenien sociale.

Ky raport analizon aktorët, legjislacionin në fuqi, dokumentet strategjike, pengesat aktuale dhe  identifikon fushat për përmirësimin e Sektorit të Energjisë në Kosovë gjatë zbatimit të Agjendës së Gjelbër  për Ballkanin Perëndimor (GAWB).

Për më shumë lexo këtu: https://bit.ly/3QpVJV9

Ky raport është prodhuar me mbështetjen financiare të Qeverisë Federale Gjermane, të siguruar përmes Fondit të Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – @EnergyTransportClimateProtection (ORF-ETC). ORF-ETC është autorizuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Spitali i Prishtinës do të ndërtohet në hapësirë prej 3 hektarësh në Hajvali

Published

on

Në një hapësirë prej tre hektarësh, me 6 mijë pemë të mbjella në oborr do të ndërtohet spitali i kryeqytetit në Hajvali te Prishtina e Re, në fund të vitit 2023.

Sipas drejtorit të Shëndetësisë Izet Sadiku objekti do të jetë i lartë katër kate, me 3,600 metra katrorë me kapacitet 190 shtretër, njofton Klan Kosova.

Aktualisht projekti është vetëm në letër, ndërsa po planifikohet që ndërtesa e këtij spitali të ketë katër kate dhe 3600 mijë metra katrorë me 190 shtretër për akomodimin e pacientëve./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Tondach- mbrojtja e çatisë që zgjatë me dekada

Published

on

Një çati e mirë nuk duhet të bëjë kompromis kur bëhet fjalë për cilësinë. Zgjedhja e saj kërkon po aq kohë dhe vëmendje sa edhe muret e objektit.

Me të gjitha sfidat klimatike dhe mjedisore me të cilat përballemi në shekullin e 21-të, ne kemi nevojë për një çati që plotëson këto kërkesa moderne dhe që në të njëjtën kohë është me cilësi të lartë, jetëgjatë dhe efikase në energji, shkruan Wienerberger.al.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e çatisë, përveç materialit të tjegullave, janë edhe një sërë gjërash të tjera që duhet t’iu kushtojmë vëmendje. Këtu mund të flasim për formën dhe ngjyrën e tjegulles, si dhe formën e çatisë – domethënë shkallën e pjerrësisë në të cilën vendosen tjegullat.

Zgjidhjet e sistemit të çatisë Tondach

Membrana të çatisë

Një çati të mirë nuk e bën vetëm tjegulla cilësore, por edhe materialet tjera që përdoren për ta mbuluar, izoluar dhe mbrojtur çatinë. Një nga elementët më të rëndësishme të çatisë, që ndodhet aty për të siguruar termoizolim dhe hidroizolim të mirë, është membrana e çatisë.

Membrana e çatisë e përshkueshme nga avulli dhe e papërshkueshme nga uji Tondach Fol, e përbërë nga membrana me shumë shtresa që nga jashtë janë të papërshkueshme nga uji, ndërsa nga ana e poshtme janë të përshkueshme nga avulli. Në këtë mënyrë ato sigurojnë mbrojtje nga reshjet, dhe nga ana tjetër këto membrana çatie mundësojnë qarkullim optimal të ajrit dhe parandalojnë formimin e kondensimit.

Elementet e ajrimit

Gjithashtu, qarkullimi optimal i ajrit përveç membranes ndikohet edhe nga tjegulla ajruese. Ajo vendoset në zonën e kurores dhe kulmorëve. Me ajrim të mirë të çatisë, parandalohet lagështia dhe kalbja e nënstrukturës së çatisë. Shfaqja e lagështirës në trarët e çatisë mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme, dhe elementët e mirë të ajrimit janë parakushti për një çati cilësore dhe të sigurt.

Borëmbajtëset dhe kapëse kundër motit të lig

Borëmbajtësit montohen në skajin e poshtëm të çatisë, pra në zonën e poshtme mbi strehë. Egzistojnë borëmbajtësit nga qeramika dhe nga metali. Borëmbajtësit ndihmojnë që bora të shkrihet më shpejt dhe në mënyrë më të barabartë. Pa një borëmbajtës bora mund të rrëshqasë papritur nga çatia dhe të shkaktojë dëmtime në ulluqet, si dhe në pjesët e poshtme të çatisë. Në vendet që kanë reshje të dendura bore gjatë periudhës së dimrit, vendosja e borëmbajtësve në çati duhet të jetë më e shpeshtë. Përveç borëmbjatësve, si parandalim dhe mbrojtje kundër motit të lig instalohen edhe kapëse të cilat gjithashtu sigurojnë që çdo tjegull të qëndroj në vend edhe gjatë erërave të forta.

Zgjidhje efikase, e qëndrueshme dhe ekologjike

Tjegulla nga argjila, Tondach, e projektuar në mënyrë unike nga kompania Wienerberger garanton cilësinë dhe qëndrueshmërinë e materialit. Për më shumë se 200 vjet, Wienerberger ka prodhuar elemente ndërtimi nga argjila e cilësisë së lartë. Tradita e tjegullave efikase dhe me jetëgjatësi ka vazhduar edhe në prodhimin e sotëm modern. Ju vetëm duhet të zgjidhni dizajnin dhe ngjyrën e tjegullave, ndërsa ne kujdesemi për cilësinë!/Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Bizneset hoteliere dhe gastronome lirohen nga obligimi ndaj Komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike

Published

on

Me vendim të Kryetarit, Perparim Rama, bizneset hoteliere dhe gastronome janë liruar nga obligimi ndaj Komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike të kryeqytetit për tremujorin e fundit (prill, maj, qershor).

“U bëjmë thirrje që për tremujorin e ardhshëm (korrik, gusht, shtator), i cili shënon edhe fillimin e pjesës së dytë të sezonës verore, të aplikoni për leje shfrytëzimi në Komunën e Prishtinës, përkatësisht në Drejtorinë e Shërbimeve Publike.”, shkruan në njoftimin e Komunës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending