Connect with us

Auto

Seat nuk do të prodhojë më vetura

Published

on

Seat më nuk do të prodhojë vetura në të ardhmen dhe do t’i zëvendësojë me Cupra, ka konfirmuar presidenti i Volkswagen.

I pyetur lidhur me të ardhmen e Seat-it në panairin e veturave në Minhen, Thomas Schafer ka thënë se “se e ardhmja e Seat është Cupra”, transmeton Telegrafi.

Schafer ka thënë se modelet ekzistuese të Seat akoma do të prodhohen derisa t’ju përfundojë cikli tradicional jetësor, por marka pas kësaj do të shuhet si prodhues i veturave.

Emri Seat do të mbetet dhe nuk do të tërhiqet, kurse Schafer ka thënë se grupi Volkswagen do të gjej një rol tjetër për të.

Në vend të kësaj, kompania me gjasë do t’ia mësyjë punëve tjera siç janë mjetet e tjera motorike elektrike.

Schafer theksoi se është ngarkesë të investohet në Seat dhe Cupra, e potenciale për fitime për Cupra është larg më e madhe.

Në këtë aspekt, Schafer tha se grupit VË do të investojë fuqishëm në Cupra.

Cupra Formentor do të pasohet nga Cupra Taqvascan, kurse kompania do të prezantojë edhe modelin Cupra Urban Rebel si dhe veturën sportive elektrike Cupra DarkRebel.

Versioni i prodhimit serik të kësaj veture do të fillojë më 2025 në fabrikën e Seat në Martorell të Spanjës së bashku me dy “binjakët” nga marka tjetër e grupit VW përfshirë VW ID.2/Media Ndërtimi

Auto

Danimarka bëhet shembull se si “i disiplinon” shoferët arrogantë

Published

on

Në rast shkeljesh të rënda është e mundur edhe sekuestrimi i veturës.

Disa vende evropiane janë shumë strikte kur bëhet fjalë për shkelje të rënda të trafikut.

Danimarka është një nga vendet që parashikon masën e konfiskimit të automjeteve dhe gjithçka bazohet në ligjin që dënon “ngasjen e çmendur”.

Konfiskimi i makinës është i mundur në Danimarkë në rast të shkeljeve të rënda, transmeton Telegrafi.com

Nëse vozitni më shumë se 100 km/h dhe e kaloni kufirin e shpejtësisë më shumë se dy herë (për shembull 110 km/h në vend të shpejtësisë së kufizuar prej 50 km/h).

Gjithashtu, makina juaj do të konfiskohet menjëherë nëse vozitni mbi 200 km/h.

Ka edhe kundërvajtje të tjera trafiku që mund të dërgojnë në konfiskim, përkatësisht: drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, vozitje e pakujdesshme, dëmtim të konsiderueshëm të shëndetit personal në rrethana veçanërisht të vështira./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Opel po përgatit një model të lirë për vitin 2026

Published

on

Një nga temat më të rëndësishme në botën e automobilave në vitin 2023 është lufta e çmimeve, e cila aktualisht po shkakton probleme të shumta për disa prodhues.

Lufta e çmimeve po shkaktohet nga prodhuesit e veturave elektrike nga Kina, si dhe nga Tesla. Korporatat evropiane i qasen të gjithë fenomenit në mënyra të ndryshme. Disa luftojnë për çmime më të ulëta, të tjerë kritikojnë praktika të tilla dhe disa thjesht nuk mund ta përballojnë atë.

Pra, a do të thotë kjo se nëse duam të blejmë një veturë elektrike të lirë, por të besueshme, do të duhet të zgjedhim markat kineze? Në fund të fundit, rezulton se blerësit evropianë nuk duhet të dënohen me një të ardhme të tillë.

Vitin e ardhshëm, Citroën w-C3 duhet të jetë në dispozicion në Evropë, si një hatchback më i vogël elektrik, versioni bazë i të cilit pritet të jetë me çmim nën pragun magjik prej 25,000 euro.

Duket se tani në lojë po hyn edhe Opel. Demonstrimi publik i konceptit të tij Eksperimental dhe premiera e versioneve të reja elektrike të Astra dhe Corsa janë vetëm disa nga informacionet interesante. Florian Huettl, drejtor menaxhues i markave Opel dhe Vauxhall, pranoi se zhvillimi i grupit Stellantis hap perspektiva krejtësisht të reja për automjetet e tyre elektrike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

2 milionë automjete elektrike prodhoi Tesla në fabrikën e saj në Shanghai

Published

on

Tesla ka njoftuar se fabrika e saj në Shanghai ka prodhuar 2 milionë automjete – duke e bërë atë fabrikën më produktive të veturave elektrike.

Fabrika në Shanghai është një histori e rëndësishme suksesi për Tesla-n, raporton Electrek, transmeton Telegrafi.

Në vitin 2021, CEO i kompanisë Tesla, Elon Musk tha se fabrika në Shanghait tani e ka kaluar Fabrikën Fremont në kapacitetin e prodhimit dhe kompania e ka bërë fabrikën kineze qendrën e saj të re kryesore të eksportit; kjo pavarësisht se fabrika është mjaft e re./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending