Aktuale
Sa vite punë duhet për të blerë një shtëpi në vende të ndryshme në botë?
“Në Paris, një familjeje i duhen 16.4 vite, në Vjenë 12.9 vite. Në Nju Jork duhen 10 vite, në Cyrih 10.1, në Milano 17.8 vite.”
Sipas të dhënave që bëhen të ditura nga Numbeo, Tirana ka banesat më të shtrenjta në Evropë dhe botë, duke marrë parasysh përballueshmërinë e jetesës. Numbeo ka bërë renditjen e 267 qyteteve sipas raportit të çmimit mbi të ardhurat, që është treguesi më i mirë për të matur përballueshmërinë për blerjen e një apartamenti, shkruan shqiptari.net
Një banesë në Tiranë kushton 70 apo 100 mijë euro, dhe duke pasur parasysh të ardhurat e ulëta, duhet një kohë shumë e gjatë për t’u bërë pronar i tij, në krahasim me një apartament në Vjenë, Paris, Nju Jork, Milano, Firence, Lisbonë, Barcelonë, Stamboll, Gjeneve etj, shkruan ‘monitor’.
Sipas këtij indeksi në kryeqytetin shqiptar duhen 18.3 vite të ardhura për të blerë një banesë, ndërsa në Paris, një familjeje i duhen 16.4 vite, në Vjenë 12.9 vite. Në Nju Jork duhen 10 vite, në Cyrih 10.1, në Milano 17.8 vite. Në Barcelonë mjaftojnë 13.1 vite.
Edhe në krahasim me 5 vjet më parë, duhet shumë më tepër kohë për të blerë një apartament në kryeqytetin shqiptar. Sipas të njëjtës renditje të Numbeo në vitin 2012, kur raportohen për herë të parë të dhënat për kryeqytetin shqiptar, Tirana renditej në vendin e 104 dhe duheshin 12.5 vite për t’u bërë pronar i një banese.
Rritja e çmimeve të shtëpive me ritme shumë më të shpejta sesa e të ardhurave ka bërë që të bëhet gjithnjë e më e vështirë të blesh një apartament (në krahasim me 10 vjet më parë çmimet janë dyfishuar).
Më i shtrenjti në rajon është Serbia, ku duhen më shumë se 22 vite për t’u bërë pronar shtëpie. Në rajon, qyteti ku familjeve u duhet më pak vite të ardhura për të blerë një apartament është Sarajeva, me 13.3 vite. Në Shkup ky tregues është 15.1. Në Athinë, ku çmimet kanë rënë ndjeshëm që pas krizës që rrezikoi daljen e vendit nga euro, duhen rreth 10 vjet për të blerë një shtëpi.
Në Evropë, më të shtrenjtë sesa Tirana janë vetëm tre qytete: Roma, Beogradi, Londra. Më i shtrenjti është Londra, ku do të duheshin 24 vite të ardhura për të blerë një apartament.
Qyteti më i shtrenjtë në botë për të blerë një apartament është Hong Kongu, ky do të duhej gati gjysma e jetës (38 vjet) për t’u bërë pronar.
-
Infrastrukturë3 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë3 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë14 hours ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Infrastrukturë15 hours ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Aktuale15 hours ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë3 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Aktuale3 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë2 days ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj