Connect with us

Infrastrukturë

Rreth tetë mijë banorë të Gjakovës do të përfitojnë nga një rrjet i ri elektrik

Published

on

I njohur si “Ura Terzive”, projekti më i ri që po implementohet në komunën e Gjakovës, së shpejti do të finalizohet. Në vazhdën e një sërë projektesh, të cilat aktualisht po realizohen gjithandej nëpër Kosovë, edhe ky projekt hyn në kuadër të planit investiv të KEDS-it, i cili, bashkë me qindra projekte të tjera, çon te një e ardhme e qëndrueshme e furnizimit me energji elektrike përmes integrimit të teknologjisë më inovative energjetike.

Sipas planit të paraparë, tashmë po bëhet vendosja e 277 shtyllave elektrike, bashkë me përçues elektrikë, dhe e 32 trafostacioneve, duke përfshirë edhe ormanët dhe stabilimentet e tjera elektrike të nevojshme. Projekti Ura Terzive përshkon fshatrat Fsheji, Rogova, Kushavec, Ujzi, Smaqi, Pnishi dhe Muhadër. Afër shtatë kilometra të këtyre linjave janë rrjet nëntokësor, ndërkaq njëzet kilometra të tjera janë rrjet ajror. Ky projekt kap vlerën prej më shumë se 700,000 eurosh, dhe pritet të përfundojë brenda këtij viti.

Banorët e kësaj ane, afër tetë mijë, sa llogaritet se do të përfitojnë nga ky projekt madhor, së shpejti do të kenë një rrjet komplet të ri elektrik, që nënkupton qëndrueshmëri në furnizim me energji elektrike dhe, mbi të gjitha, siguri në rrjet. Përfaqësuesi i fshatit Rogovë, z. Islam Gashi, thotë se elektrifikimi i fshatit është bërë që në vitin 1967, porse nuk ka qenë realizuar siç duhet, çka u ka sjellë vështirësi në furnizim me energji elektrike.

“Sot, me punën tuaj, shihet një përmirësim i madh. Si banorë të kësaj ane jemi shumë të kënaqur me këtë projekt të KEDS-it”, thotë ai. Me vënien në funksion të rrjetit të ri elektrik do të hiqen edhe shtyllat e vjetra dhe përçuesit elektrikë, të vendosura që disa dekada më parë nëpër terrene të papërshtatshme, shpeshherë zor të qasshme nga ekipet e KEDS-it për mirëmbajtjen e tyre. KEDS është dhe mbetet i përkushtuar që konsumatorëve t’u ofrojë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike anembanë Kosovës./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending