Connect with us

Infrastrukturë

Brenda shtëpisë ku të moshuarit luftojnë vetminë

Published

on

Në shtëpinë e Habibe Ismajlit ndodhen rreth 100 shtretër. Mbulesat shumëngjyrëshe mbi ta u japin ngrohësi natën të moshuarve, të cilët jetojnë së bashku, pasi që nuk kanë mundësi përkujdesjeje nga familjarët e tyre.

Edhe pse Shtëpia e Personave të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë strehon 57 të moshuar, Habibja e cilëson atë si shtëpi të sajën.

Habibja, 55-vjeçare, është banorja më e re në moshë në këtë shtëpi, por ajo ka qëndruar aty më gjatë se cilido banor tjetër.

Kur ishte vetëm 16-vjeçare, në vitin 1984, ajo mbeti pa përkujdesje familjare dhe u strehua në këtë hapësirë, në mungesë të një qendre tjetër për të mitur.

Si e vetmja banore e mitur, fillimin në këtë qendër e ka pasur të vështirë. Por, tani Habibja i kalon ditët duke vizatuar, qëndisur e lexuar, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Mua gjithçka këtu më disponon, nuk mendoj as për nënën as për babanë, pse nuk i kam. Kjo është shtëpia ime, familja ime. Sa herë që vij në mëngjes, [më thonë] ‘Bibë, zemër, a u çove, a ke fjetur?’. Dhurata më e mirë për mua është kur ma japin një fjalë të mirë”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Të ardhur nga qytete të ndryshme të Kosovës, banorët e kësaj shtëpie e kanë një të përbashkët: mungesën e fëmijëve biologjikë.

Tani ata mund të ulen në dhomën e ndejës – ku muret janë të mbuluara me punime shumëngjyrëshe artistike – dhe të bisedojnë me njëri-tjetrin për përjetimet e tyre gjatë jetës.

Mundësia për ta ndarë dhimbjen me të tjerët ka bërë që Bukurie Haxhiaj ta shijojë qëndrimin e saj në këtë shtëpi.

“Mos të lëntë Zoti vetëm, askush nuk mund të rrijë vetëm. Edhe bukën nuk mund të bësh vetëm për një person. Të jetosh vetëm… çfarë domethënie ka jeta? [Është e] kotë. Së paku këtu kemi dikë. Nëse kam nevojë diçka, mjekun e kam, një shoqe mund të më gjendet”, thotë ajo.

Që dy vjet këtu kanë ardhur edhe 73-vjeçari Islam Kuleta dhe bashkëshortja e tij. I pasionuar pas kultivimit të perimeve, ai kishte kërkuar që në oborrin e shtëpisë të ndërtohet një serrë. Tani ai e kalon shumicën e kohës aty, duke prodhuar sallatë të gjelbër dhe qepë.

Kriter për t’u vendosur në qendrën në Prishtinë, sipas një udhëzimi administrative, është që personi të jetë të paktën 65-vjeçar, të mos ketë pasardhës, të jetë në gjendje të mirë psikike dhe mos të ketë sëmundje infektive. Vendosja në qendër lejohet edhe nëse i moshuari ka vajzë, që është e martuar.

E fundit që i është bashkuar shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë është 73-vjeçarja nga Ferizaji, Nafije Shahini. Ajo kujton se ishte gëzuar shumë kur, në gusht, kishte marrë vesh se është pranuar për strehim në këtë shtëpi./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending