Connect with us

Featured

Rreth agjendës arkitekturore të Presidentit

Published

on

Shkruan: Arbër Sadiki (rreth propozimit të Presidentit Hashim Thaçi për Ndërtimin e Kompleksit Rezidencial të institucioneve shtetërore; Ndërtimin e Muzeut të Pavarësisë dhe Ndërtimin e Obeliskut të Lirisë)

Fillimisht, është për të ardhur mirë që arkitektura vihet në axhendën e kreut të shtetit. Kompleksi i administratës shtetërore, Muzeu i Pavarsisë dhe Obelisku i Lirisë, që të tria janë tema me interes për gjithësecilin.

Ndërtimi i një  komleksi administrativ ku do të ishin të grumbulluara institucionet shtetërore, në esencë është i nevojshëm, por mbi të gjitha për arsye të ofrimit të cilësisë të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe në asnjë mënyrë për qëllim “prezantimin real të zhvillimit të Kosovës”, siç thotë presidenti. Fundja, i kujtoj presidentit, se ndër arkitektë gjerësisht është i pranuar përkufizimi se “vet arkitektura e një vendi  është treguesi më i mirë i zhvillimit të gjithmbarshëm të një shoqërie”.

Në këtë drejtim “Kompleksi rezidencial i institucioneve shtetërore”, edhe po të shkëlqej, nuk do të ndryshojë aspak cilësinë e gjithmbarshme hapësinore në Kosovë, e që është thelbi i ekzistencës së arkitekturës. Një shembull fare i thjeshtë: “Palatul Parlamentului” (340.000 m2, objekti më i madh administrativ në Europë) i Çaushevskit, apsolutisht nuk përmirësoi jetën e rumunëve, biles bëri të kundërtën.

Arkitekura e objekteve shtetërore të Republikës së Kosovës duhet të jetë në përputhshmëri me GDP-në e saj. Të giitha investimet jashtë kësaj logjike do të prodhonin kuaziarkitekturë të tipit të sistemeve diktatoriale që askujt asnjë të mirë nuk i kanë sjellë.

Kosova sot ka nevojë për një arkitekurë publike që gjenerohet nga poshtë-sipër. Pra, vie si nevojë e qytetarëve, artikulohet prej profesionistëve dhe mbështetet prej politikës.

Propozimi me nxitim i presidentit për “përfaqësim dinjitoz shtetëror përmes arkitekturës”, nxjerr në shesh edhe një realitet të dhimshëm në fushën e arkitekturës. Është tregues se me qindra miliona eurot që harxhuam gati për 20 vite për ndërtimin e objekteve tona publike, ne nuk kemi arritur që me asnjërin të përfaqësojmë asgjë në arkitekturë.

Dy temat tjera, ajo e Muzeut dhe e Obeliskut, janë tema jo më pak të rëndësishme se e para. Nuk ka dyshim që sakrifica sublime e të gjitha përpjekjeve qindravjeçare për liri, duhet të nderohet edhe përmes muzeve dhe memorialeve. Çështja është se si këto memoriale do të manifesonin më së miri sakrificën dhe idealin e tyre. Fatkeqësisht, shembujt e deritanishëm, sidomos ata që i kushtohen të tanëve në luftën e fundit, nuk e bëjnë një gjë të tillë. Sot sheshet dhe hapësirat publike të qyteteve tona dominohen nga: pistoleta, bomba dore, pushkë gjysmëautomatike, automatike, kallash, minahedhës, gjysëmmitraloz e mitraloz të kalibrave të ndryshëm, por asgjëkundi asnjë shenjë nga ideali i të rënëve, e që është liria.

Memorialet i dedikohen idealeve e jo mjeteve me të cilët arrihet një ideal. Këtu krijohet përshtypja, se grupacioneve të caktuara pas luftës për interesa të ngushta ditore, më shumë u ka interesuar t’i imponojnë qytetarëve se cilat mjete (në këtë rast arma) na sollën lirinë dhë në këtë mënyrë të bëhen “pronarë të lirisë”, se sa vërtet t’i dedikohet diçka idealit sublim të të rënëve.

Përndryshe, personalisht mendoj, se jo vetëm Prishtinës por gjithë Kosovës, i mungon një muze dhe një memorial serioz i cili do të manifestonte dinjitetshëm idealin universal të të rënëve në luftë.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending