Connect with us

Aktuale

Rozeta Hajdari premton bashkëpunim dhe përkrahje për bizneset

Published

on

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari ka diskutuar sot me odat ekonomike vendore dhe ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, me prodhuesit vendor dhe importuesit, të cilët i takoi në sheshin e Prishtinës mëngjesin e sotëm.

Ministrja Hajdari, sipas njoftimit të MEPTINIS, ka dëgjuar shqetësimet e tyre në lidhje me zbatimin e masave të marra nga vendimet dhe udhëzimet e Qeverisë për mbrojtje dhe kujdes lidhur me pandeminë COVID-19, gjatë veprimtarisë së tyre ekonomike, duke iu ofruar mbështetje dhe komunikim të vazhdueshëm për të sqaruar të gjitha udhëzimet e dhëna për zbatimin e masave dhe urdhëresave përkatëse për veprimtaritë ekonomike, lidhur me gjendjen e tanishme -emergjencë e shëndetit publik, raporton Koha.net.

“Ministrja premtoi koordinim të plotë në mes bizneseve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke ua sqaruar edhe udhëzimet e ndërmarra nga MEPTINIS në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë së bizneseve pas gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19. Ministrja tha që është në shërbim të bizneseve dhe mund t’i adresojnë shqetësimet e tyre haptas, duke shtuar se udhëzimet që janë marr në këtë kohë, janë për shkak të gjendjes së pandemisë COVID-19, por me qëllim që sa më pak të afektojnë në veprimtarin e bizneseve që lejohen të punojnë”, thuhet në njoftimin për media nga kjo ministri.

Në takim ishin kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka, kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi, drejtori ekzekutiv i Klubit te Prodhuesve Astrit Panxha, drejtoresha ekzekutive e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani, drejtoresha ekzekutive e Odës Afariste Austriake Vjosa Huruglica, drejtoreshë ekzekutivë e Rrjetit te Shitësve me Pakice Yllka Metaj, Latif Kryeziu nga “Shell Kosova”, shoqata e asociacione tjera, si dhe prodhues e importues të vendit.

“Ministrja Hajdari si ministre përgjegjëse nga Qeveria Kurti, për zhvillim ekonomik të vendit, mirëpret përfaqësuesit e bizneseve që të vijnë në kabinetin e saj, për t’i shprehur të gjitha brengat e bizneseve, dhe për t’i shqyrtuar e adresuar së bashku, në ditët në vijim”, thuhet në këtë njoftim./Ndërtimi.info/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Skanska shet aksionet për 115 milionë dollarë

Published

on

Gjigandi suedez i ndërtimit Skanska ka shitur aksionet e tij të pronësisë në Terminalin B të Aeroportit LaGuardia në Nju Jork për 115 milionë dollarë.

Skanska drejtoi projektimin dhe ndërtimin e ndërtesës së terminalit si pjesë e një partneriteti publik-privat (PPP) me Autoritetin Portual të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit për të rizhvilluar aeroportin, i përfunduar në 2022.

Ishte gjithashtu projekti i parë i aeroportit në botë që mori certifikatën LEED v4 Gold për projektimin dhe ndërtimin e ndërtesave.

Partnerët e LaGuardia Gateway fillimisht ranë dakord të marrin përsipër operacionet e Ndërtesës së Terminalit Qendror në aeroport, e hapur në vitin 1964, dhe të projektojnë, ndërtojnë, financojnë, operojnë dhe mirëmbajnë një terminal zëvendësues me qira deri në vitin 2050.

Projekti u financua duke përdorur kapitalin e vet, borxhin, tarifat e objekteve të pasagjerëve, shitjet me pakicë dhe të ardhurat e linjave ajrore.

Tani Skanska ka shitur të gjithë aksionin e saj 32% në LaGuardia Gateway Partners partnerëve të tjerë ekzistues, MI LaGuardia CTB dhe Vantage Airport Group (Nju Jork).

Kjo është shitja e dytë e një aksioni në një aeroport ndërkombëtar të profilit të lartë në pak më shumë se një javë, pasi Ferrovial shiti 25% të interesit të saj në Heathrow të Londrës në MB Fondit të Investimeve Publike Saudite për 3 miliardë dollarë. Të dyja vijnë në një kohë kur financimi i borxhit është bërë më i shtrenjtë për shkak të rritjes së normave të interesit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Open House Tirana” organizohet më 8 dhjetor në Tiranë

Published

on

“Open House Tirana” është iniciuar nga Fondi i Arkitekturës në Shqipëri në bashkëpunim me Shoqatën e Arkitektëve të Shqipërisë (SHASH), dhe me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës.

Kjo ngjarje do të organizohet më datën 8 dhjetor nga ora 16:00, në Villa Ekrem Bardha, Rruga Papa Gjon Pali II, Tiranë.

Kjo nismë synon të vlerësojë diversitetin arkitektonik dhe trashëgiminë kulturore të qytetit të Tiranës, duke hapur dyert e një numri të gjerë institucionesh, banesash, monumentesh kulturore dhe strukturash./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Disa shtete premtojnë të mbyllin termocentralet me qymyr

Published

on

Disa vende u zotuan në COP28 në Dubai, për të hequr gradualisht impiantet e qymyrit të cilat identifikohen se kontribuojnë kaq shumë në ngrohjen globale. Shtetet e Bashkuara gjithashtu u angazhuan në fundjavë ndaj idesë për të hequr gradualisht termocentralet e qymyrit, duke u bashkuar me 56 vende të tjera në shuarjen e zakonit të qymyrit që është një faktor i madh në ngrohjen globale.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, John Kerry, njoftoi se Amerika po i bashkohej Aleancës Fuqizimi të së kaluarës së Qymyrit, që do të thotë se Administrata e Biden angazhohet të mos ndërtojë impiante të reja qymyri dhe të heqë gradualisht termocentralet ekzistuese. Asnjë datë nuk u dha se kur do të duhej të dilnin termocentralet ekzistuese, por veprimet e tjera rregullatore të Bidenit dhe angazhimet ndërkombëtare tashmë në punë kishin nënkuptuar mungesën e qymyrit deri në vitin 2035. “Ne do të punojmë për të përshpejtuar largimin e pandërprerë të qymyrit në të gjithë botën, duke ndërtuar ekonomi më të forta dhe komunitete më elastike,” tha Kerry në një deklaratë, duke shtuar se, “Hapi i parë është të ndalojmë së përkeqësuari problemin: ndaloni ndërtimin e ri të pandërprerë. termocentralet e qymyrit.’

Aleanca Powering Past Coal filloi gjashtë vjet më parë dhe kishte 50 vende anëtare deri të shtunën kur Shtetet e Bashkuara dhe gjashtë të tjerë u bashkuan, tha zëdhënësja e aleancës Anna Drazkiewicz. Të tjerë që bashkohen të shtunën përfshijnë Republikën Çeke dhe Republikën Domenikane. “Tranzicioni i energjisë nuk është një detyrë e lehtë dhe si e tillë kërkon bashkëpunim dhe mbështetje të fortë”, tha ministrja Artane Rizvanolli. “Bashkimi në Aleancën Powering Past Coal rithekson përkushtimin e qartë të Kosovës dhe përpjekjet e vazhdueshme drejt një sektori të energjisë shoqërore të drejtë dhe të pastër.”/Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending