Riciklim i zgjuar i pajisjeve shtëpiake që keni vendosur të hiqni nga përdorimi

0

Jepni kopshtit tuaj një pamje të mrekullueshme pa shpenzuar shuma të tmerrshme parash. Keni një kullesë të cilën nuk jeni duke e përdorur më? Nuk dëshironi ta hidhni? Zgjidhja është e lehtë. Vetëm guxim, ide, dhe një gjeni vendin adekuat ku dëshironi ta vendoseni, dhe gjithçka do të përfundoj si më së miri.

Për ta punuar këtë shportë ju duhet vetëm një sprej, për ta t’ia dhënë atë ngjyrë që ju dëshironi ta ketë. Më pas ju duhet edhe një zingjirë nëse dëshironi ta vendosni në ndonjë vend më lartë

Një mënyrë tjetër për ta punuar kopshtin tuaj është edhe ajo nëse e keni qitur jashtë përdorimit nga banjoja  edhe vaskën tuaj të larjes. Thjeshtë vërjani disa këmbëza që do ta mbajnë dheun dhe lulet që do t’i mbjelli aty, dhe më pas ngjyroseni  sipas preferencave tuaja.

Keni ndonjë kafaz të cilin nuk jeni duke e përdorur më? Atëherë përdoreni atë për ta rregulluar edhe më bukur  kopshtin tuaj. Mund t’i merren me çmim të ulët për të bërë një mbjellës të freskët dhe të pazakontë. Dhe për shkak se kafazet janë metal,  mund t’i përballojnë edhe kushteve të ndryshme klimatike. Vendoseni këta kafaze gjatë stinës së pranverës dhe lëreni aty edhe gjatë stinës së dimrit, vetëm mund t’i largoni lulet apo produktin të cilin e keni vendosur aty.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here