Connect with us

Infrastrukturë

Raporti i Bankës Botërore: Kosova me pako të dështuara sociale, me çmime të larta e ngadalësim të rritjes ekonomike

Published

on

Sipas raportit më të fundit të Bankës Botërore për ekonominë në Evropë dhe Azinë Qendrore, të titulluar “Mbrojtjes Sociale për Rimëkëmbje”, rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB-së) të Kosovës parashikohet të bjerë në 3.1% në vitin 2022 si rezultat i rënies së investimeve dhe shpenzime private, shpenzimet kapitale mbetën jashtëzakonisht të ulëta, importet e mallrave u rritën nominalisht me 26 për qind deri në korrik 2022, duke rënduar deficitin tregtar të Kosovës, rritja ekonomike vazhdon të pengohet nga niveli i lartë i papunësisë, presioni i çmimeve në rritje po varfëron edhe më shumë më pak të pasurit, pakot e ndihmës sociale vlerësohen të jenë të ngurta dhe mund t’u ofrojë njerëzve më në nevojë vetëm pak siguri.

Rritja e PBB-së në vitin 2022 parashikohet të bjerë në 3.1 për qind, shumë më poshtë potencialit. Presionet inflacioniste parashikohen të ulin fuqinë blerëse, duke kufizuar rritjen e konsumit privat, raporton Nacionale.com

“Në vitin 2022, rritja reale e PBB-së parashikohet të bjerë në 3.1% për shkak të rënies së investimeve dhe shpenzimeve private. Eksportet e mbajtën ekonominë relativisht në rritje. Mbështetja për të pakësuar efektet e rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve duhet t’u drejtohet më të cenuarve në situatën aktuale. Reformat strukturore të përshpejtuara në fushat e energjisë, arsimit, mbrojtjes sociale dhe kujdesit shëndetësor duhet të zbatohen gjatë viteve të ardhshme nëse duam të promovojmë një rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.” – thuhet në raport.

Rritja ekonomike dhe lufta kundër varfërisë vazhdojnë të pengohen rëndë nga nivelet e ulëta të punësimit dhe pjesëmarrjes në tregun e punës, veçanërisht nga gratë.

Derisa punëdhënësit raportojnë gjithnjë e më shumë vështirësi në plotësimin e vendeve të lira të punës, informaliteti dhe mospërputhjet e aftësive që kanë përcaktuar prej kohësh tregun e punës janë ende të pranishme.

Sipas këtij raporti, pjesëmarrja e ulët e fuqisë punëtore dhe punësimi, veçanërisht në mesin e grave, vazhdojnë të jenë një pengesë e madhe për rritjen dhe reduktimin e varfërisë.

“Raporti i Mbrojtjes Sociale për Rimëkëmbje” vlerëson se tregu i punës mbetet i mjaftë i ndikuar nga informaliteti dhe mospërputhjet e aftësive, me punëdhënësit që raportojnë gjithnjë e më shumë vështirësi në plotësimin e pozitave të punës, thuhet në këtë raport.

Sa i përket krizës energjetike, kapaciteti i vjetërsuar i prodhimit të energjisë vazhdon të jetë një burim kryesor i cenueshmërisë./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending