Connect with us

Trashëgimia Kulturore

Rahimaj: Kamenica duhet të jetë në hartën turistike kosovare

Published

on

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me zyrtarin për Trashëgimi Kulturore, Petrit Matoshi, kanë pritur në takim përfaqësuesit e GUIDEKS – Asociacioni i Guidave Turistike të Kosovës.
Në këtë takim është diskutuar për përfshirjen e Komunës së Kamenicës në hartën turistike kosovare, promovimin e aseteve të Kamenicës në GuideKS dhe nëpërmjet tyre edhe në rrjetin e guidave evropiane, si dhe për mundësinë e trajnimit dhe certifikimit të të rinjëve kamenicas për guida turistike.
I pari i komunës, Kadri Rahimaj ka thënë se do të shqyrtojnë mundësinë e bashkëpunimit në mënyrë që Kamenica të promovohet sa më shumë dhe të tërheq vizitorë të vendeve të tjera.
GUIDEKS, është shkurtesa e Shoqatës së Guidave Turistike të Kosovës dhe përfaqëson organizimin ombrellë të të gjithë guidave turistike në vendin tonë, atë të profilit kulturor dhe natyror. GUIDEKS është organizata e parë anëtare e këtij profili në Kosovë dhe ka një gamë të gjerë anëtarësimi në shumë komuna të Kosovës me më shumë se 70 anëtarë. GUIDEKS është gjithashtu përfaqësuesi i vetëm kombëtar nga Kosova në FEG (Federata Evropiane e Shoqatave të Guidave Turistike).

Trashëgimia Kulturore

Rikonceptohet ekspozita ‘Cikli i jetës’ në Muzeun Etnologjik

Published

on

Restaurimi i objektit-shtëpisë kryesore të Muzeut Etnologjik që funksionon në Kompleksin “Emin Gjiku” në Prishtinë, ka përfunduar në qershor të viti të kaluar. Por, brenda kësaj shtëpi nuk janë rikthyer artefaktet etnologjike të cilat ishin pjesë e ekspozitës “Cikli i jetës”.

Ekspozita “Cikli i jetës” ishte hapur si ekspozite e përhershme pas themelimit të këtij muzeu. Ajo është larguar nga aty për t’i hapur rrugë restaurimit të objekti që nisi në 2017.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk ka treguar kohë se kur do të rihapet kjo ekspozitë. Puna për restaurimin dhe konservimin e artefakteve, vendosja e vitrinave dhe inventari të nevojshme, janë tregues se rikthimi i ekspozitës “Cikli i jetës” do të marrë goxha kohë.

Muzeu Etnologjik numëron deri në 1500 artefakte, ku pjesa dërmuese ishin ekspozuar në kuadër të ekspozitës “Cikli i jetës”,  të cilat i janë nënshtruar restaurimit, para se të riekspozohen.

Etnologu Bekim Xhemili, kustos në Muzeun Etnologjik tha për Kallxo.com se restaurimi i artefakteve është i domosdoshëm dhe do të marrë kohë.

“Rihapja e ekspozitës ‘Cikli i jetës’ është planifikuar që tek pas përfundimit të trajtimit të përgjithshëm të eksponateve, proces që do të merr kohë, do të bëhet planifikimi i kthimit të ekspozitës bazë, me konceptin e njëjtë – Cikli i jetës, por me rifreskime të eksponateve në kuadër të prezantimit, interpretimit, edukimit dhe promovimit multimedial”- tha ai.

Xhemili thotë se pas restaurimit, hapësira e objektit duhet të kompletohen me inventarin e nevojshëm më vendosjen e artefakteve./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Ringjallja ekonomike e Janjevës përmes trashëgimisë kultuore  

Published

on

Projekti “Trashëgimia kulturore si shtytës për ringjalljen ekonomike të Janjevës” po punon për të promovuar zhvillimin ekonomik përmes ruajtjes, mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.

Projekti ka një fokus të veçantë në ofrimin e mundësive për gratë dhe të rinjtë, siç është trajnimi në artet dhe zanatet tradicionale, turizmin dhe permakulturën, të cilat ne do t’i mbështesim dhe ofrojmë së bashku me katër OJQ-të vendore të zgjedhura të Kosovës: Hrvatska udruga sv. Nikole Janjevo, The Ideas Partnership, EC Ma Ndryshe dhe Fondacioni Jeshil.

Aktivitetet synojnë të bashkojnë pjesëmarrës nga komunitete të ndryshme, të ndihmojnë në krijimin e mundësive të punësimit dhe stabilitetit ekonomik për gratë dhe të rinjtë, duke nxitur gjithashtu një vlerësim për kulturat dhe trashëgiminë e ndryshme.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Diskutohet për planin e menaxhimit të integruar për qendrën historike të Prishtinës

Published

on

Një tjetër moment historik drejt hapjes së rrugës për planin e ardhshëm të menaxhimit të integruar për qendrën historike të Prishtinës!

Anëtarët e grupeve punuese që përfaqësojnë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, komunën e Prishtinës, Kuvendin e Kosovës, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe OJQ-të janë mbledhur sot për të diskutuar gjendjen aktuale të qendrës historike të Prishtinës nga një strukturë urbane, perspektiva ligjore dhe kufitare.

Aty po diskutohet gjithashtu gjetjet e para emocionuese të studimit tonë të fizibilitetit ndaj Menaxhimit të Integruar të Qendrës Historike të Prishtinës si një peizazh kulturor, i cili synon të integrojë trashëgiminë kulturore në një zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës për të ardhmen e qytetit.

I financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe i implementuar nga UN-Habitat Kosova, ky projekt për formësimin e së ardhmes së Qendrës Historike të Prishtinës është mundësuar nga Programi Zhvillimor Gjithëpërfshirës i financuar nga Qeveria e Suedisë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending