Connect with us

Trashëgimia Kulturore

Kërkohet një kontraktues profesional për të përmirësuar Lokalitetin Arkeologjik në Prizren

Published

on

UN-Habitat është në kërkim të një kontraktuesi të aftë për të zbatuar përmirësimin dhe zhvillimin e hapësirës publike të lidhur me Lokalitetin Arkeologjik në Prizren për të rivitalizuar hapësirën brenda sheshit kryesor në Prizren.
Prezantimi dhe promovimi i Lokalitetit Arkeologjik si një vend me vlera historike, shkencore, kulturore dhe arsimore synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e këtij vendi si dhe të promovojë trashëgiminë kulturore nëpërmjet zhvillimit të turizmit kulturor.
Zona brenda projektit kërkon një përmirësim të hapësirave ekzistuese përreth, duke përfshirë rimbjelljen e pemëve dhe shtimin e oazeve të gjelbër, shtrimin e shtegut të këmbësorëve në pikat kyçe, instalimin e ndriçimit për të krijuar një hapësirë publike të sigurt dhe integrimin e mobiliarit urban në “oaze” specifike për të nxitur aktivitetet në zonë.
Palët e interesuar për të marrë pjesë në procesin e planifikuar të thirrjes duhet të dorëzojnë formularin e përgjigjes të kësaj EOI në mënyrë elektronike përpara datës 15 dhjetor 2022.
Klikoni në vegëzën e mëposhtëm 👇 për të lexuar detajet e EOI:

Trashëgimia Kulturore

Rikonceptohet ekspozita ‘Cikli i jetës’ në Muzeun Etnologjik

Published

on

Restaurimi i objektit-shtëpisë kryesore të Muzeut Etnologjik që funksionon në Kompleksin “Emin Gjiku” në Prishtinë, ka përfunduar në qershor të viti të kaluar. Por, brenda kësaj shtëpi nuk janë rikthyer artefaktet etnologjike të cilat ishin pjesë e ekspozitës “Cikli i jetës”.

Ekspozita “Cikli i jetës” ishte hapur si ekspozite e përhershme pas themelimit të këtij muzeu. Ajo është larguar nga aty për t’i hapur rrugë restaurimit të objekti që nisi në 2017.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk ka treguar kohë se kur do të rihapet kjo ekspozitë. Puna për restaurimin dhe konservimin e artefakteve, vendosja e vitrinave dhe inventari të nevojshme, janë tregues se rikthimi i ekspozitës “Cikli i jetës” do të marrë goxha kohë.

Muzeu Etnologjik numëron deri në 1500 artefakte, ku pjesa dërmuese ishin ekspozuar në kuadër të ekspozitës “Cikli i jetës”,  të cilat i janë nënshtruar restaurimit, para se të riekspozohen.

Etnologu Bekim Xhemili, kustos në Muzeun Etnologjik tha për Kallxo.com se restaurimi i artefakteve është i domosdoshëm dhe do të marrë kohë.

“Rihapja e ekspozitës ‘Cikli i jetës’ është planifikuar që tek pas përfundimit të trajtimit të përgjithshëm të eksponateve, proces që do të merr kohë, do të bëhet planifikimi i kthimit të ekspozitës bazë, me konceptin e njëjtë – Cikli i jetës, por me rifreskime të eksponateve në kuadër të prezantimit, interpretimit, edukimit dhe promovimit multimedial”- tha ai.

Xhemili thotë se pas restaurimit, hapësira e objektit duhet të kompletohen me inventarin e nevojshëm më vendosjen e artefakteve./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Ringjallja ekonomike e Janjevës përmes trashëgimisë kultuore  

Published

on

Projekti “Trashëgimia kulturore si shtytës për ringjalljen ekonomike të Janjevës” po punon për të promovuar zhvillimin ekonomik përmes ruajtjes, mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.

Projekti ka një fokus të veçantë në ofrimin e mundësive për gratë dhe të rinjtë, siç është trajnimi në artet dhe zanatet tradicionale, turizmin dhe permakulturën, të cilat ne do t’i mbështesim dhe ofrojmë së bashku me katër OJQ-të vendore të zgjedhura të Kosovës: Hrvatska udruga sv. Nikole Janjevo, The Ideas Partnership, EC Ma Ndryshe dhe Fondacioni Jeshil.

Aktivitetet synojnë të bashkojnë pjesëmarrës nga komunitete të ndryshme, të ndihmojnë në krijimin e mundësive të punësimit dhe stabilitetit ekonomik për gratë dhe të rinjtë, duke nxitur gjithashtu një vlerësim për kulturat dhe trashëgiminë e ndryshme.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Diskutohet për planin e menaxhimit të integruar për qendrën historike të Prishtinës

Published

on

Një tjetër moment historik drejt hapjes së rrugës për planin e ardhshëm të menaxhimit të integruar për qendrën historike të Prishtinës!

Anëtarët e grupeve punuese që përfaqësojnë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, komunën e Prishtinës, Kuvendin e Kosovës, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe OJQ-të janë mbledhur sot për të diskutuar gjendjen aktuale të qendrës historike të Prishtinës nga një strukturë urbane, perspektiva ligjore dhe kufitare.

Aty po diskutohet gjithashtu gjetjet e para emocionuese të studimit tonë të fizibilitetit ndaj Menaxhimit të Integruar të Qendrës Historike të Prishtinës si një peizazh kulturor, i cili synon të integrojë trashëgiminë kulturore në një zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës për të ardhmen e qytetit.

I financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe i implementuar nga UN-Habitat Kosova, ky projekt për formësimin e së ardhmes së Qendrës Historike të Prishtinës është mundësuar nga Programi Zhvillimor Gjithëpërfshirës i financuar nga Qeveria e Suedisë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending