Connect with us

Aktuale

Pylltarët e Deçanit pranojnë fajësinë se keqpërdorën detyrën e tyre zyrtare me lëndë drusore

Published

on

Të pandehurit Jeton Berisha dhe Isam Ahmetxhekaj kanë pranuar fajësinë për akuzën e Prokurorisë së Pejës që ia vë në barrë se keqpërdorën detyrën e tyre zyrtare në Laurën e Grykës së Deçanit.

Pasi aktakuza u konsiderua e lexuar me pëlqimin e palëve, i pandehuri Jeton Berisha dhe Isam Ahmetxhekaj e pranuan fajësinë për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurorja Valbona Disha-Haxhosaj i propozoi gjykatës që pranimin e fajësisë të aprovoi, pasi është në harmoni me provat me të cilat është  mbështetur aktakuza, pasi sipas saj, të pandehurit e kanë pranuar fajësinë në polici dhe prokurori.

Mbrojtësit të pandehurit Jeton Berisha, avokati Shpetim Berisha dhe të pandehurit Isam Ahmetxhekaj, avokati Flamur Kelmendi, të caktuar sipas detyrës zyrtare, konfirmuan se pranimin e fajësisë të mbrojturit e tyre, e kishin bërë me vullnet dhe pa asnjë ndikim.

Gjykatësi i rastit, Shaqë Curri mori vendim me të cilin e aprovoi pranimin e fajësisë së të ligjshëm.

Sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria më Pejë, 9 dhjetor 2021, i pandehuri Jeton Berisha, me 19 nëntor 2021, rreth orës 9:00, në Deçan në Laurën e quajtur Gryka e Decanit, e cila është në kuadër të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, i ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dëshmitarin Florin Tahirsylaj.

Sipas aktakuzës i pandehuri e ka sugjeruar rojtarin i cili ka qenë në detyrë, Isam Ahmetxhekaj që ky i fundit të liroj ta liroj kamionin e dëshmitarit Florim të ngarkuar me masë drusore që të kaloj në Laurën nr.1, pa e pajisur me dokumentacion përkatës, fletëpërcjellje dhe pa evidentuar në librat e evidencës./Media Ndërtimi.

Aktuale

Ndërroi jetë arkitekti modernist Zvi Hecker

Published

on

Zvi Hecker, një arkitekt me origjinë polako-izraelite, ndërroi jetë më 25 shtator 2023.

Ai ishte i mirënjohur për qasjen e tij arkitekturore që i kushtoi rëndësi të madhe përdorimit të gjeometrisë dhe asimetrisë.

Nga viti 1955 deri në vitin 1957, Zvi Hecker ndoqi një kurs studimi për pikturë në Institutin e Artit dhe Dizajnit Avni, pasi filloi një kurs profesional si arkitekt. Hecker ishte banor i Berlinit dhe Tel Avivit. Ai mori pjesë aktive në zhvillimin strategjik të iniciativave për komunitetin hebre gjerman, përveç angazhimit në disa projekte ndërkombëtare.

Zvi Hecker ka mbajtur pozicione mësimdhënëse në disa institucione akademike të respektuara në vende të ndryshme, duke përfshirë Kanadanë, Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Austrinë. Këto institucione përfshijnë Universitetin Laval në Kanada, Universitetin e Teksasit në Arlington dhe Universitetin e Uashingtonit në St./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rritet nafta ne tregjet globale, çmimi arrin gati 100 dollarë për fuçi

Published

on

Çmimi i naftës po i afrohet 100 dollarë për fuçi.

Të hënën kontratat feature te naftës brent u rritën duke arritur ne 93.9 dollarë për fuçi. Ky shtrenjtim në tregjet ndërkombëtare ka ardhur për shkak të shkurtimeve të prodhimit të naftës nga dy prodhuesit kryesore, Rusia dhe Arabia Saudite.

Çmimet janë rritur me rreth 10% në javët e fundit ndërsa pikëpyetjet janë të mëdha se si do të vijojnë më tej, në një kohë që dy vendet kanë zgjatur shkurtimet e furnizimit deri në fund të vitit, transmeton abcnews.al.

Javën e kaluar, Moska ndaloi përkohësisht eksportet e benzinës dhe naftës në shumicën e vendeve me qëllim stabilizimin e tregut të brendshëm, duke nxitur shqetësimet për furnizimin me këto lëndë.

Megjithatë, çmimet e larta të naftës kanë favorizuar Rusinë e cila ka rritur të ardhurat. Kremlini mblodhi 17.1 miliardë dollarë nga eksportet e naftës së papërpunuar gjatë gushtit, nga 15.3 miliardë dollarë që arkëtoi në korrik sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

65 euro një metër dru në tregun e Prishtinës

Published

on

Qytetarët i shohin drutë si alternativë për ngrohje gjatë dimrit.

Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa. Përmes kësaj thirrjeje, qytetarët do të subvencionohen deri në 2 mijë euro. Afati do të jetë i hapur për aplikim deri më 22 nëntor të këtij viti. Ndërkaq, përmes kësaj thirrjeje po synohet që të kursehet energjia elektrike. Por, ka qytetarë që ngrohjen për dimër kanë vendosur ta bëjnë me dru.

Familja Demolli ka vendosur që edhe këtë vit të ngrohet me dru, pavarësisht që brenda në shtëpi i kanë të vendosura edhe nxehëset.

Ngrohjen me dru ata po e shohin si alternativën më të lirë e më të mirë.

Ngrohjen me dru Vesel Demolli e sheh si alternativë edhe për vitet e ardhshme.

Në Prishtinë, një metër dru, aktualisht po kushton 65 euro.

E, prapa kamerave të RTK-së, shitësit kanë treguar se interesimi i qytetarëve për të blerë dru ka qenë shumë i madh. Ndërsa, një metër dru kushton nga 60 deri në 65 euro.

Për të kursyer energjinë elektrike, e për të mos ndotur ajrin, Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Por cilat janë pajisjet që do të subvencionohen?

Pompa termike – 30% e vlerës investive apo deri në 2 mijë euro

Kondicioneri – 40 për qind apo deri në 400 euro Kaldaja me biomasë – 70 për qind, apo deri në 1 mijë e 200 euro

Stufa individuale me biomasë – 70 për qind apo deri në 435 euro

Ministrja e Ekonimise Artane Rizvanolli, dhe Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë, kanë thënë se janë duke besuar se është duke u ngritur vetëdija e qytetarëve për rëndësinë për të kursyer energjinë që të ketë një të ardhme më të qëndrueshme.

Ndërsa për njohësin e energjetikës, Fatos Aliun, subvencionimet e efiçiencës konsiderohen si të pamjaftueshme.

Në lidhje me këtë, e pyetur nga RTK, ministrja Rizvanolli ka thënë se janë duke investuar edhe në ngritjen e kapaciteteve prodhuese./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending