Connect with us

Infrastrukturë

Pse ka kaq shumë objekte me qira në Prishtinë?

Published

on

Është pamje më e pranishme kohëve të fundit. Lokale me qira, të madhësive të ndryshme, sheh në shumë lagje të Prishtinës. Letra në xhamat e lokaleve tregojnë se ato janë të gatshme për qiramarrësit e rinj. Edhe në uebfaqe të ndryshme ka dhjetëra objekte me qira në Prishtinë, që janë bosh e në pritje për klientë.

Natyrisht, ka edhe banesa të shumta me qira.Vetëm këtë vit, sipas Agjencisë Tatimore e Kosovës, për 10 muaj janë paguar 27 milionë euro tatim për qira, rritje prej më shumë se tre milionë eurosh krahasuar me vitin 2022.

Por pse ka kaq shumë objekte me qira në Prishtinë?

“Disa prej arsyeve që kemi lokale me qira është se janë lëshu një numër i madh i ndërtesave për ndërtim, pa ndonjë plan adekuat sa i përket biznesit. Ligji për tregtinë e brendshme ende nuk është funksional, ende nuk ka kalu. Kur kemi një numër kaq të madh të ndërtesave të zbrazëta do të thotë që ato ndërtesa nuk janë duke gjeneru të hyra. Do të thotë që ne kemi një biznes që ka ndërtu një produkt i cili nuk shfrytëzohet, nuk i shitet. Kur nuk shitet produkti do të thotë që ka mungesë të qarkullimit dhe të tregut. Çfarë janë arsyet për mungesën e tregut? Arsyejet janë problematikat që i kemi tash së fundmi edhe me sanksionet, pastaj problemet politike, inflacioni, problemet e luftës (v.j. në Ukrainë) – deklaron Zana Beqiri ngaDhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Përveç lejeve të shumta ndërtimore, një njohës i tregut të patundshmërive thotë se hapja jo aq e madhe e bizneseve të reja ka ndikuar në kërkesën për qira.

“Gjatë vitit të fundit, vërehet rënia e kërkesave të qirave të banesave, edhe të hapësirave afariste. Kjo është shkak i biznesve të cilat po falimentojnë dhe kërkesa për hapësira afariste ka rënë më shumë se sa kërkesa për qiramarrje të banesave.” – deklaroi Ilir Tahiri nga “Illyrian Real Estate”.

Meriton Canaj nga agjencia e patundshmërive “Anem” vlerëson se ndërtesat në Prishtinë në vitet e fundit kanë më shumë hapësira për objekte se më parë.

“Po saktë, shumë prona sheh që janë të lira, por dallimi është pjesë e konkurencës. Në dy vitet e fundit janë fut në përdorim goxha disa ndërtesa dhe ndërtesat tash po ndërtohen, një 30 për qind i ndërtesës po është administrative. D.m.th. po janë lokale, zyre dhe ajo pastaj po e bën këtë dallimin që nëse para tri viteve definitivisht ka pasë më pak treg për zyre se që ka tash. Zyret dhe pjesa biznesore-administrative si target, është gjithmonë më e dëshirueshme prej pronarëve, sepse edhe çmimi është më i lartë. Ndryshe lëshon me qira një banesë për banim, ndryshe për zyre” – deklaroi Meriton Canaj nga “Anem”.

Sipas analizës së Canajt, tregu i qirasë është zgjeruar në tri vitet e fundit, por, natyrisht, edhe çmimi i qirasë është rritur.

“Tregu u rrit i zyreve. Mundem me thënë që në dy vitet e fundit është goxha një far rritje përafërsisht 30-35 për qind më shumë po ka në treg zyre sesa që ka pasur para pandemisë. Çmimi në tri vitet e fundit është rritur, por është rritur edhe kualiteti. Një kohë në treg ka pasur ndërtesa që janë përshtat në zyre. Tash ndërtesa ndërtohet me kualitet dhe me infrastrukturë të zyrës, rrjedhimisht edhe çmimi i metrit katror aty është më i lartë se sa po e zëmë në një ndërtesë të vjetër në qendër të qytetit. Kërkesë më së shumti ka në Prishtinë, që ka bërë që secili çmim i zyreve, po flas për zonën e parë të qytetit, me u rrit ndjeshmërisht, unë po e gjykoj te 28-30 për qindëshi në tri vitet e fundit” – vlerësoi Canaj.

Natyrisht, ka edhe lagje më të kërkuara, kushtimisht më “ekskluzive”, ku qiraja kushton më shtrenjtë.

Po kush po merr më së shumti objekte me qira?

“Një kohë, para tri viteve, 500-600 metra katrorë kanë qenë objektet, tash ka kalu në 2000-3000 metra katrorë, që po ka hapësirë. Atë hapësirë më së shumti me fol me përqindje, e kanë kërkesë kompanitë e teknologjisë, kompani softuerike, ku kanë numër të madh të stafit.” – përfundoi Canaj./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending