Connect with us

Infrastrukturë

Bllokohet tenderi 7 milionësh për sanitari të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar

Published

on

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka nënshkruar kontratë në vlerë rreth gjysmë-milioni euro për pastrimin e brendshëm të objekteve të QKUK-së përmes procedurës së negocuar pa publikim të njoftimit për kontratë. Kjo kontratë e cila është paraparë të zgjas 3 muaj, është nënshkruar përderisa një tender tjetër në vlerë mbi 7 milionë euro për të njëjtën çështje i hapur nga QKUK në fillim të muajit tetor ishte bllokuar në Gjykatën e tenderëve.

Kontrata në vlerë 462,802 euro, e cila u nënshkrua më 27 tetor 2023 përmes procedurës së negociuar, u lidh me operatorin ekonomik “Laguna SH.P.K”. Kjo kompani kishte kontratë 3-vjeçare me SHSKUK-në për pastrimin e brendshëm të QKUK-së nga viti 2020.SHSKUK kishte dërguar një letër te Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik më 23 tetor 2023, në të cilën kërkohej leje për përdorimin e procedurës së negociuar. Në letrën e tyre, SHSKUK e arsyeton shpalljen e tenderit përmes procedurës së negociuar.

Ata kanë thënë se ka rrezik për vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve të pastrimit dhe se mungesa e pastrimit, ku përfshihet edhe pastrimi i sallave të operacioneve dhe hapësirave që popullohen nga pacientët me patologji “do të rrezikonte edhe me paraqitjen e infeksioneve brenda-spitalore të cilat mund të rëndojnë apo edhe rrezikojnë shëndetin e pacientëve”.

Në një përgjigje për KALLXO.com, SHSKUK kanë thënë se edhe përkundër që i kanë kërkuar mendim KRPP-së, nuk kanë marrë përgjigje prej tyre.  Po ashtu, sipas Zyrës së Prokurimit të SHSKUK-së, procedura e negociuar që është përdorur në tenderin për pastrimin e brendshëm të objekteve të QKUK-së, është në harmoni me Ligjin për Prokurimin Publik.

Nga SHSKUK kanë thënë se kjo procedurë u përdor sepse në tenderin e hapur për këto shërbime pati ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Gjithashtu, ata kanë thënë se kontrata që është nënshkruar përmes procedurës së negociuar do të ndërpritet automatikisht në momentin që hyn në fuqi kontrata me procedurë të hapur.“

Autoriteti Kontraktues ka shpallur tender me procedurë të hapur të prokurimit për shërbimet e pastrimit të QKUK-së,  për tri vitet ardhshme mirëpo gjatë zhvillimit të kësaj procedure ka pas ankesa nga Operatorët Ekonomik në OSHP dhe lënda është duke u trajtuar nga Paneli Shqyrtues i OSHP-së. Për arsyet e cekura më lartë AK-SHSKUK, ka qenë e obliguar që të zhvilloj procedurë të negociuar  për tre muaj dhe të nënshkruaj kontratë, në kushtet e veçanta është shënuar një paragraf që përcakton se nëse hyn në fuqi kontrata me procedurë të hapur kontrata aktuale ndërpritet në mënyrë automatike” – thuhet mes tjerash në përgjigjen e SHSKUK-së.

Dy ditë pas nënshkrimit të kontratës përmes procedurës së negociuar, më 29 tetor 2023, në Gjykatën e tenderëve është dorëzuar ankesë nga operatori ekonomik “Krasniqi SH.P.K” për tenderin i cili ishte shpallur përmes procedurës së hapur.

Tenderi me procedurë të hapur – nga incimi deri tek ankesa në “Gjykatën e Tenderëve”

Tenderi “Pastrimi i hapësirave të brendshme, të objekteve të QKUK-së” me vlerë të parashikuar mbi 7.1. milionë euro ishte shpallur nga QKUK më 5 tetor 2023. QKUK kishte refuzuar tri kërkesa për rishqyrtim, dy me 26 tetor dhe një më 30 tetor. Më 29 tetor 2023, “Krasniqi SH.P.K” u ankua në Gjykatën e tenderëve me pretendimin se kërkesa e AK-së për të pasur një punëtor të kualifikuar për sanitari apo diçka të ngjashme është në kundërshtim me këtë procedurë pasi që ky tender ka të bëjë vetëm me pastrimin e brendshëm të objekteve dhe jo edhe sanitari./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending