Connect with us

Trashëgimia

Promovohet libri “Kraja: Rehabilitimi dhe promovimi kulturor. Vështrim historik, kulturor dhe arkitekturor”

Published

on

Promovohet libri “Kraja: Rehabilitimi dhe promovimi kulturor. Vështrim historik, kulturor dhe arkitekturor”

Arkitekti Korab Kraja, ka botuar librin me titull “Kraja: Rehabilitimi dhe promovimi kulturor. Vështrim historik, kulturor dhe arkitekturor”.

Kraja librin e ndau edhe për pjesëmarrësit e kampit dhe udhëheqësit e YARL, duke u pasuruar kësisoj bibliotekën me literaturën profesionale secilit prej tyre.

Libri merr për bazë të dhënat studimore dhe hulumtuese historike, gjeografike, ndërtimore, etnosin, legjendat, ngjarjet e personalitetet që përbëjnë korpusin e vlerave historike, shpirtërore, estetike dhe natyrore që ndihmojnë në përcaktimin e trashëgimisë kulturore dhe orientimin e trevës së Krajës drejt zhvillimit me anë të parimeve të mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë materiale dhe jomateriale.

Studimi, poashtu synon që këtë trevë ta trajtojë për herë të parë edhe për nga rrafshi i trashëgimisë arkitekturore, që përbën pjesën më të rëndësishme të librit. Treva etnografike e Krajës shoqërohet me tiparet dalluese dhe përcaktuese të identitetit të peizazhit kulturor dhe përbën kështu, një potencial të rëndësishëm studimor.

Duke i parë mangësitë dhe kërcënimet që ka dhe i kanosen Krajës, është menduar prej fillimit një rehabilitim i saj. Rehabilitimi, i shprehur si koncept i mbrojtjes, është bërë me promovimin e trashëgimisë kulturore. Kësisoj, rehabilitimi do të bashkëveprojë me promovimin dhe kështu, këto dy koncepte do ta plotësojnë njëra-tjetrën.

Prandaj, le të jetë ky punim një kontribut për plotësimin e boshllëkut të deritashëm në literaturën kërkimore e profesionale dhe le të bëhet faktor shtysë për studimet e mëtutjeshme për një trevë, si kjo e Krajës, me burime të pashterrura arkitekturore, etnografike dhe kulturore në përgjithësi../Media Ndërtimi.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending