Connect with us

Trashëgimia

Manifesta 14 sjell kujtimet kolektive për ish-bibliotekën Hivzi Sylejmani

Published

on

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në lansimin e publikimit për kujtesën kolektive të ish-Biblotekës Hivzi Sylejmani, të premten më 06 maj, prej orës 18.00 në ish-biblotekën Hivzi Sylejmani.

Publikimi ka eksploruar kujtimet e qytetarëve dhe është̈ realizuar nga departamenti ynë i edukimit në bashkëpunim me Fondacioni 17.

Ky hulumtim ka ndihmuar ekipin e Manifesta 14 Prishtina për të kuptuar të kaluarën dhe kjo njohuri ka shërbyer si pikënisje për aktivitetet e ardhshme të Manifesta 14 në këtë hapësirë, duke kontekstualizuar institucionin ndërdisiplinor që do të ndërtohet aty dhe rolin e tij për këtë vend të veçantë, si dhe për qytetin e Prishtinës.

Kjo është ngjarja e fundit publike në hapësirë̈ ​​para fillimit të rinovimit dhe hapjes së institucionit të ri në fillim të bienales./Media Ndërtimi.

Trashëgimia

Artizanët e Kosovës, thirrje për ruajtjen e traditës së punimit të filigranit

Published

on

Artizanët e filigranit në Kosovë po bëjnë thirrje për më shumë ndihmë për ta mbajtur gjallë këtë traditën shekullore të punimeve të tyre. Arti i punimit të fijeve të holla metalike për të krijuar stoli të ndërlikuara dhe të bukura argjendi, të njohura si filigran, është ngulitur thellë në identitetin dhe trashëgiminë e Kosovës.

Në një argjendari në Prizren, një numër i vogël artizanësh të filigranit punojnë për të ruajtur traditën e tyre në këtë art.

Qyteti i Prizrenit ka një reputacion ndërkombëtar dhe konsiderohet një qendër e prodhimit të bizhuterive, raporton Zëri i Amerikës.

Për shekuj me radhë, zejtarët këtu kanë punuar me vegla dore primitive duke prodhuar gjithçka, nga unazat, vathët dhe varëset deri te kutitë dhe taketuket e duhanit, të cilat më pas i kanë tregtuar në mbarë botën.

64-vjeçari Bashkim Tejeci shpjegon me pasion se si mjeshtrit e vjetër të shekullit të kaluar, prindërit dhe gjyshërit e tij, krijuan një kompani për punimin e filigranit në vitin 1946.

Filigrani ka qenë prej kohësh një biznes familjar.

“Me të vërtetë ka qenë një zeje, një zanat apo një organizatë për të cilën ia vlente të punoje dhe të humbje rininë, duke punuar për të”, thotë ai.

Dikur një punishte me 150 mjeshtër, kompania tashmë e riemërtuar ‘Filigran Shpk’, tani ka vetëm pesë mjeshtër që punojnë së bashku.

Ari, argjendi apo metale të tjera të çmuara shkrihen, kthehen në fije të holla metali dhe kthehen në stoli të ndryshme. Disa prej tyre zbukurohen me gurë të çmuar.

Teknika është aq e qëndrueshme sa një produkt i prodhuar një shekull më parë mund të riparohet dhe lehtësisht të kthehet në një gjendje të re, thotë zoti Tejeci.

“E ndjej veten shumë mirë këtu. Është një veprimtari që jep qetësi sepse çdo herë prodhon diçka tjetër”, thotë 76-vjeçarja Fatime Baruti, e cila filloi të merrej me punimin e filigranit rreth 50 vjet më parë.

Këta argjendarë thonë se brezit të ri i mungon interesi për zanatin e tyre, edhe pse të rejat, kryesisht nënat e reja, janë të prirura ta mësojnë zanatin dhe të punojnë nga shtëpia.

Kompania e re private, Filigran, ka raportuar probleme në përmbushjen e porosive në periudhat e ngarkuara të vitit, si sezoni veror i dasmave, për shkak të mungesës së artizanëve të trajnuar.

“Kemi marrë ndihmë nga komuna dhe organizata UNDP për organizimin e kurseve të trajnimit. Por, ndihma nuk ka qenë e madhe. Ne po përpiqemi të hapim një shkollë të filigranit për trajnimin e artizanëve të rinj për tre ose katër vite dhe pastaj punësimin e tyre këtu”, thotë Faik Bamja, menaxher i organizatës Filigran.

Humbja e kësaj tradite, që ka ekzistuar për një kohë të gjatë në historinë e Kosovës, do të shkakonte një keqardhje të madhe për mjeshtrin e punimit të filigranit, Bashkim Tejeci.

“Zanatet, që kanë një vlerë të madhe, është mirë që shoqëria dhe qeveria mos t’i lejojë të zhduken sepse kjo nuk do të ishte vetëm një humbje shtetërore, por edhe një humbje kombëtare”, thotë ai.

Continue Reading

Trashëgimia

Më shumë se 1247 artefakte të Kosovës janë transportuar në Beograd, nuk janë kthyer ende në vendin e origjinës

Published

on

EC Ma Ndryshe ka realizuar ekspozitën njëditore “Artefaktet e Kosovës të marra nga Serbia”. Në këtë aktivitet, të mbajtur në sheshin e Lidhjes në Prizren, për publikun përmes fotografive janë shpalosur 64 artefakte të Kosovës të marra nga Serbia, si përpjekje për të kthyer vëmendjen për këtë çështje të ndjeshme.

Kjo ekspozitë është thirrja e radhës për të shprehur rëndësinë e kthimit të këtyre artefakteve në vendin e tyre të origjinës. Njëherësh i mundëson publikut që të shoh për së afërmi një pjesë të pasurisë së çmuar kulturore të Kosovës, që vazhdon të mbahet peng në Serbi.

Për më shumë se dy dekada, Serbia ka marrë dhe kontrollon një gamë të gjerë të artefakteve të Kosovës. Në këtë periudhë, është dokumentuar se më shumë se 1247 artefakte janë transportuar në Beograd për një ekspozitë dhe nuk janë kthyer më në vendin prej nga janë marrë.

EC konsideron se institucionet shtetërore të Kosovës duhet të vazhdojnë përpjekjet për të negociuar kthimin e këtyre, një proces ky i ndjeshëm që duhet të mbështetet në mënyrë aktive edhe nga komuniteti ndërkombëtar për të siguruar që pasuria kulturore e Kosovës të kthehet në vendin e saj të origjinës.

Thirrja është e qartë: kthimi i artefakteve duhet të ndodh, në mënyrë që të korrigjohet padrejtësia ndaj trashëgimisë kulturore të Kosovës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Fillon realizimi i projektit për të ruajtur dhe mbrojtur historinë e pasur të Dresnikut

Published

on

Dokumentimi i Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut aktualisht është duke u zhvilluar përmes përdorimit të pajisjeve të avancuara të teknologjisë.

Ky projekt mbështetet nga MKRS dhe Ambasada SHBA-së në Prishtinë, me partnerin zbatues CHwB Kosova.

“Le të festojmë së bashku trashëgiminë e Dresnikut dhe të krijojmë një trashëgimi të qëndrueshme për brezat që do të vijnë.”, shkruan në njoftimin e Ministrisë së Kulturës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending