Një nga praktikuesit më përparimtarë dhe profesionalë të arkitekturës në të gjithë botën, Henning Larsen, ka zbuluar planet për Muzeun Universitar të Arktikut Norvegjez i cili do të evokojë një kaskadë fenerësh prej qelqi në brigjet e Tromso-s, qytet në veri të Norvegjisë, shkruan Dezeen, transmeton Ndërtimi.info.
Muzeu Universitar i Arktikut të Norvegjisë do të përmbajë një përzierje të artefakteve kulturore dhe arkiva të historisë natyrore të cilat i posedon në pronësi Universiteti i Tromso-s.
Ndërsa i ofron universitetit mjete të përmirësuara, ambicia e Henning Larsen është të përdorë projektin si një mundësi për t’i ofruar qytetit një monument të ri kulturor. Prandaj, propozimi i prioritizon lidhjet e forta me rrethinën e tij dhe ka një formë të guximshme që i ngjan një “grupi të fenerëve me ngjyra të ndezura”.
“Projekti bashkon dy programe që kanë qenë të bëra për objekte të ndara: muzeu dhe objektet kërkimore,” tha studio për Dezeen. “ kështu që ndërtesa e re do të ju mundësojë kërkuesve që të punojnë më nga afër me koleksionet”, kanw shtuar nga kjo studio.
“Për më tepër, muzeu është vendosur sot në majën jugore të ishullit, mjaft larg nga qendra e qytetit. Kështu që lëvizja e lokacionit të muzeut do të sjellë prezencë të kulturës në qendër, ndërsa të kundërtën do t’a bënte vendosja e saj në ndonjë skaj”, vazhdoi studio.
“Bregu ujor në Tromso është mjaft industrial dhe ka qenë kështu për shumë kohë me radhë. Përderisa industria fillon të bëhet më pak prezente në qytet ose së paku më pak prezente në qendër të qytetit, mundësia për rritjen e hapësirës publike dhe jetën kulturore vetëm sa rritet”, kanw potencuar ata
Ky muze u dizajnua nga Henning Larsen në bashkëpunim me COWI, Borealis dhe SLA.
Kur të komletohet do të ketë 19,700 metra katrorë dhe do të shtrihet në pjerrtësinë krahas dyqanit ekzistues të koleksioneve të universitetit.
Prioritet i Henning Larsen për shtrirjen e objektit të ri është lidhja që do të ketë me qendrën e qytetit për arsye të tërheqjes së vizitorëve, po ashtu të sigurohet se gjatë gjithë kohës të ketë çasje në një pjesë të qytetit. Për të arritur këtë nëpër qendër të muzeut do të kalojë një shteg i cili ka dalje në pjesën kryesore të qytetit. Pastaj dy shtigje tjera do të kenë prerje me shtegun kryesor dhe ata do të lidhin me lagjet e afërta.
Në plan muzeu ndahet në katër vëllime të dallueshme që i ngjajnë një tërfili me 4 gjethe, ndarje që do zvogëlojë ndikimin vizual të muzeut. Katër volumet do të unifokohen me materialin ndërtues që përfshin një bazë të fortë prej guri e cila futet në kodër. Mbi të, katet e sipërme do të jenë të mbështjellura me qelq ngjyrq qumështi për të krijuar dukjen e fenerit.
Përbrenda muzeu do të përmbajë një numër të ekspozitave dhe mjeteve kërkimore. Në tavanin e hollit më të madh të ekspozitave do të jetë i varur një skelet i një balene të kaltër. Diku në hapësirat e tij muzeu do të ketë sallë me 200 vende, dhoma të studimeve dhe hapësira të arkivit. Punimet e brendshme do të jenë prej drurit për të bërë një “ thyerje të vogël” të dizajnit të jashtëm.
Si pjesë të projektit, Henning Larsen ka punuar shumë me SLA-në për të zhvilluar hapësirës shtrirëse të muzeut. Kjo përfshinë një amfiteatër të madh me pjerrtësi shkallore për të dyfishuar hapësirën e cila do të jetë e nevojshme për ngjarje dhe tubime publike. Aty gjithashtu do të ketë kopshte dhe oborre që do të përdoren për ekspozimin e “një koleksioni të gjallë rë botanikës dhe gjeologjisë” nga Tomoso dhe regjioni Arktik.
“ Peisazhi është me të vërtetë pjesë e muzeut, është një mundësi fantastike për të tërhequr vizitorë në koleksionin e brendshëm dhe të jashtëm të muzeut”, spjegoi studioja.
Henning Larsen është një firmë e arkitekturës e cila është themeluar në vitin 1959 në Kopenhagë nga arkitekti danez Henning Larsen. Sot kjo kompani udhëhiqet nga Mette Kynne Fandsen dhe Louis Becker dhe është shpërblyer së fundmi me Çmimin Evropian për Arkitekturë.
You must be logged in to post a comment Login