Aktuale
Për 18 vjet ATK-ja inkasoi 5.2 miliardë euro
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri ka mbajtur sot konferencë për media, me rastin e 18-vjetorit të themelimit të ATK-së, si dhe 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në këtë konferencë u prezantua zhvillimi i administratës tatimorë ndër vite, me ç ‘rast drejtori Imeri shpalosi disa nga arriturat të cilat kanë ndikuar mjaft mirë në rritjen e përmbushjen vullnetar, si dhe ngritjen e shërbimeve efikase ndaj tatimpaguesve, tranmeton InfoKomuna.
Gjatë kësaj konference drejtori Imeri tha se ATK është institucion i cili përgjatë këtyre 18 viteve ka arritur të jete e konsoliduar për zbatimin e të gjitha obligimeve të përcaktuara me ligj, si dhe të gjitha reformave të cilat kanë ndodh në Republikën e Kosovës, po ashtu edhe përgatitjen për reformat që do të ndodhin gjatë këtij viti.
Drejtori ndër tjera, foli edhe për historikun e zhvillimit të ATK-së, ku përmendi shumë sfida, me të cilat janë përballur zyrtaret tatimor gjatë zbatimit të Legjislacionit Tatimore.
Më tej Imeri, përmendi se performanca e të hyrave, për të cilën tha se është rezultat i ngritjes së nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve, punës së palodhshme të zyrtarëve të administratës tatimore, modernizimit të shërbimeve tatimore dhe rritjes së komunikimit me tatimpaguesit.
Të hyrat e inkasuara për gjatë këtyre 18 viteve janë në vlerë 5.2 miliard euro, ndërsa për muajin Janar 2018 kanë shënuar rritje për 6 milionë euro ose 13 % më shumë se muaji janar i vitit 2017, vlera e inkasuar për muajin janar është 51.4 milionë euro, ndërsa në raport me planin janë realizuar më shumë të hyra në vlerë prej 2.6 milionë euro ose mbi 5.3 %.
Gjatë kësaj konference po ashtu u promovua ueb-faqja e ATK-së, e cila është ri-dizajnuar që të jetë sa më e lehtë për përdorim nga ana e tatimpaguesve.
Në fund të kësaj konference, u ritheksua zotimi i drejtorit të Përgjithshëm se do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje, që të avancojmë edhe më tutje ofrimin e shërbimeve profesionale dhe në kohë për tatimpaguesit.
Aktuale
Një kompani ndërtimi kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve
Aktuale
“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024
Aktuale
Vazhdon organizimi i punëtorive me komunat partnere në kuadër të aktivitetit Qeverisja e Pronës
-
Infrastrukturë23 hours ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Aktuale24 hours ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë1 day ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë26 mins ago
Komuna e Prishtinës përzgjedh fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës
-
Infrastrukturë21 hours ago
Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes?
-
Infrastrukturë2 days ago
Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York
-
Infrastrukturë2 days ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë2 days ago
Hapësirat publike dhe roli i tyre kryesor në ndërtimin e qëndrueshmërisë klimatike