Connect with us

Intervista

Pavarësisht vështirësive ekonomike, tregu i pasurive të paluajtshme nuk do të bjerë

Published

on

Intervistë me Reinaldo Pipiria, Drejtor ekzekutiv i NAREA (Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme).

Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme (NAREA) nuk vëren shenja flluske që mund të çojnë në rënie të tregut të pasurive të paluajtshme në një të ardhme të afërt.

Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv, thotë në një intervistë për “Monitor” se kategoritë kryesore të blerësve në tregun e pasurive të paluajtshme janë familjet e reja, që vendosen kryesisht në zonat periferike, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe shtetasit e huaj, si edhe profesionistët e lirë me të ardhura të larta, që investojnë në prona një pjesë të kursimeve.

Sipas vrojtimeve periodike të Bankës së Shqipërisë, por edhe në perceptimin e agjentëve imobiliarë dhe publikut, në vitet e fundit ka rritje të vazhdueshme të çmimeve të pronave. Në këndvështrimin tuaj, ku po mbështetet kërkesa për blerje të pasurive të paluajtshme? 

Sipas shifrave të INSTAT, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri është rreth 950 milionë euro. Ky treg i njohur, për mendimin tim, është i përbërë nga:

1-360 milionë euro financuar si kredi për shtëpi nga bankat në vend gjatë 2021 dhe me sa kuptohet këtë 6-mujor të parë të 2022, trendi i financimit nga sektori bankar vazhdon të jetë rritës, duke e ngritur portofolin (outstanding) e kredive hipotekore në nivelin e 1.3 miliardë eurove.

2-Nëse ndjekim logjikën, e mbështetur dhe në përvojën e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme në NAREA, që kur merr një kredi për shtëpi, kredimarrësi ka paguar tashmë mesatarisht 20-30% me kursimet e veta dhe vlera e kredisë është përafërsisht 70-80% e vlerës së shtëpisë, atëherë financimit prej 360 milionë euro i kemi bashkëngjitur tashmë dhe 120-140 milionë euro. Pra, pjesa e tregut që ndërvepron dhe fuqizohet nëpërmjet kredimarrjes është pothuajse 480 milionë euro.

3-Gjatë 2021, Investimet e Huaja Direkte arritën në vlerën 1.03 miliardë euro, nga të cilat 191 milionë euro ishin drejtpërdrejtë për Pasuri të Paluajtshme.

4-Gjatë 2021, remitancat në vend arritën nivelin e 761 milionë eurove. Nuk ka një studim se ç’pjesë e remitancave ka shkuar në pasuri të paluajtshme, por nëse mbajmë parasysh që Pasuritë e Paluajtshme në ekonomi kanë peshën e 7-10% të PBB, mund të supozojmë se 7% e remitancave, të paktën 54 milionë euro duhet të ketë shkuar për Pasuri të Paluajtshme.

5-Ne si NAREA jemi në 20% të tregut të Pasurive të Paluajtshme, e gjitha e kanalizuar nëpërmjet infrastrukturës bankare. Në bazë të statistikave tona, 70-80% e klientëve tanë janë kredimarrës dhe blerjen e tyre e fuqizojnë nëpërmjet një financimi dhe 20-30% e klientëve tanë arrijnë të blejnë pa kredi. Nëse ndjekim të njëjtin proporcionalitet, atëherë rreth 225 milionë euro janë transaksione pa kredi, pra kursime/pasuri/trashëgimie.

Cilët janë tipologjitë kryesore të investitorëve në prona gjatë viteve të fundit? 

Nëse marrim në konsideratë lëvizshmërinë e stokut, cilat tipologji pronash janë më të tregtueshme dhe qarkullojnë më shpejt, p.sh., për qytetin e Tiranës, apartamentet që absorbohen më shpejt janë ato të fashës 800-1,200 Euro/m², rezulton se për kryeqytetin janë kryesisht familjet e reja që stacionohen në periferi, në kufijtë e unazës se jashtme të qytetit si dhe familje me bashkëshortë, pjesëtarë të stabilizuar në karrierën e tyre dhe me akses lehtësisht sektorin financiar.

Rreth 50% (480-500 milionë euro) e tregut të pasurive të paluajtshme konsumohet nga kjo tipologji blerësish, të cilët kanë krijuar një pjesë të kursimeve gjatë 15 viteve punë pas studimeve ose që kanë një ndihmë/dhuratë/borxh nga trungu familjar, nga i cili janë shkëputur.

Tipologjia e dytë është ajo e shqiptarëve që kanë emigruar në dekadën e fundit, si dhe e të huajve që vendosin të kenë një shtëpi të dytë në Shqipëri.

Këta janë blerësit, që për shkak të pozicionit të Shqipërisë, klimës, sistemit të favorshëm të taksimit në krahasim me vendet ku jetojnë, vendosin të kenë një pronë në Shqipëri dhe injektojnë bashkë në sektorin e pasurive të paluajtshme rreth 250 milionë euro në vit, pothuajse 25% të tregut.

Tipologjia e tretë është ajo individëve shumë të suksesshëm në profesionet e lira dhe ato që mund të ofrohen dhe privatisht si mjek, noter, avokat, konsulencat financiare, pra, individë me sukses në profesionin dhe sipërmarrjet e tyre prej 20 vitesh dhe që kanë mjaftueshëm kursime, kryesisht pa nevojën e financimeve ndihmëse dhe që realisht blerjen e një apartamenti e shikojnë si një investim afatgjatë, sidomos në sfondin e krizave të njëpasnjëshme. Kjo tipologji përfaqëson kryesisht 25% të tregut

Duke pasur parasysh dinamikat e tregut të pronave në vitet e fundit dhe pritshmërive që ju keni për të ardhmen, cilat prona mund të jenë sot investimet më të mira, qoftë sipas llojit të pasurisë, apo zonave gjeografike ku janë të vendosura?

Bazuar në zhvillimet e 2019-2021, tre janë këshillat që mund të japim:

1.Mund të investoni në kryeqytet, kërkoni tregun për pasuri lehtësisht të tregtueshme, pasuri të cilat përvoja ka treguar se pavarësisht stinës, absorbohen lehtësisht nga tregu. Këto janë apartamente me sipërfaqe mesatare 100-120 metra katrorë dhe me vlerë 80,000-12,000 euro.

2.Mund të investoni në bregdet, por lokacione lehtësisht të arritshme nga qendrat ekonomike, fakt që do t’i shtonte mundësitë e përfitimeve në 12 muajt e vitit.

3.Mund të investoni në Ultësirën Perëndimore, në vende ku tokat janë jo prodhuese, me pozicion të favorshëm dhe të përshtatshme për projekte në lidhje me fushën e energjisë, e cila do të gjenerojë më shumë të ardhura në këtë dekadë./ Media Ndërtimi

Intervistë e realizuar nga Monitor.al (https://www.monitor.al/nuk-presim-flluske-ja-cilet-jane-bleresit-kryesore-ne-tregun-e-pronave-2/?fbclid=IëAR3rKGQLc34NQa5ëy7fDZFE30hIxcLVZaqPËas74S1luzuQf04Dxg57ICs8)

Vëreni dinamika ndryshimi në raportin mes çmimit mesatar të qirave dhe shitjeve në treg? 

Në fakt, të dyja kanë njohur trend rritës, duke ecur paralelisht.

Në disa momente, ndikuar nga faktorë të ndryshëm.

Qiratë janë rritur, për shkak të zhvendosjes menjëherë nga banesat e dëmtuara nga tërmeti, duke shkaktuar kërkesë surprizë drejt atyre më të sigurta/cilësore; zhvendosjes për shkak të projekteve të rindërtimit në zona të caktuara (pra, aty ku shteti ka shpronësuar për rindërtim); për shkak të tërheqjes nga stoku për qira afatgjata i shumë apartamenteve dhe destinimi i tyre për biznesin e qirave ditore (AirBnB, Booking) por dhe për shkak se sot, nëse dëshiron të marrësh me qira një apartament të ndërtuar pas 2015-s, me shumë mundësi ai është ndërtuar shumë më mirë, më cilësor dhe ka kushtuar 30-40% më tepër se stoku i para këtij viti.

Ndërkohë që çmimet mesatare të shitjes janë rritur, nga presioni për t’u shërbyer i një kërkese e akumuluar për 7-8 vite; nga investime dhe angazhime disavjeçare, si të pronarëve të trojeve, zhvilluesve të pasurive dhe ndërtuesve, për të cilat kërkohet kthim i përfitimeve të munguara dhe të shtyra në kohë si pasojë e mungesës së lejeve të ndërtimit midis 2008-2015; nga rritja e barrës fiskale dhe taksave, si dhe tarifave të lidhura me proceset e ndërtimit dhe zhvillimit të pronës; si dhe më së fundmi, për shkak të rritjes jo vetëm të kostove të logjistikës, por dhe të vetë materialeve të ndërtimit.

Vëreni dinamika ndryshimi në raportin mes çmimit mesatar të qirave dhe shitjeve në treg? 

Në fakt, të dyja kanë njohur trend rritës, duke ecur paralelisht.

Në disa momente, ndikuar nga faktorë të ndryshëm.

Qiratë janë rritur, për shkak të zhvendosjes menjëherë nga banesat e dëmtuara nga tërmeti, duke shkaktuar kërkesë surprizë drejt atyre më të sigurta/cilësore; zhvendosjes për shkak të projekteve të rindërtimit në zona të caktuara (pra, aty ku shteti ka shpronësuar për rindërtim); për shkak të tërheqjes nga stoku për qira afatgjata i shumë apartamenteve dhe destinimi i tyre për biznesin e qirave ditore (AirBnB, Booking) por dhe për shkak se sot, nëse dëshiron të marrësh me qira një apartament të ndërtuar pas 2015-s, me shumë mundësi ai është ndërtuar shumë më mirë, më cilësor dhe ka kushtuar 30-40% më tepër se stoku i para këtij viti.

Ndërkohë që çmimet mesatare të shitjes janë rritur, nga presioni për t’u shërbyer i një kërkese e akumuluar për 7-8 vite; nga investime dhe angazhime disavjeçare, si të pronarëve të trojeve, zhvilluesve të pasurive dhe ndërtuesve, për të cilat kërkohet kthim i përfitimeve të munguara dhe të shtyra në kohë si pasojë e mungesës së lejeve të ndërtimit midis 2008-2015; nga rritja e barrës fiskale dhe taksave, si dhe tarifave të lidhura me proceset e ndërtimit dhe zhvillimit të pronës; si dhe më së fundmi, për shkak të rritjes jo vetëm të kostove të logjistikës, por dhe të vetë materialeve të ndërtimit

Besoni se shtrenjtimi i kredisë do të frenojë kërkesën dhe rritjen e çmimeve në tregun e pronave? 

Nëse portofoli i kredisë për shtëpi do të ishte vetëm në monedhën vendase, patjetër që një rritje e normës bazë të interesit mbi nivelin 1.5%, rritje të shpejta të Yield-it të Bonove të Thesarit (si komponent i zakonshëm i formulës gjatë një kredimarrje) mbi 6.5%, si dhe perceptimi i rreziqeve të shtuara, duke imponuar spread më të gjera se 1.5%, do të shkaktonin tkurrje të sigurt të kërkesës.

Deri tani, këto parakushte duken ende jo shumë afër. Aktualisht, kur flasim për efektshmëri të politikave normalizuese të BSH në tregun e pasurive të paluajtshme, duhet të mbajmë në konsideratë që vetëm 25% e këtij tregu është i lidhur drejtpërdrejtë me monedhën vendase dhe financimin e saj. Pjesa tjetër, prej 75% është në monedhën e huaj.

Nga kjo, 30% ndikohet nga zhvillimet e Euros në tregun ndërkombëtar, ku nga maj 2022, Euribor po njeh veç rritje duke arritur në nivelin e 1% dhe Banka Qendrore Europiane pas 11 vjetësh ngriti Normën Bazë të Interesit në 0.5%.

Por, nën presionet zhvleftësuese të Euros kundrejt Lekut, nën minimumet historike, me tendencat rritëse të depozitave brenda sektorit bankar si dhe me flukset e larta hyrëse të Euro deri në fund shtatorit, do të jetë i pasigurt efekti i zhvillimeve të tregjeve ndërkombëtare që transferohen brenda ekonomisë shqiptare në tregun e pasurive të paluajtshme.

Duke pasur parasysh dinamikat e tregut të pronave në vitet e fundit dhe pritshmërive që ju keni për të ardhmen, cilat prona mund të jenë sot investimet më të mira, qoftë sipas llojit të pasurisë, apo zonave gjeografike ku janë të vendosura?

Bazuar në zhvillimet e 2019-2021, tre janë këshillat që mund të japim:

1.Mund të investoni në kryeqytet, kërkoni tregun për pasuri lehtësisht të tregtueshme, pasuri të cilat përvoja ka treguar se pavarësisht stinës, absorbohen lehtësisht nga tregu. Këto janë apartamente me sipërfaqe mesatare 100-120 metra katrorë dhe me vlerë 80,000-12,000 euro.

2.Mund të investoni në bregdet, por lokacione lehtësisht të arritshme nga qendrat ekonomike, fakt që do t’i shtonte mundësitë e përfitimeve në 12 muajt e vitit.

3.Mund të investoni në Ultësirën Perëndimore, në vende ku tokat janë jo prodhuese, me pozicion të favorshëm dhe të përshtatshme për projekte në lidhje me fushën e energjisë, e cila do të gjenerojë më shumë të ardhura në këtë dekadë./ Media Ndërtimi

Intervistë e realizuar nga Monitor.al (https://www.monitor.al/nuk-presim-flluske-ja-cilet-jane-bleresit-kryesore-ne-tregun-e-pronave-2/?fbclid=IëAR3rKGQLc34NQa5ëy7fDZFE30hIxcLVZaqPËas74S1luzuQf04Dxg57ICs8)

Continue Reading

Intervista

Filloi si punëtor sezonal në ndërtim, shqiptari nga Zvicra arriti të bëhet pedagog universitar

Published

on

Naxhi Selimi ka kaluar nga pozita e punëtorit sezonal në ndërtim, në shkallën e lektorit të gjermanishtes  në Universitetin e Edukimit në Schwyz.

Nëse në Zvicër ekziston diçka si ëndrra amerikane e tipit “nga pastruesi i enëve te milioneri”, atëherë biografia profesionale e Naxhi Selimit e pasqyron këtë më së miri për rrethanat zvicerane. Ai, gradualisht ka kaluar nga pozita e tij si punëtor sezonal në ndërtim dhe pastrim, në shkallën e lektorit të gjermanishtes  në Universitetin e Edukimit në Schwyz.

Në një intervistë të zhvilluar me të, z. Selimi flet për rrugën e tij profesionale në Zvicër, për sistemin arsimor zviceran, problemet specifike me të cilat përballen gjatë shkollimit nxënësit dhe familjet me prejardhje të huaj etj.

Albinfo.ch: Z. Selimi, a mund të na tregoni diçka për karrierën dhe historinë tuaj të suksesit si emigrant në Zvicër?

Naxhi Selimi: Unë vij nga Maqedonia e Veriut dhe tashmë kam kaluar më shumë se gjysmën e jetës sime në Zvicër. Karriera ime është jospektakulare.

Kam studiuar gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Prishtinës, në Kosovë. Këtu në Zvicër jam kualifikuar si mësues i shkollës fillore dhe të mesme. Kam doktoruar në shkencat e arsimit në Universitetin e Oldenburgut në Gjermani dhe në studimet kulturore dhe letrare në Universitetin e Shkupit, në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë katër viteve të para si punëtor sezonal në Zvicër, kam punuar si punëtor ndihmës në pastrim dhe ndërtim, pastaj si përkthyes zyrtar në Bernë, mësues i shkollës fillore në Cyrih, asistent kërkimor në Drejtorinë Arsimore të Cyrihut, asistent i lartë në Universitetin e Fribourgut dhe që nga viti 2014 si mësues i gjermanishtes në kantonin Schwyz. Gjuhët dhe arsimi janë dy fusha që kanë formësuar jetën time profesionale për më shumë se tridhjetë vjet. Për mua, gjuhët janë shumështresore dhe magjepsëse.

Arsimi ka të bëjë me të gjithë dhe është një nga burimet më të rëndësishme në shoqërinë zvicerane. Prandaj është një privilegj për mua të kontribuoj në fushën e gjuhës dhe arsimit. Rruga ime e karrierës në Zvicër është mjaft atipike, por korrespondon me atë të një personi me prejardhje migrimi që ka ecur përpara në atdheun e ri me zell, disiplinë, këmbëngulje dhe kureshtje: punëtor ndihmës, përkthyes, mësues, asistent hulumtues, asistent i lartë, profesor.

Albinfo.ch: Çfarë mund të na thoni për historinë e shkollave fillore në Zvicër?

Naxhi Selimi: Një përshkrim i hollësishëm i zhvillimit historik të shkollës fillore zvicerane do të dilte jashtë qëllimit të kësaj interviste. Për këtë arsye unë po kufizohem në disa pika kyçe: Shkolla fillore e sotme e ka origjinën në shekullin e 17-të. Megjithatë, fillimisht ishte konfesionale (fetare). Vetëm nga mesi i shekullit të 19-të ajo u themelua si shkollë fillore shtetërore, publike.

Në vitin 1832 u miratua një ligj arsimor. Pas kësaj, shkollës fillore iu dha plani mësimor dhe materialet mësimore të detyrueshme. Shkolla fillore u bë kështu shtylla kurrizore e sistemit shkollor dhe si e tillë, u pasqyrua në jetën shoqërore. Që atëherë, shkollimi ishte i detyrueshëm për gjashtë vjet, njëlloj si për vajzat ashtu dhe për djemtë.

Fillimisht, kriteret kantonale kërkonin që në shkollën fillore duhet të mësohen: feja, leximi, shkrimi, aritmetika dhe këndimi. Materiali shkollor, i cili më pas përfshinte edhe lëndë reale si historia, gjeografia dhe historia e natyrës, u laicizua në një farë mase dhe u zhvillua kështu në arsim të përgjithshëm.

Arsimi fillor financohej nga shteti, megjithëse në varësi të zhvillimeve politike dhe ekonomike, ndonjëherë kishte dallime të mëdha, jo vetëm në Zvicër, por në mbarë Evropën. Në Zvicër, për shembull, kantonet e zhvilluan sistemin shkollor kryesisht në mënyrë autonome, sepse qeverisë federale, kur ajo u themelua në vitin 1848, nuk i ishin dhënë kompetenca për të kontrolluar dhe zhvilluar shkollat ​​fillore.

Me rritjen e industrializimit, urbanizimit dhe modernizimit social, shkolla fillore u zhvillua në një sistem të mbështetur gjerësisht. Këtu duhet përmendur se cilësia e kushteve në atë kohë nuk duhet të krahasohet me shkollën fillore të sotme në Zvicër: klasat ishin shumë më të mëdha se sot, ato ishin të pajisura shumë ndryshe dhe mësuesit paguheshin dhe trajnoheshin ndryshe. Në ndryshim nga sot, shkolla fillore nuk ishte e organizuar në mënyrë uniforme në atë kohë. Vetëm në shekullin e 20-të sistemi shkollor gjeti gjithnjë e më shumë mbështetje nga popullata e përgjithshme. Kur shteti mori përsipër ofrimin e arsimit, mësuesit u trajnuan në kolegjet e trajnimit të mësuesve dhe përfundoi mbikëqyrja fetare e shkollave.

Drejtuesit e punësuar të shkollave kishin për detyrë t’u jepnin fëmijëve të moshës shkollore përmbajtje arsimore laike dhe vlera qytetare.

Albinfo.ch: Nxënësit e mirë sjellin nota të mira në shtëpi, ndërsa për notat e këqija janë fajtorë fëmijët. A do të thotë kjo se detyra/përgjegjësia e prindit për rritjen e fëmijëve me kaq është kryer apo, e thënë ndryshe, si do ta ndriçonit këtë shprehje nga pikëpamja pedagogjike?

Naxhi Selimi: Edhe kjo pikë duhet parë në një mënyrë të diferencuar, sepse prindërit, veçanërisht ata pa njohuri të pamjaftueshme të gjermanishtes, mund t’i mbështesin fëmijët e tyre vetëm në një masë të kufizuar ose aspak në çështjet e shkollës. Nga pikëpamja shkollore, përgjegjësia për suksesin apo dështimin në shkollë nuk është vetëm e fëmijës, por duhet të bëhet dallimi ndërmjet fushës së përgjegjësisë së mësuesit, prindërve dhe fëmijës. Por kur prindërit nuk kanë kohë të mjaftueshme apo kompetencë gjuhësore për të ndihmuar fëmijët e tyre, atëherë rasti është pak më i veçantë. Sepse këta fëmijë i janë lënë vetvetes dhe janë të mbingarkuar nga shkalla gjithnjë në rritje e vështirësisë së materialit shkollor.

Është e padiskutueshme që fëmijët kanë nevojë për mbështetjen e prindërve të tyre, pavarësisht se sa të talentuar për shkollë janë ata. Të ashtuquajturit prindër “larg arsimit” shpesh nuk janë të vetëdijshëm se përzgjedhja bëhet herët në sistemin shkollor zviceran dhe supozojnë se fëmijët e tyre disi do t’ia dalin vetë. Nga biseda me shumë prindër migrantë, e di se shumë prej tyre kënaqen shpejt dhe, sapo të bëhet transferimi, duhet të kuptojnë se performanca e fëmijëve të tyre nuk është e mjaftueshme për t’u caktuar në një departament shkolle më kërkues.

Prandaj do të doja t’i inkurajoja të gjithë prindërit që të mos i lënë asgjë rastësisë dhe të shoqërojnë procesin mësimor të fëmijëve të tyre që në fillim ose të organizojnë mbështetje të jashtme nëse nuk mund të ndihmojnë personalisht. Sepse çdo frang i investuar në edukimin e fëmijës suaj i shpërblehet fëmijës në planin afatgjatë.

Në të njëjtën kohë, për mendimin tim, është edhe detyrë e shkollës që të mbështesë të gjithë nxënësit në mënyrë që ata të ndjekin mësimet pa vështirësi dhe më vonë të japin një kontribut në shoqëri si individë të suksesshëm dhe të zotërojnë me sukses jetën e tyre./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Intervista

Duhet ta integrojmë perspektivën gjinore brenda lëvizjeve të gjelbra

Published

on

Nisma “Pravo na Vodu” (E drejta për ujë) është një rrjet aktivistësh me idenë e mbrojtjes së burimeve ujore të rrezikuara nga ndotja, privatizimi dhe përdorimi i paqëndrueshëm. Si iniciativë me bazë në komunitet ka arritur të mobilizojnë komunitete të ndryshme lokale. Ata gjithashtu, kanë zhvilluar rrjete me nisma të tjera në rajon për mbrojtjen e natyrës dhe ujit. Për më tepër, ata kanë iniciuar një diskutim me gra nga iniciativat lokale mbi përvojën e grave dhe qasjen ekofeministe brenda lëvizjes së gjelbër. Ne kemi biseduar me Sara Ristic aktivisten nga “Pravo na Vodu”, për të marrë më shumë informacione për punën me komunitetin dhe qasjen e tyre ekofeministe.

Le të fillojmë nga iniciativa juaj. Çfarë është “Pravo na vodu”?

“Pravo na vodu” që nga serbishtja përkthehet si “E drejta për ujë” është një iniciativë të cilës mund t’i bashkohet çdokush. Ajo për të cilën ne po luftojmë është që çdo qenie njerëzore duhet të ketë qasje në ujë të pijshëm të sigurt, që do të thotë se duhet të jetë falas. Në kuadër të nismës, ne e trajtojmë edhe çështjen e hidrocentraleve; ne luftojmë kundër tyre, së bashku me iniciativat lokale. Trajtojmë edhe shumë tema të tjera që kanë të bëjnë me të drejtën e ujit. Iniciativa është pjesë e organizatës e cila quhet Polekol, dhe organizata ka katër tema kryesore mbi të cilat punon, e njëra prej tyre është kjo iniciativë ‘’Pravo Na Vodu’’, përmes së cilës njihemi edhe nga publiku i gjerë. Nisma ka filluar në vitin 2018. Megjithatë, në vitin 2019 kuptuam se na duhet më shumë organizim strukturor për ekologjinë politike, ku duhet të bëjmë më shumë aktivitete edukative dhe kërkimore. Qasja kryesore e nismës është të punojë me iniciativat lokale dhe ato me bazë në komunitet.

Mund të flisni pak se si ka filluar nisma?

Koleget e mia Iva Markovic dhe Zaklina Zikovic ishin ato që filluan iniciativën. Ato që të dyja kanë qenë aktive në lëvizjet e gjelbra për më shumë se dhjetë vjet duke punuar në organizata të ndryshme në Beograd, në rajon, në fshatra të vogla në Serbi dhe me kalimin e kohës janë fokusuar në këtë çështje të “të drejtës për ujë”.

Si arritët të mobilizoni komunitetin dhe të ndërgjegjësoni për aktivizmin e gjelbër?

Gratë që themeluan nismën kishin këtë perspektivë për aktivizmin e gjelbër për shumë vite. Megjithatë, tani është momenti që këto çështje të mëdha ekologjike të jenë në vëmendjen e publikut të gjerë, gjë që nuk ishte shumë vite më parë, kur ato punonin për të njëjtat çështje.

Më parë fokusi ishte më shumë tek varfëria dhe çështjet kombëtare dhe nuk pritej shumë që qytetarët e thjeshtë – nga i gjithë rajoni – të mblidheshin rreth aktivizmit të gjelbër.

Ato arritën të mobilizojnë komunitetin duke shkuar në terren, duke takuar njerëz dhe jo vetëm duke duke qëndruar në zyre dhe duke shkruar raporte ose duke bërë kërkime. Ato ishin fizikisht të pranishme në terren dhe shkonin në shumë fshatra të ndryshme, të vogla dhe qytete më të mëdha, male – kudo që kishte ndonjë problem – dhe bisedonin me njerëzit. Ato nuk shkuan atje të flisnin me njerëzit dhe të merrnin betejën në vend të tyre, por ato vazhduan të punonin bashkë me ta.

Me kalimin e viteve mendoj se “Pravo na Vodu” ka filluar të njihet për rolin e tij koordinues dhe mentorues, por edhe si një qendër për të lidhur iniciativa të ndryshme të vogla. Komunitetet e vogla dhe iniciativat lokale na kontaktojnë për të kërkuar mbështetje në çështje të ndryshme, p.sh. pyesin nëse dimë ndonjë iniciativë që merret me ndotjen e lumenjve; i lidhim me mediat ose i tregojmë se çfarë kemi bërë në disa raste dhe çfarë mund të bëjnë vetë.

A keni bashkëpunim me nisma të tjera të gjelbra rajonale?

Pavarësisht se nga elita politike na është thënë se të gjithë jemi armiq të rajonit, ne kemi vazhduar bashkëpunimin me organizata dhe iniciativa të ndryshme në rajon. Çështjet reale të njerëzve të zakonshëm në rajon janë shumë të ngjashme, duke përfshirë çështjet ekologjike me të cilat po përballemi. Nëse e kemi këtë problem të Rio Tintos në Serbinë perëndimore, nuk do ta ndotë vetëm Serbinë, por do të prekë edhe Bosnjën dhe Hercegovinën. Gjithashtu, lumenjtë tanë kryesorë rrjedhin nëpër qarqet e rajonit, kështu që nuk është vetëm problemi i Serbisë, por është problem rajonal. Njerëzit vuajnë nga të njëjtat çështje; nuk kanë më ujë dhe kanë ndjeshmëri për të tjerët përtej kufirit që vuajnë nga të njëjtat probleme.

Si “Pravo na vodu” ne kemi iniciuar një rrjet rajonal “Odbranimo r(ij)eke Balkana” (Të mbrojmë lumenjtë e Ballkanit), i cili bazohet në iniciativat bazë rajonale. Tashmë pas takimit të parë të mbajtur në Sarajevë, kuptuam se çështja e ujit nuk është e izoluar vetëm në mbrojtjen e lumenjve dhe në kundërshtimin e hidrocentraleve. Problemi i ujit është më i gjerë, i cili duhet të mbulojë edhe çështjet e ujit komunal, ujit të pijshëm dhe shitjes së burimeve të ujit tek sektori privat etj.

Vlen të theksohet se në Serbi, por edhe në gjithë rajonin, luftimet ekologjike më së shumti bëhen nga gratë, edhe pse ato nuk janë të dukshme në prezantimin e lëvizjes dhe në media. Pjesa më e madhe e punës brenda lëvizjes bëhet nga gratë; dhe po flas për gra të ndryshme – gratë e moshuara nga fshatrat që mbronin lumin e tyre në Krushçicë apo Topli Do, gra që janë më të orientuara drejt hulumtimit, avokate që analizojnë politikën për të mbrojtur mjedisin, etj. Gra të moshave dhe etnive të ndryshme, po mblidhen për të mbrojtur mjedisin, vendin ku jetojnë.

Ju përmendët se keni zhvilluar një rrjet të grave aktiviste dhe keni diskutuar për feminizmin. Si e përkufizoni ekofeminizmin brenda iniciativës suaj?

Para së gjithash, ishte shumë e vështirë të përdorej fjala feminizëm brenda rrjetit të grave aktiviste, sepse shumica e grave që nuk kishin pasur kurrë mundësi të lexonin për feminizmin kishin një përshtypje të keqe për feministet. Feministet u përceptuan si gra të zemëruara që urrejnë burrat. Pra, gjatë gjithë diskutimit tonë ne ishim fokusuar në atë se çfarë i shton qasja jonë feministe çështjeve të gjelbra – ekologjike, e cila është e ndryshme nga qasja kryesore – ajo dominuese. Dhe qasja jonë ekofeministe ofron një mënyrë alternative për të luftuar për çështjet ekologjike që përfshin bashkëpunimin e kujdesin për anëtarët e komunitetit dhe natyrën – në vend të shfrytëzimit.

Kur flasim për përkufizimin e ekofeminizmit, ne përgjithësisht fokusohemi në këtë kryqëzim të gjinisë dhe mbrojtjes së natyrës. Janë tre pika kryesore në të cilat jemi fokusuar. Njëra është përfaqësimi dhe prezantimi i punës së grave brenda lëvizjes.  E dyta është analizimi i pasojave të krizave klimatike dhe mosmbrojtja e natyrës. Pasojat do të jenë të rënda për të gjithë, por më të rënda për gratë dhe vajzat, sepse pjesa më e madhe e punës së kujdesit pritet të bëhet nga gratë që pritet të sigurojnë ushqim, ujë dhe të kujdesen për të moshuarit që do të sëmuren edhe më shumë./Media Ndërtimi.

Pika e tretë është se nëse vazhdojmë të jemi indiferent ndaj identitetit gjinor do t’i kushtojë vetë lëvizjes ekologjike. Përderisa po përjetojmë një moment historik të mobilizimit politik rretj kësaj teme, është shumë e rëndësishme të flitet dhe të përfshihet perspektiva gjinore. Përndryshe, do të ketë një rrezik të madh që mund të rrëmbehet nga narrativa e krahut të djathtë ekstrem.

Edhe pse ka njerëz që mendojnë se në lëvizje duhet të përfshihet edhe perspektiva gjinore, ata nuk e konsiderojnë atë si një çështje urgjente. Dhe kjo është problematike, sepse perspektiva gjinore duhet të integrohet tani, ndërkohë kur ende është duke u formësuar lëvizja.

Intervistë me Sara Ristic, aktiviste nga “Pravo na Vodu” e realizuar nga Prizma Medium.

Continue Reading

Trending