Connect with us

Infrastrukturë

Pavarësisht krizës ekonomike në Kosovë, investimet në patundshmëri po shënojnë rritje

Published

on

Shumë sfera jetësore u goditën në fund të vitit 2019, atëherë kur në qytetin Wuhan të Kinës u përhap një virus që sulmonte mushkëritë e që do të njihej si Covid 19.

Brenda një kohe të shkurtër ky virus do të përhapej në gjithë globin, dhe përpos viktimave të shumta që do të shkaktonte, do të ndikonte edhe në dobësimin e ekonomisë në shumë vende të botës.

E ndaj këtij virusi indiferent nuk do të qëndronte as vendi ynë, duke u goditur rëndë ekonomikisht.

Por një industri e cila do të merrte hov zhvillimi është ajo e blerjes së patundshmërive, sidomos të blerjes dhe qiramarrjes së banesave.

Menaxheri i përgjithshëm i një ndër kompanive më të njohura në vend për blerjen e patundshmërive “Pro Real Estate” Milot Mehmeti, thotë se gjatë periudhës 3 vjeçare të pandemisë, kërkesat për blerje dhe qiramarrje të banesave u rrit për 300 përqind.

“Departmenti I hulumtimit dhe zhvillimit ne Pro Real Estate analizon te dhena ne baza mujore. Gjate pandemise kemi pasur ngritje dyfish te kerkeses per blerje dhe qiramarrje kryesisht te banesave dhe shtepive per akomodim. Ne kemi identifikuar disa arsye te cilat kane ndikuar, duke qene se ne Kosove ende jetojme ne bashkesi te medha familjare, pandemia na ka bere te pamundur jetesen e tille, per shkak te nevojes per dhoma dhe banjo shtese. Kjo gjithashtu, ka qene rrjedhoje e trendit te rinise (18-25vjec), te cilet po preferojne te jetojne ndaras prej familjes. Keto kane ndikuar ne ngritjen e kerkeses perblerje dhe qirramarrje. Ne keto tri vite kompania jone ka pasur ngritje mbi 300% te kerkesave tendryshme, prej te cilave afer 72% jane per qiramarrje, ndersa 28% per blerje” thotë Mehmeti.

Por sipas Mehmetit gjatë kësaj periudhe, shkaku i inflacionit çmimi i patundshmërive ka pësuar ngritje.

Ai thotë se “Si rrjedhoje e pandemise dhe bllokimit te zingjirit furnizues ne njeren ane e, ne anen tjeter shtypja e madhe e parase (dollar, euro), duke krijuar inflacion ka ndikuar ne ngritjen e cmimeve te patundshmerise.

Tutje ai thotë se interesimi i diasporës për blerjen e patundshmërive në Kosovë është gjithnjë në rritje.

“Edhe pse kerkesat jane te pergjithshme dhe shtrihen ne te gjitha shtresat, realizimet me se shumti behen prej atyre qe tashme kane patundshmeri ne vendin tone apo mbeshtetje financiare me te madhe.Ne keto statistika te brendshme, ne te dhenat e kompanise rezulton se mbi 40% e blerjeve ne tre muajt e fundit jane bere nga diaspora. Ketu ka efekt edhe sherbimi i Pro Real Estate ndaj klientit, ku ne pranvere i kemi pasur mbi 60 takime te aranzhuara, te cilat jane realizuar ne stinen e veres. Mund te konkludojme se shumica e investimeve jane vendore, por diaspora ka ndikim te larte qofte ne blerje direkte apo indirekte.

Nga ana tjetër, Albin Fazliu nga “Gorilla Real Estate” thotë se deri sa qendrat e qyteteve janë ngulfatur nga ndërtimet, synimet e investitorëve janë investimi në periferi të qyteteve, ku edhe interesimi i qytetarëve për të blerë është më i madh.

“Fokusi i ndertimeve tani është më shumë në periferi, interesimi është në periferi dhe mund të themi se një ndër arsyet kryesore është çmimi, por edhe rehatia dhe qetësia që ofrojnë ndërtimet në periferi të qyteteve” thotë Fazliu./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Rindërtimi i Ukrainës “duhet të fillojë tani”

Published

on

Mesazhi nga konferenca e Rindërtimit të Ukrainës në Intermat ishte se përpjekjet e rindërtimit kishin filluar tashmë dhe kontraktorët dhe furnitorët duhet të përfshiheshin tani në vend që të prisnin përfundimin e luftës.

Nataliia Kozlovska, zëvendësministrja e Ukrainës për komunitetet, territoret dhe zhvillimin e infrastrukturës, tha në ngjarjen e mbushur plot se puna e rindërtimit kishte vazhduar që në fillim të konfliktit dhe se shkalla e punës së kërkuar ishte e madhe.

“Prej sot, pushteti lokal na thotë se më shumë se 360.000 struktura janë shkatërruar nga Rusia, dhe shumica janë banesa”, tha Kozlovska.

Ajo tha se Ukraina po synonte të ndërtohej më mirë; “Ne duhet të rindërtojmë me metoda inovative…dhe na duhet një përpjekje gjithëpërfshirëse evropiane. Ukraina mund të bëhet një platformë për qasje inovative.”

Vlerësimi i fundit i Bankës Botërore për kostot e rindërtimit është pothuajse 500 miliardë dollarë, me 100 miliardë dollarë prej tyre në formën e materialeve të ndërtimit dhe makinerive.

Ambasadori i Ukrainës në Francë, Vadyn Omelchenko, tha se presidenti Zelenski kishte filluar të fliste për rindërtimin edhe gjatë muajve të parë të luftës; “Ishte e çuditshme të dëgjoje. Presidenti tashmë po priste me padurim.”

Omelchenko tha se presidenti francez Macron ka qenë mbështetës që në fillim, “Mesazhi i tij për kompanitë franceze ishte, ne duhet të shkojmë tani, jo kur lufta të ketë përfunduar”.

Konferenca dëgjoi nga një përfaqësuese e qeverisë rajonale të Kievit, Mykyta Gerashchenko, rreth punimeve të rindërtimit në vazhdim, me 17,600 struktura të rindërtuara nga më shumë se 29,000 të shkatërruara ose të dëmtuara në rajon që nga fillimi i luftës, duke përfshirë më shumë se 17,000 shtëpi të reja.

Një fushë e punës është ndërtimi i strehimoreve brenda çdo shkolle për të lejuar vazhdimin e mësimdhënies personalisht. Pothuajse 1200 struktura të tilla janë përfunduar tashmë në Kiev, por nevojiten qindra të tjera./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë

Published

on

Të mërkurën në Prishtinë, ka hapur dyert ‘Zenova Home’ e cila do ta revolucionojë tregun shqiptar të mobileve.

“Kemi kënaqësinë te ju prezantojmë brendin tonë më të ri 𝐙𝐄𝐍𝐎𝐕𝐀 𝐇𝐎𝐌𝐄.

Sot, një kapitull i ri hapet me 𝐙𝐄𝐍𝐎𝐕𝐀 𝐇𝐎𝐌𝐄, që prej tani e tutje do të zbukurojë familjen tonë të madhe. Së bashku me Berat Vllasa  dhe ekipin tonë të shkëlqyer, ne do të ndryshojmë bindshëm panoramën e industrisë së mobiljeve.

Me sytë ngulur drejt horizonteve të reja, 𝐙𝐄𝐍𝐎𝐕𝐀 është gati të përhapet me shpejtësi përgjatë Europës dhe më tej!”, deklaroi drejtori Valon Vataj, i cili është i njohur me kompanitë e tij në industrinë e ndërtimit.

Midis linjës së saj dekorative, ‘Zenova Home’ ofron një shumëllojshmëri të produkteve që zbukuron çdo ambient.

Fleksibiliteti në prodhimtari i ‘Zenova Home’ rrjedh nga gama e gjerë e dizajnëve të cilat i ofron për klientët që udhëhiqen nga atmosfera elegante dhe tërheqëse.

Gama e gjerë e ‘Zenova Home’ u jep arkitektëve dhe dizajnerëve lirinë për të eksploruar dhe mundësi të pafundme në punën e tyre formësuese.

Duke pasur parasysh rolin e industrializimit dhe globalizimit në industrinë e ndërtimit, ‘Zenova Home’, synon të lërë gjurmë industrinë e mobileve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Deçani fiton të drejtën për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar

Published

on

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se komuna e Deçanit ka fituar të drejtën për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar.

Ai ka bërë me dije se çdo ditë e më shumë po arrijnë atë që kanë ëndërruar.

“Në bazë të Vendimit nr. 10663 për hartimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për pronat e shpallura me interes publik në Parkun Kombëtar ‘Bjeshkët e Nemuna’, miratuar nga Kuvendi Komunal i Deçanit, datë 29.03.2024, pranuar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në pajtim me Rregulloren (QRK) nr. 06/2021 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores (QRK) nr. 10/2019 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave dhe miratuar nga MAPL”, thekson Ramosaj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending