Connect with us

Aktuale

Pakoja emergjente fiskale dhe ajo për rimëkëmbje pret aprovimin e buxhetit të rishikuar

Published

on

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami mori pjesë në një forum virtual me biznese të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, gjatë të cilit u diskutua mbështetja për sektorin privat dhe bizneset të cilat janë goditur më së shumti nga pandemia COVID19 e cila shkaktoi ndërprerjen e paprecedentë të aktiviteteve ekonomike e rrjedhimisht stagnoi edhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami tha se Ministria e Financave po pret aprovimin e buxhetit të rishikuar nga ana e Kuvendit ashtu që të mund të ekzekutojë mjetet e parapara në pakon emergjente fiskale si dhe në pakon e rimëkëmbjes. Ministrja Bajrami sqaroi se Pako e Rimëkëmbjes përfshin edhe lehtësimin në qasjen e bizneseve në financa përkatësisht.

“Tek Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike jemi fokusuar shumë tek qasja në financa dhe instrumente të tilla prej të cilave bizneset mund të përfitojnë bazuar në parimet dhe kriteret e njëjta por edhe ky përfitim mund të jetë shumë afatgjatë. Jemi duke punuar me Fondin për Garanci Kreditore që të hapen disa dritare për disa sektorë. Ne kemi marrë përgjegjësinë që gjatë këtij viti dhe vitit tjetër ta rrisim kapitalin e Fondit për Garanci Kreditore deri në 100 milionë euro dhe mbulueshmëria e rrezikut për këto kredi të jetë deri në 80%. Gjithashtu si Qeveri gjatë kohës së pandemisë ne do të bartim komplet tarifën të cilën e ngarkon Fondi për Garanci Kreditore,” tha ministrja Bajrami, ndërsa, shtoi se me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, qytetarët do të kenë mundësinë që në mënyrë vullnetare të tërheqin 10% nga mjetet e tyre të kursyera të fondit pensional.

Ministrja Bajrami tha se sektori i teknologjisë së informacionit do të ketë vëmendjen e Qeverisë për shkak të mundësive të shumta që ofron ky sektor për punësimin e rinisë së Kosovës, duke theksuar se Ministria që ajo drejton dhe Qeveria e Kosovës në përgjithësi janë të interesuar në incentivat që mund të ofrojë shteti për fuqizimin e sektorit të teknologjisë dhe digjitalizimit përmes investimeve dhe trajnimeve. Ministrja sqaroi më tej se është krijuar një grup punues për përpilimin e udhëzimit administrativ për pushimet tatimore për investimet e reja, ndërsa në të njëjtën kohë në ditët në vijim do të përpilohet edhe kalendari i akcizës, i cili do të rriste parashikueshmërinë në mesin e bizneseve që i nënshtrohen detyrimeve të akcizës, ndërsa me qëllim të përkrahjes së sektorit të gastronomisë po rishikohet propozimi i komuniteti të biznesit për ulje të tatimit mbi vlerën e shtuar nga 18% në 8%.

Sipas një komunikate të odës, përfaqësuesit e bizneseve anëtare të Odës Amerikane ishin pjesë aktive e këtij forumi dhe dhanë rekomandimet e tyre mbi përkrahjen e kësaj ministrie dhe shtetit në përgjithësi dhe mënyrave më efikase se si mund të ndihmohet sektori privat por edhe ekonomia e Kosovës për dalje nga kriza e shkaktuar nga pandemia.

Disa nga çështjet e ngritura nga përfaqësuesit e sektorit privat ishin tkurrja e buxhetit dhe investimeve kapitale, zbritja e numrit të punëtorëve nëpër ndërmarrje dhe bashkëpunimi mes organeve qeverisë dhe sektorit privat në Kosovë.

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending