Connect with us

Infrastrukturë

Paga e punëtorëve të ndërtimit në SHBA arrin në 35 dollarë për orë

Published

on

Të ardhurat mesatare për orë për punonjësit prodhues dhe jo-mbikëqyrës në industrinë e ndërtimit në SHBA arritën në 34,54 dollarë në gusht, sipas shifrave të reja.

Associated General Contractors of America tha se tarifa për orë për punonjësit e ndërtimit (që mbulon shumicën e punëtorëve artizanal në vend, si dhe shumë punonjës zyre) ishte 5.5% më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Kjo do të thotë se kompanitë e ndërtimit siguruan një “premium” pagash prej afro 19% krahasuar me të ardhurat mesatare për orë për të gjithë punonjësit e prodhimit të sektorit privat.

“Shumë pak punëtorë të ardhshëm janë të ekspozuar ndaj ndërtimit si një mundësi e mundshme karriere, pavarësisht nga fakti se profesioni paguhet shumë mirë dhe zakonisht nuk kërkon që punëtorët të kenë një diplomë kolegji”, deklaruan nga Associated General Contractors of America.

Ndërtimi në SHBA shtoi 11,000 vende pune në shtator, pasi normat e papunësisë për sektorin mbetën në nivele historikisht të ulëta. Kjo ka bërë që kontraktorët të rrisin pagat më shpejt se për punët e tjera, sipas analizës së AGC të të dhënave të reja të qeverisë./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Një pallat 7 katesh “mbin” tek lulishtja në Kombinat, banorët protestojnë

Published

on

Mes thirrjeve “Duam parkun tonë”, dhjetëra fëmijë dhe banorë të rrugës “Llambi Bonata” protestuan pasditen e djeshme kundër shkatërrimit të lulishtes së lagjes së tyre në Kombinat. Ata shprehen se prej më shumë se 20 vitesh, kjo hapësirë publike është e vetmja që kanë për të kaluar kohën e lirë si dhe për të luajtur fëmijët.

Me një vendim të bashkisë Tiranë, të janarit të 2024, i është dhënë leja ndërtimit të një pallati me 5 dhe 7 kate si dhe 2 kate parkim nëntokësor.

Sipas tabelës së projektit, e cila tanimë është rrëzuar nga banorët në shenjë proteste, lulishtes i kanë dalë pronarë, përkatësisht Keid Kalaja dhe Brugen Strati, ndërsa ndërtues është shoqëria “Fidalba” sh.p.k.

Në tabelën informuese të projektit thuhet se leja është dhënë për rrugën “Sabaudin Gabrani”, e cila ndodhet në afërsi të Misto Mames. Ndërkohë që pallati do të ndërtohet në rrugën “Llambi Bonata”.

Banorët, të cilët u mblodhën në lulishte u shprehën se në këtë zonë nuk ka vende të tjera çlodhjeje dhe argëtimi.

Banorët argumentojnë se pranë kësaj lulishteje është shembur një pallat me arsyetimin e tërmetit, ndërsa prej kohësh nuk ka asnjë plan për rindërtimin e tij, me pretendimin se toka është e papërshtatshme.

Banorët i janë drejtuar njësisë administrative nr.6 si dhe komisariatit përmes kërkesave përkatëse për të kundërshtuar projektin si dhe duke kërkuar informacion plotësues të origjinës së pronës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

KAWA Group shtrin rrjetin e operimit, hap zyrë edhe në Londër

Published

on

Kompania e ndërtimit KAWA Group, zyrtarisht tashmë do të operojë edhe në kryeqytetin britanik.

Kompania e njohur shqiptare e ndërtimit, të shtunën, më 18 maj 2024, përmes një ceremonie festive do të inauguroj zyrën operuese në qendër të Londrës.

KAWA në Mbretërinë e Bashkuar do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Një rrugë e re në Prishtinë, nga “1 Tetori” tek “Isa Kastrati”, vlera afro një gjysmë milioni euro

Published

on

Së shpejti nis ndërtimi i rrugës që lidh rrugën “1 Tetori” me atë “Isa Kastrati”.

Komuna e Prishtinës tashmë ka bërë edhe përzgjedhjen e kompanive në vlerë prej afro një gjysmë milioni euro, raporton Indeksonline.

Sipas dosjes së tenderit të publikuar në prokurimin online E-prokurimi , për këtë projekt janë shpallur fitues “Grupi i Operatorëve Ekonomikë Gashi 3 ING SH.P.K. Gashi ING SH.P.K.”, me çmimin prej 487,977.63 eurosh.

Për këtë projekt kanë aplikuar katër grupe ekonomike. Në bazë të kësaj dosjeje operatorët ekonomikë që kanë marrë pjesë kanë ofruar ofertë më të lirë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending