Connect with us

Aktuale

OEA: Garantimi kreditor stimulues i mbajtjes së likuiditetit të bizneseve

Published

on

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore luan një rol të rëndësishëm në qasjen e shtuar në financa për bizneset, sidomos në këtë kohë të krizës kur likuiditeti është kyç në operimin e ndërmarrjeve të çfarëdo sektori. Kjo u tha gjatë një forumi virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ku u diskutua mbi rolin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore në kohë krize.

Besnik Berisha, drejtor menaxhues i Fondi Kosovar për Garanci Kreditore theksoi se sektori privat dita ditës po i vuan më shumë efektet e krizës ekonomike si rrjedhojë e pandemisë COVID-19.

Berisha foli mbi veprimtarinë aktuale të Fondit si dhe masat që ky institucion në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe donatorët ndërkombëtarë është duke i ndërmarrë në përkrahje të ndërmarrjeve mikro, të vogla, dhe të mesme, por edhe të institucioneve partnere financiare gjatë kësaj periudhe të krizës.

Për më tepër, Berisha njoftoi se Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është funksional, dhe së fundmi kapitali garantues i tij është rritur për 6.5 milionë euro për agrobiznese, si rrjedhojë e një marrëveshjeje financiare mes Qeverisë tonë dhe asaj Gjermane.

Tutje, Berisha përmendi se institucioni që ai drejton është në diskutim të vazhdueshëm me partnerë në lidhje me krijimin e portfoliove të reja përkrahëse për sektorë të ndryshëm ekonomik pas periudhës së rikuperimit nga pandemia.

Milazim Abazi, drejtor i Tregut në BDO Kosova dhe njëherë kryesues i Komitetit të Financave të Odës Amerikane tha se, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, duke iu mundësuar qasje në huamarrje bankare edhe bizneseve të reja, pra atyre pa histori paraprake të operimit të biznesit.

Ai sugjeroi se tashmë bankat duhet të jenë më fleksibile në instrumentet dhe portfoliot e tyre kreditore, ku përmendi se përveç shtyrjes së afateve të pagesave, ato duhet të japin kredi me interes shumë më të ulët në krahasim me interesin e përllogaritur para krizës.

Sipas Abazit, ndikimi mjaft i madh i pandemisë është i pakontestueshëm, mirëpo mundësitë për rikuperim dhe investime te reja gjithashtu do të rriten për ata që dinë të e shfrytëzojnë pozitivisht këtë mundësi. /Telegrafi/

Aktuale

Shtyhet gjykimi në Prizren ndaj dy gjeodetëve të akuzuar për keqpërdorimin e detyrës

Published

on

Bajram Selmani dhe Luljeta Rizanaj, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ulur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Prizrenit.

Seanca e sotme nuk është mbajtur pasi sipas kryetares së trupit Teuta Krusha në mungesë të ekspertit të gjeodezisë Faton Bajselmani nuk janë plotësuar kushte ligjore që të vazhdohej seanca.Gjithashtu, në seancë nuk ishte prezent as përfaqësuesi nga Prokuroria e Prizrenit.

Sipas Prokurorisë i akuzuari Bajram Selmani më datë 10.12.2017 në kohë të pacaktuar në cilësinë e personit zyrtar, gjeodet i licencuar, ka keqpërdorur detyrën e tij duke bërë ndarjen e parcelave pa lejen, dokumentin dhe kërkesën e njërit bashkëpronar, këtu njëherit edhe i dëmtuari Gjek Gjevlekaj, e me ç’rast parashtron kërkesën dhe realizon regjistrimin me ndryshime të pronës.

Sipas dosjes, thuhet që i akuzuari Bajram Selmani “me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona të tjerë, vëllezërit Pran, Gjon dhe Mihil Gjevlekaj, e që pretendohet të ketë shkelur të drejtat e personit tjetër bashkëpronar Gjek Gjevlekaj ka ndërmarrë veprimet e lartcekura”.

Ndërsa, e akuzuara e dytë Luljeta Rizanaj pretendohet se më datë 12.02.2018 në Prizren në kohë të pacaktuar, si gjeodete në Drejtorinë për Gjeodezi dhe kadastër bën regjistrimin me ndryshime të pronës së bashkëpronarit Gjek Gjevlekaj në Kadastral-Map.E akuzuara në fjalë pretendohet që regjistrimin në Kadastral-Map, e ka bërë edhe pse lënda nuk ishte e kompletuar, mungonte dokumenti i identifikimit si dhe kërkesa dhe autorizuari i bashkëpronarit Gjek Gjevlekaj, pa pëlqimin e tij bën ndarjen e parcelave.

Continue Reading

Aktuale

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Suharekës për projektin e Ndërtimit dhe renovimit të objekteve sportive e kulturore

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot më datë 20.06.2024, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B. B., dhe B. K., për shkak se sipas Prokurorisë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit B. B., dhe B. K., kanë cilësinë e personave zyrtarë.

Sipas Prokurorisë i pandehuri B. B. në cilësinë e menaxherit të kontratës, për projektin: “Ndërtimi dhe renovimi i objekteve sportive dhe kulturore”, ndërsa i pandehuri B. K. në cilësinë e Mbikëqyrësit të projektit të njëjtë.

Gjithnjë sipas aktakuzës prej datës 22.05.2018  e deri më datë 22.10.2018, në Suharekë, të akuzuarit i kanë tejkaluar detyrat e tyre zyrtare lidhur me këtë projekt.

“Gjatë kësaj kohe në kundërshtim me Rregullat dhe udhëzuesit operativ të Prokurimit Publik, pa miratimin e kryetarit të Komunës së Suharekës, i pandehuri B. K., ndryshon, ndërsa i pandehuri B. B., i aprovon paramasat dhe parallogaritë gjatë ekzekutimit të punimeve”.

Tutje, në aktakuzë thuhet se të akuzuarit – poligonet sportive në fshatin Peqan, Sllapuzhan dhe Buzhalë, në vend të rrethojave të poligoneve sportive me profil metalik të plastifikuar ndryshojnë paramasat në rrethoja – profile metalike të zinkuara, në poligonin sportiv në fshatin Buzhalë, ndryshojnë paramasën dhe parallogarinë, ashtu që në vend të shtrimit të fushës sportive me beton, bëjnë shtrimin e fushës sportive me barë natyror.

“Me këto veprime Komunës së Suharekës i shkaktojnë dëm të material në shumë prej 6 mijë e 839 euro, ndërsa operatorit ekonomik me seli në Prishtinë, i mundësojnë përfitim të dobisë materiale në shumë prej 6 mijë e 839 euro|.

Lidhur me çështjen, prokurori i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Shpëlarja e parave e financimi i terrorizmit, rrezik nga Projektligji për kripto-asetet – BQK-ja do t’i mbikëqyr

Published

on

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të enjten ka mbajtur dëgjim publik për Projektligjin për kripto-asetet, me ç’rast u theksua nevoja për  miratimin e ligjit në Kuvend, raporton Ekonomia Online. Anëtarja e Komisionit për Ekonomia, Mimoza Kusari-Lila, tha se ky projektligj ka filluar nismën me dëgjimin e parë publik në muajin gusht të vitit 2021, ndërsa ka vazhduar në korrik 2022, teksa shtoi se këtë projektligj e ka mbështetur edhe Këshilli i Evropës.

“Janë bërë më shumë se dy vite kur nisma për kripto-asetet është filluar, deri më tani në këtë proces janë mbajtur dy dëgjime publike, i pari është mbajt në gusht 2021 për të diskutuar për idenë, i dyti është mbajt një vit më pas në korrik 2022-ës për një draft. KE-ja, përmes ekspertëve ka mbështetur grupet e punës, fokusi ka qenë të punohet kundër pastrimit të parave. Ky ligj ka për qëllim ruajtjen e kripto-aseteve”, tha Kusari-Lila.

Përfaqësuesi i BQK-së, Ervin Mala, tha se kanë filluar diskutimet për organizimin dhe ndarjen e resurseve dhe akteve ligjore.“Banka Qendrore do të ketë rolin për monitorimin e të gjithë operatorëve që do të merren në këto asete”, tha ai.

Deputeti nga AAK-ja, Pal Lekaj, tha se Qeveria duhet të ketë monitorimin e kësaj paraje në mënyrë që të mos keqpërdoret.

“Sa i përket kriptove, janë globale dhe ne duhet patjetër t’i standardizojmë ligjet në fjalë, ne duhet të kemi një licencim të tyre e kontroll, nuk besoj se ka dikush kompetencë tjetër përveç BQK-së. Qeveria duhet të ketë monitorim të parasë, të mos ketë shpëlarje të parave dhe të mos financohet terrorizmi. Duhet të regjistrohen individët qe kanë të bëjnë me asetet të mbrohen të dhënat dhe të ruhen transaksionet”, tha Lekaj.

Vyrtyt Ibrahimaga, avokat, tha se në draftin e parë janë përfshirë kushte që iu mungon rregullimi me akte nënligjore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending