Connect with us

Trashëgimia Kulturore

Nis restaurim i ndërtesës ku do të funksionojë Qendra Kulturore Hebraike në Prizren

Published

on

Filluan punimet restauruese në ndërtesën e Qendrës Kulturore Hebraike, projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës.

Në Prizren për të inauguruar këto punime sot ishin Ministri Çeku, ambasatorja e Izraelit, Tamar Ziv, ambasadori gjerman, Joern Rohde, shefi i misionit të OSBE në Kosovë, Michael Davenport, zëvendësambasadorja e SHBA, Alyson Grunder, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, Votim Demiri, kryetar i Bashkësisë Hebraike të Kosovës.

Qendra Kulturore Hebraike do të vendoset në ndërtesën e ish Hotel Shumadija, aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme.

Projekti i revitalizimit është hartuar nga Komuniteti Hebraik në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Paralelisht me ndërhyrjet revitalizuese, jemi në koordinim me Komunitetin Hebraik në Kosovë dhe shtetin e Izraelit, për të ndërmarrë hapat për zhvillimin e projektit të hulumtimit për ndërtimin e narrativës së ekspozitës mbi historinë e Komunitetit Hebraik në Kosovë, ekspozitë kjo e cila do të prezantohet në hapësirat e kësaj Qendre./Media Ndërtimi.

Trashëgimia Kulturore

Publikohet hulumtimi për gjendjen e Institucioneve Muzeale të Qytetit të Mitrovicës

Published

on

Në kuadër të nismës për dokumentimin e institucioneve muzeale të Kosovës, EC ka vijuar me hulumtimin e institucioneve muzeale të Komunës së Mitrovicës. Realizimi i këtyre hulumtimeve ka për qëllim identifikimin e problemeve aktuale dhe potencialeve që këto objekte aktualisht bartin, me synim të krjimit të një pasqyre të qartë lidhur me gjendjen e tyre aktuale.

Ky hulumtim shpalos gjendjen ekzistuese të tri muzeve që akutalisht operojnë në kuadër të Komunës së Mitrovicës, përkatësisht Muzeut të Qytetit, Muzeut Shtetëror të Kristaleve dhe Mineraleve “Trepça” si dhe Kompleksit të Kullave “Isë Boletini”. Të gjeturat nga ky hulumtim mëtojnë të shërbjenë vetë institucionet udhëheqëse drejt parashtrimit të kërkesave dhe ideimit të projekteve për intervenime në të ardhmen me qëllim të përmirësimit të infrastukturës fizike, sigurimit të qasshmërisë për personat me aftësi të kufizuara, përmirësimit të mënyrës së ekzpozimit të eksponateve si dhe përmirësimit të aspektit programativ të operimit vjetor të muzeve.

Hulumtimi “Institucionet Muzeale të Qytetit të Mitrovicës” vie pas publikimit të suksesshëm të hulumtimit “Institucionet Muzeale të Qytetit të Prizrenit”, ndërsa EC do të vijojë më trajtimin e muzeve të qyteteve të tjera të Kosovës.

Hulumtimin e plotë mund ta lexoni në linkun: https://www.ecmandryshe.org/…/muzete_e_mitrovices_2702.pdf

Ky hulumtim është realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore gjithëpërfshirëse” që përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Nxënësit e Prizrenit njoftohen me zejet e vjetra dhe trashëgiminë arkeologjike

Published

on

Qindra nxënës të shkollave të Komunës së Prizrenit kanë marrë pjesë në vizitat tek zejet e vjetra aktive si dhe në Muzeun Arkeologjik të rajonit të Prizrenit të organizuara nga EC Ma Ndryshe.

Vizitat grupore të nxënësve kanë shërbyer për ndërgjegjësimin dhe edukimin e brezave të rinj lidhur me artizanatet e trashëguara brez pas brezi, sikurse edhe për t’u njohur më për së afërmi me vlerat e trashëgimisë arkeologjike të rajonit të Prizrenit.

Gjatë këtyre vizitave nxënësit kanë pasur mundësinë që të zbulojnë fshehtësitë e punës së mjeshtërve të dalluar të zejes së filigranit, të plisit dhe të farkëtarisë, duke përfituar njohuri edhe për historikun e këtyre zanateve, dhe rëndësinë e ruajtjes së kësaj tradite në këto anë.

Ndërsa nikoqirët e Muzeut Arkeologjik të rajonit të Prizrenit duke prezantuar para nxënësve artefaktet e ekspozuara kanë dhënë edhe informata shtesë mbi kohën e gjetjes si dhe funksionin që ato kanë kryer, sikurse edhe rëndësinë e dokumentimit e ruajtjes së tyre.

Këto vizita janë realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore gjithëpërfshirëse” që përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Objekte të trashëgimisë kulturore të transformuara në mobilje

Published

on

Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri ka shprehur shqetësimin se disa objekte të trashëgimisë kulturore janë transformuar në kundërshtim me karakterin e tyre historik ose artistik. Disa prej objekteve madje janë transformuar në mobileje.

Instituti  thotë se shkatërrimi dhe transformimi i pasurive kulturore në kundërshtim me karakterin e tyre historik ose artistik përbën po ashtu një vepër penale, e cila është po aq e rëndë sa vjedhja dhe trafikimi i tyre.

Sipas këtij instituti, nga objektet e sekuestruara ndër vite nga Policia e Shtetit në kuadër të operacioneve të përbashkëta policore janë konstatuar dëmtime, ndërhyrje dhe transformime në objekte të trashëgimisë kulturore.

IKRTK përcolli pjesë nga ikonostasi i Kishës së Shën Thanasit Karavasta si dhe porta e hyrjes kryesore në Kishën e Shën Kollit në Vanaj, janë vetëm disa prej këtyre objekteve të transformuara në “mobilje”, të cilat gjenden në ruajtje në ambientet e IKRTK./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending