Connect with us

Infrastrukturë

Nis ndërtimi i Unazës Qendrore në vlerë mbi 3 milionë euro, punimet përfundojnë brenda 120 ditësh

Published

on

Kanë nisur të hënën punimet e fazës së dytë për ndërtimin e Unazës Qendrore që lidh pjesë me lagjen “Arbëria”, raporton Ekonomia Online.

Ky projekt kap vlerën e mbi 3 milionë euro dhe pritet të përfundojë brenda 120 ditësh.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky projekt do të jetë një ndihmesë e madhe për Prishtinën i cili gjithashtu do të lirojë trafikun në atë pjesë.

“Sot po fillojmë të ndërlidhim pjesën e Arbërisë me unazën e madhe në kryeqytet e cila do t’i ndihmojë shumë trafikut. Kjo do t’i mundësoi që të ndërlidhin edhe në pjesë të ndryshme, tashmë më platforma edhe më këmbësorë që të bëjmë ndërlidhjen e Arbërisë me qendrën e kryeqytetit”, tha Rama.

Rama këtë projekt e quajti madhor dhe projekt më shumë interes për kryeqytetin, por gjithashtu ju premtoi qytetarëve të Prishtinës se do ta mundësoi që ky projekt të përfundoi brenda afatit i cili është parashikuar.

“Këto janë projektet të cilat sot po fillojnë, e kemi një plan dinamik 120-ditësh, shpresojë të veprojmë përbrenda këtij plani dinamik, për fat të keq me pjesën tjetër kemi patur probleme, të cilat nuk na kanë leju me i përmbajte planit dinamik, mirëpo këtu nuk kemi asnjë arsye për vonesa dhe jam optimist që brenda 120 ditëve ta kemi këtë pjesë të përfunduar e cila ka me qendë një ndihmesë shumë e madhe për kryeqytet dhe trafikun. Kjo është pjesë e projekteve tona për transformim të Prishtinës”, u shpreh Rama./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren

Published

on

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës -Infrakos Sh.A, ka hap tender për deizajnimin e linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Peje dhe Klinë-Prizren.

Sipas dosjes së tenderit tëpublikuar sot në platformën online E-Prokurimi Infrakos i ka i ka paraparë 2 milionë euro  për shërbime inxhiniere për ndërtimin e punëve civile inxhiniere, shkruan Indeksonline.

Karakteristikat kryesore teknike të linjës hekurudhore janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Në dosje thuhet se linja hekurudhore Fushë Kosovë – Pejë dhe Klinë-Prizren ka pësuar dëme të konsiderueshme gjatë periudhës 1990-1999. Niveli i mirëmbajtjes së rregullt gjatë të njëjtës periudhë u reduktua në minimum, duke rezultuar në gjendjen aktuale nën-standard të linjës. Seksioni Fushë Kosovë – Klinë mund të operohet me shpejtësi maksimale 60 km/h, ndërsa pjesa Klinë-Pejë me shpejtësi maksimale 70 km/h. Seksioni Klinë-Xërxë mund të operohet në një shpejtësi maksimale prej 40 km/h, ndërsa seksioni Xërxë-Prizen është jashtë operimit për shkak të gjendjes së keqe të linjës. Seksioni Xërxë – Prizren (me një gjatësi prej 27 km) është jashtë funksionit.

Linjat hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren kanë qenë një bartës i zhvillimit ekonomik, duke i shërbyer në këtë mënyrë transportit të brendshëm dhe ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave. Në këtë linjë hekurudhore ka qarkulluar një numër i madh i trenave të udhëtarëve dhe mallrave, duke lidhur kështu Pejën e Prizrenin dhe pjesët tjera të Kosovës jugperëndimore me nyjën qendrore hekurudhore të Fushë Kosovës.

Një nga objektivat e vendosur në Strategjinë Kombëtare të Transportit Multimodal (2015-2025) është krijimi i lidhjeve me rrjetin evropian të transportit dhe ofrimi i një rrjeti hekurudhor me prioritet që lidh portet e transportit me zonat e rritjes potenciale ekonomike. Linja Hekurudhore 10 dhe Linja Lindje-Perëndim (përfshirë linjën e planifikuar hekurudhore (Kosovë-Shqipëri) janë pjesë e këtij rrjeti hekurudhor me prioritet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për Deçanin

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se gjatë mandatit të tij deri më sot ka investuar mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për komunën e Deçanit.

Durmishi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se “në kuadër të nënshkrimit të memorandumeve të sotme, tani jemi në Deçan, të cilën komunë po e financojmë shtesë edhe me 400 000 euro”.

“Projektin të cilin jemi duke e bashkëfinancuar është: Zgjerimi i rrugës, urave dhe strukturave nga Deçani dalja për Pejë, segmenti Lëbush – Qendra e Strellcit”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

E vetme, në karrocë, banon në katin e tretë pa ashensor

Published

on

Duke qenë me aftësi të kufizuara dhe duke jetuar vetëm, Sabina Lloqani nga Prishtina, thotë se i është vështirësuar jetesa për shkak se kompleksit të saj banesor i mungon ashensori, raporton Radio Evropa e Lirë/

Ajo thotë se ka nevojë për një asistent, të cilin nuk po mund ta angazhojë me pensionin e vogël që ia jep shteti.

https://www.evropaelire.org/a/sabina-lloqani-vetme-karroce/32922105.html

Continue Reading

Trending