Connect with us

Infrastrukturë

Shqipëria ndërton qendrën dhe kampin e emigrantëve ndërsa kritikat vazhdojnë

Published

on

Në portin e Shëngjinit po vazhdon ndërtimi i një qendre pritjeje emigrantësh, e cila, sipas një marrëveshjeje të diskutueshme mes Shqipërisë dhe Italisë, do të presë deri në 3,000 emigrantë nga Italia.

Qendra do të përpunojë kërkesat e emigrantëve për azil në Itali. Më pas ata mund të dërgohen në Gjadër – një bazë ajrore rreth 30 kilometra larg portit – në një kamp që po ndërtohet gjithashtu.

Ambicia është që ndërtimi të përfundojë deri më 20 maj, që marrëveshja të jetë e zbatueshme deri atëherë.

Marrëveshja, e bërë publike gjatë një konference të përbashkët për shtyp mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministres italiane Georgia Meloni në nëntor të vitit të kaluar, tërhoqi kritika nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe grupet opozitare në të dy vendet.

Por pasi iu dha drita jeshile nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në janar të këtij viti, ajo synon të konkretizohet sa më shpejt.

Kritikat mbeten. Por drejtori i Portit të Shëngjinit, Sandër Marashi, i sheh gjërat ndryshe. Marashi tha për BIRN se sipërfaqja prej 4.000 metrash katrorë që u është dhënë italianëve në përdorim nuk do të pengojë aktivitetin e përditshëm të portit.

“Punimet nisën rreth dy javë më parë. Fillimisht, ishte rrethimi i zonës që ne kemi vënë në përdorim. Sa i përket pengimit apo përfundimit të punimeve, nuk ka asnjë lloj pengese sepse zona që kemi dhënë nuk pengon… operacione si importe dhe eksporte, të cilat Porti i Shëngjinit i ka në fokus”, tha Marashi për BIRN./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren

Published

on

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës -Infrakos Sh.A, ka hap tender për deizajnimin e linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Peje dhe Klinë-Prizren.

Sipas dosjes së tenderit tëpublikuar sot në platformën online E-Prokurimi Infrakos i ka i ka paraparë 2 milionë euro  për shërbime inxhiniere për ndërtimin e punëve civile inxhiniere, shkruan Indeksonline.

Karakteristikat kryesore teknike të linjës hekurudhore janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Në dosje thuhet se linja hekurudhore Fushë Kosovë – Pejë dhe Klinë-Prizren ka pësuar dëme të konsiderueshme gjatë periudhës 1990-1999. Niveli i mirëmbajtjes së rregullt gjatë të njëjtës periudhë u reduktua në minimum, duke rezultuar në gjendjen aktuale nën-standard të linjës. Seksioni Fushë Kosovë – Klinë mund të operohet me shpejtësi maksimale 60 km/h, ndërsa pjesa Klinë-Pejë me shpejtësi maksimale 70 km/h. Seksioni Klinë-Xërxë mund të operohet në një shpejtësi maksimale prej 40 km/h, ndërsa seksioni Xërxë-Prizen është jashtë operimit për shkak të gjendjes së keqe të linjës. Seksioni Xërxë – Prizren (me një gjatësi prej 27 km) është jashtë funksionit.

Linjat hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren kanë qenë një bartës i zhvillimit ekonomik, duke i shërbyer në këtë mënyrë transportit të brendshëm dhe ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave. Në këtë linjë hekurudhore ka qarkulluar një numër i madh i trenave të udhëtarëve dhe mallrave, duke lidhur kështu Pejën e Prizrenin dhe pjesët tjera të Kosovës jugperëndimore me nyjën qendrore hekurudhore të Fushë Kosovës.

Një nga objektivat e vendosur në Strategjinë Kombëtare të Transportit Multimodal (2015-2025) është krijimi i lidhjeve me rrjetin evropian të transportit dhe ofrimi i një rrjeti hekurudhor me prioritet që lidh portet e transportit me zonat e rritjes potenciale ekonomike. Linja Hekurudhore 10 dhe Linja Lindje-Perëndim (përfshirë linjën e planifikuar hekurudhore (Kosovë-Shqipëri) janë pjesë e këtij rrjeti hekurudhor me prioritet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për Deçanin

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se gjatë mandatit të tij deri më sot ka investuar mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për komunën e Deçanit.

Durmishi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se “në kuadër të nënshkrimit të memorandumeve të sotme, tani jemi në Deçan, të cilën komunë po e financojmë shtesë edhe me 400 000 euro”.

“Projektin të cilin jemi duke e bashkëfinancuar është: Zgjerimi i rrugës, urave dhe strukturave nga Deçani dalja për Pejë, segmenti Lëbush – Qendra e Strellcit”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

E vetme, në karrocë, banon në katin e tretë pa ashensor

Published

on

Duke qenë me aftësi të kufizuara dhe duke jetuar vetëm, Sabina Lloqani nga Prishtina, thotë se i është vështirësuar jetesa për shkak se kompleksit të saj banesor i mungon ashensori, raporton Radio Evropa e Lirë/

Ajo thotë se ka nevojë për një asistent, të cilin nuk po mund ta angazhojë me pensionin e vogël që ia jep shteti.

https://www.evropaelire.org/a/sabina-lloqani-vetme-karroce/32922105.html

Continue Reading

Trending