Connect with us

Aktuale

Nga e mërkura, qytetarët do të lëvizin vetëm një orë e gjysmë

Published

on

Nga e mërkura, 15 Prill 2020, qytetarët e Kosovës do të kenë të drejtë të dalin vetëm një orë e gjysmë në ditë për nevoja esenciale dhe atë sipas orarit të përcaktuar me numrin e tyre personal.

Këtë e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media. Ai tha se për të ruajtur funksionimin e administratës shtetërore dhe veprimtarisë esenciale të ekonomisë i kanë bërë këto përjashtime.

“Me dokumentin dhe konfirmimin nga ATK-ja me EDI sistem dhe vetëm për të kryer nevojat e operatorëve ekonomik mundësohet:

-Qarkullim i lirë për operatorët ekonomik dhe institucione të parapara në listën e bashkëngjitur si “aneksi 1” I këtij Vendimi. Të gjitha këto anekse do të publikohen dhe do të njoftohen të gjithë ata operatorë ekonomik që ju lejohet një gjë e tillë.

-Transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit si process që përfshin veprimtarinë nga lënda e parë në prodhim, përpunim e shërbim deri të transporti i produkteve shpërndarja dhe shitja te konsumatori i fundit.

-Për veprimtaritë e lejuara sipas dhe institucioneve të parapara në listë, gjithashtu do të jetë një aneks tjetër dhe këto anekse do të jenë nesër publike”, ka thënë Vitia.

Rregullimi i orarit të lëvizjes do të bëhet si është paraqitur në figurën në vijim:

Vendimet e tërësishme:

  1. Prej datës 15 prill 2020, në orën 17:00, ndalohet qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komuna, përveç rasteve në vijim:

Për personat fizikë mbi moshën 16 vjeçare lejohet qarkullimi për furnizim me mallra të domosdoshme (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë dhe produkte higjienike) dhe për të kryer detyrat dhe nevojat financiare (pagesat, punët bankare), për 1 orë e gjysmë në ditë, sipas orarit të përcaktuar ditor në bazë të shifrës së parafundit të numrit të tyre personal. Për shtetasit e huaj që nuk posedojnë numrin personal të Republikës së Kosovës, orari i lejuar i daljes përcaktohet bazuar në shifrën e parafundit të numrit të pasaportës.

Gjatë qarkullimit të personave fizikë për furnizim me mallra të domosdoshme, nuk lejohet shoqërim nga asnjë person tjetër, përveç në dy raste:

personat me aftësi të kufizuara, të cilët mund të shoqërohen vetëm nga një anëtar tjetër i së njëjtës bashkësi familjare, apo nga një asistent i posaçëm mjekësor dhe

personat nën moshën 16 vjeçare, me kusht që të jenë të shoqëruar nga një anëtar i së njëjtës bashkësisë familjare me të njëjtin shtëpive/banesave.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të COVID-19 ndaj personave në moshë rekomandohen personat mbi moshën 65 vjeçare që të mos dalin nga shtëpia/banesa përveç në raste urgjente dhe të domosdoshme.

Duhet theksuar se shumica e qytetarëve do të kenë vetëm këtë mundësi të dalin nga shtëpia, një herë në ditë, për 1 orë e gjysmë, për të kryer furnizimin me mallra te domosdoshme, si dhe detyrat dhe nevojat financiare.

Megjithatë, për te ruajtur funksionimin e administratës shtetërore dhe veprimtari esenciale të ekonomisë, jemi pajtuar të bëjmë disa përjashtime.

Me leje të veçantë dhe vetëm për të kryer nevojat e operatorëve ekonomikë, mundësohet:

  • (1) qarkullimi i lirë për operatorët ekonomikë dhe institucionet të parapara në listën e bashkëngjitur si Aneksi I i këtij vendim. Kjo do të bëhet publike dhe do të njoftohen të gjithë ata operatorë ekonomik që ju lejohet një gjë e tillë.
  • (2) transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit — si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në pro­dhim, përpunim e shërbim gjer te transporti i produkteve, shpër­ndarja dhe shitja te konsumatori i fundit — për veprimtaritë e lejuara sipas dhe institucioneve të parapara në listën e bashkëngjitur si Aneksi I në këtë vendim.

Me leje të veçantë të qarkullimit dhe vetëm për të kryer nevojat e institucioneve, lejohet qarkullimi i lirë për “stafin esencial” të institucioneve shtetërore.

Vetëm për të kryer detyrat zyrtare, lejohet qarkullimi i lirë i institucioneve në listën e bashkëngjitur si Aneksi II i këtij vendimi.

Në raste urgjente të shëndetësisë, lejohet dalja nga shtëpia/banesa për të kërkuar trajtim mjekësor në një institucion shëndetësor.

Lejohet qarkullimi për personat fizikë në raste ku është rreptësishtë i domosdoshëm për t’u kujdesur për një ose më shumë të sëmurë, ose për një ose më shumë persona me aftësi të kufizuara.

Ndalimi i qarkullimit të personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre nuk zbatohet në raste të viktimave të dhunës familjare. Viktimave të dhunës familjare u lejohet të dalin nga shtëpive/banesave të tyre për të kërkuar strehim në një lokacion alternativ.

Ndalohet rreptësishtë dalja nga shtëpitë/banesat për çfarëdo arsye tjetër përveç për arsyet e lartcekura, duke përfshirë takime shoqërore, vizita familjare, etj.

  1. Për Komunat që janë në karantinë apo që do të vendosen në të ardhmen bazuar në rekomandimet e IKSHP-së, do të ndalohet hyrje-dalja nga Komunat përveç në këto raste:

Me leje të veçantë dhe vetëm për të kryer transportin e mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit — si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në pro­dhim, përpunim e shërbim gjer te transporti i produkteve, shpër­ndarja dhe shitja te konsumatori i fundit — për veprimtaritë e lejuara sipas dhe institucioneve të parapara në listën e bashkëngjitur si Aneksi I në këtë vendim. Përveç për kryerjen e transportit të mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit, hyrje-dalja nga Komuna e nuk u lejohet operatorëve ekonomikë, as punëtorëve të tyre.

Me leje të veçantë dhe vetëm për të kryer nevojat e institucioneve shtetërore, për “stafin esencial” të këtyre institucioneve.

III. Gjatë qarkullimit të lejueshëm sipas përjashtimeve të parashikuara me pikat I dhe II më lart, personat fizikë obligohen:

të mbajnë të mbuluara gojën dhe hundën, përmes maskës, shallit, apo ndonjë mbulese tjetër;

në çdo kohë, të ruajnë distancë prej dy metrash nga persona të tjerë.

  1. Prej datës 14 prill, ndalohet qarkullimi i automjeteve në Komuna përveçse ne disa raste te rralla:

Me leje të veçantë dhe vetëm për të kryer nevojat e operatorëve ekonomik, mundësohet:

  • (1) qarkullimi i automjeteve për operatorët ekonomik dhe institucionet të parapara në listën e bashkëngjitur si Aneksi I i këtij vendim.
  • (2) transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit — si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në pro­dhim, përpunim e shërbim gjer te transporti i produkteve, shpër­ndarja dhe shitja te konsumatori i fundit — për veprimtaritë e lejuara sipas dhe institucioneve të parapara në listën e bashkëngjitur si Aneksi I në këtë vendim.

Me leje të veçantë të qarkullimit dhe vetëm për të kryer nevojat e institucioneve shtetërore, lejohet qarkullimi i lirë i automjeteve për stafin esencial.

Lejohet qarkullimi i automjeteve vetëm për të kryer nevojat e institucioneve, të parapara në listën e bashkëngjitur si Aneks këtij vendimi.

Lejohet qarkullimi i automjeteve për personat me aftësi të kufizuara.

Në raste urgjente të shëndetësisë, lejohet lëvizja me automjet për të kërkuar trajtim mjekësor në një institucion shëndetësor.

Përveç në raste emergjente dhe për personat me aftësi të kufizuara nuk lejohet më shumë se një (1) pasagjer në automjet.

Ndalohet rreptësishtë dalja nga shtëpia/banesa për çfarëdo arsyeje tjetër përveç për arsyet e lartcekura.

Mosrespektimi i masave të përcaktuara në këtë vendim konsiderohet, sipas ligjit, si kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë prej 1,000 Euro deri në 2.000 Euro gjobë për personat fizikë dhe prej 3,000 Euro deri në 8.000 Euro për personat juridikë, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet prej 500 Euro gjobë deri me 1,500 Euro.

Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe i njëjti vlen deri më 4 maj 2020. Me hyrjen në fuqi të këtij Vendimi, shfuqizohet çdo dispozitë e mëparshme që bie në kundërshtim me dispozitat e këtij Vendimi.

Ky vendim nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë do të rishqyrtohet në konsultim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ekspertët dhe ministritë e tjera të linjës, për të vlerësuar efikasitetin dhe domosdoshmërinë e masave të përcaktuara, si dhe për të vendosur për vazhdimin ose jo të masave përkatëse.

Ne do të ri-analizojë situatën epidemiologjike çdo ditë dhe në lidhje me secilën pikë dhe, pas konsultave paraprake, mund të ndryshojë, plotësojë apo shfuqizojë masat e përcaktuara.

 

 

Aktuale

Dëshmon Haradinaj në rastin e njohur si 53-milionëshi

Published

on

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj do të dëshmojë në rastin e njohur si 53-milionëshi, në të cilin është i akuzuar bashkëpartiaku i tij, Pal Lekaj dhe të tjerë.

Në këtë rast të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) si dhe Besim Tahirit, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri. Haradinaj, është dëshmitar i propozuar nga mbrojtja.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shkurt 2022, ngriti aktakuzë ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës dhe Nebih Shatrit.

Ndërsa, më 9 shkurt 2022, PSRK njoftoi se lidhur me këtë rast, më ç8 shkurt është ngritur aktakuzë edhe ndaj Besim Tahirit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit për mosrespektim të urdhrit të ndërtimit në Lagjen Bregu i Diellit

Published

on

Inspektorati i Kryeqytetit njofton gjithë opinionin se ka zhvilluar procedurat inspektuese lidhur me rastin e publikuar nëpër disa medie dhe rrjete sociale që ndërlidhet me sanimin- rinovimin e një Pullazi – Kulmi në lagjen “Bregu I Diellit” i cili ishte i dëmtuar nga zjarri.

Inspektorati ka urdhëruar palën që të sanoj gjendjen përkatësisht pjesët e dëmtuar nga zjarri duke respektuar formën, lartësinë dhe gjitha pozicionet e mëparshme ndërkaq për mosrespektim të urdhrit të inspektoratit të ndërtimit i njëjti me dt.18.09.2023 me procesverbal ka urdhëruar palën që kulmin të kthej në gjendjen e mëparshme dhe ka shqiptuar gjobë mandatore për shkeljet e gjetura.

Në ditët në vijim inspektorati i ndërtimit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ligjore duke eliminuar të gjitha shkeljet e bëra nga pala në këtë rast./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Tjetërsimi i pronës 10 milionëshe, i vazhdohet edhe për dy muaj arresti shtëpiak të dyshuarit

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e arrestit shtëpiak të dyshuarit Afrim Gashi, i cili u arrestua pas hulumtimit të “Betimi për Drejtësi“, nën dyshimin për tjetërsimin e pronës në Veternik, në vlerë rreth 10 milionë euro përmes dokumentit të falsifikuar.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, avokatja e palës së dëmtuar, Saranda Keqekolla-Sadiku.

Ndryshe, Policia e Kosovës më 25 gusht njoftoi për arrestimin e të dyshuarit, në bazë të urdhëresës së gjykatës.

“Policia e Kosovës, respektivisht Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), me datë 25.08.2023 ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente me ç ‘rast është realizuar kontroll në dy lokacione të ndryshme, në një shtëpi dhe në një lokal, nën dyshimin se janë shfrytëzuar për përpilimin e dokumenteve të falsifikuara”, thuhej në njoftim.

Prokurorja e rastit, Nebahate Salihu e kishte konfirmuar se bëhet fjalë për pronën në Veternik, rast ky që është hulumtuar nga “Betimi për Drejtësi”.

“Betimi për Drejtësi” kishte hulumtuar se si një pronë në Veternik  dyshohet se përmes legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, iu është marrë palëve Nexhat dhe Gursel Sadiku, duke kaluar në emër tani të ndjerës Z.H. dhe më pas prona ka kaluar te djali i saj Ylber Hyseni, i cili edhe po hetohet.

I dyshuari Gashi ishte ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”, “Mashtrim”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Policisë, hetimi lidhur me këtë rast ka filluar bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë pas dyshimeve të bazuara se i dyshuari Afrim Gashi në bashkëveprim me të dyshuarin Ylber Hyseni, i cili gjendet në arrati, kanë falsifikuar dokumente dhe dyshohet se kanë arritur të tjetërsojnë një parcelë me sipërfaqe prej 9 (nëntë) hektarësh me vlerë të përafërt të tregut rreth 10,000,000.00 euro (dhjetë milionë euro), me ç’rast të njëjtit pasi që kanë bartur pronat në emër të tyre i kanë parcelizuar dhe më pas i kanë shitur ato tek personat e tretë duke i mashtruar.

“Lidhur me rastin gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: 1 (një) pistoletë,  1 (një) karikator me 9 (nëntë) fishekë, 50 (pesëdhjetë) fishekë,  2 (dy) pistoleta me gas,  4 (katër) pushkë ajrore,  2 (dy) llaptopë, 1 (një) shtëpizë kompjuteri, 1 (një) telefon celular, 5680 (pesëmijë e gjashtëqind e tetëdhjetë) euro para të gatshme, 685 (gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë) dollar amerikan,  100 (njëqind) franga zvicerane, si dhe rreth 500 (pesëqind) dosje të lëndëve të ndryshme në brendësi të të cilave kishte: Fletë poseduese, autorizime, kopje të planeve, historik të pronave, harta kadastrale (kryesisht të Regjionit të Prishtinës), vendime, kontrata të ndryshme të noterizuara të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhej më tej në njoftimin e Policisë.

 

Ndryshe, kjo pronë, dyshohet se iu është marrë familjes Sadiku përmes manipulimeve dhe dokumenteve të falsifikuara, për çka tashmë janë hapur hetime ndaj të dyshuarit Ylber Hyseni, i cili sipas burimeve brenda Prokurorisë gjendet në arrati dhe gjykata ka lëshuar urdhërarrest për të.

Continue Reading

Trending