Arkitekturë

Nesër mbahet SHARE Interiors Romania

Published

on

Më shumë se 45 folës, nga Rumania dhe jo vetëm, kanë përgatitur prezantime për konferencën e re.

SHARE Interiors Romania, një ngjarje e organizuar nga SHARE Architects, me mbështetjen e Fakultetit të Arkitekturës së Brendshme në kuadër të Universitetit të Arkitekturës dhe Urbanizmit “Ion Mincu” dhe Urdhrit të Arkitektëve të Rumanisë, do të zhvillohet më 12 prill në Hotel Radisson Blu në Bukureshti, duke zhvilluar një edicion special, kushtuar ekskluzivisht arkitektëve dhe dizajnerëve të brendshëm, i cili do të fokusohet në rrjetëzimin profesional në nivelin më të lartë dhe do të prezantojë tendencat më të fundit në këtë fushë.

Edicioni special i forumit i kushtohet arkitekturës, teknologjisë dhe dizajnit të hapësirave të brendshme në fushën e banesave, hoteleve dhe restoranteve, komerciale dhe zyrash.

SHARE Interiors Romania është një nga ngjarjet më të rëndësishme në hartën lokale të dizajnit të brendshëm dhe arkitekturës.

Kushdo që synon të investojë në rregullimin e një ambienti banimi, hoteli, restoranti, ambjenti komercial apo zyre duhet të jetë i pranishëm në këtë forum, ku ka mundësinë të takojë dizajnerët dhe arkitektët e brendshëm më të rëndësishëm, përfaqësues të markave lider në këtë fushë dhe të gjejë në lidhje me tendencat në këtë fushë./Media Ndërtimi.

Trending

Exit mobile version