Connect with us

Aktuale

Në Pejë zbulohet pllaka përkujtimore në shtëpinë e Heroit Adrian Krasniqi

Published

on

Në lagjen Dardania të Pejës, sot është bëre zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë e Heroit Adrian Krasniqi. Më 14 janar 1992 nga kjo shtëpi ishte nisur grupi i furnizimit me armë për luftën çlirimtare.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili tha se po shënohet një adresë e lirisë dhe po nderohet vetë Heroi Adrian Krasniqi e edhe bashkëluftëtarët e tij.

Haradinaj tha se Kosova nëse bazohet në tri vlera, e vërteta, e drejta dhe interesi nacional, i ka punët mirë me vetën edhe me të gjithë të tjerët në botë.

“Fatmirësisht kemi mbërri me u organizua e me luftu për çlirim, pra me organizu një forcë luftarake ushtarake, në këtë rast UÇK-në që është një e arritur e madhe e kombit shqiptar ndër shekuj, nuk është e vetmja i kanë paraprirë lëvizje e lëvizje, por është e arritur e madhe e shqiptarëve. Por, në këtë pjesën e të vërtetës hyn edhe një e vërtetë e pakalueshme e shumë e respektueshme prej nesh prej shqiptarëve hyn fakti se na ndihmuan, pra në kohën më të vështirë të luftës tonë, momentin më kritik të luftës tonë na ndihmoi NATO e prirë prej Amerikës. Kjo është e vërteta, ne nuk duhet t’i ikim kësaj, detyrimi me luftua edhe lufta për çlirim e deri në çlirim na sjelli tragjedi, shumë vuajtje, shumë dhimbje, kuptohet na e dha edhe krenarinë sepse për herë të parë u ngritëm në atë mënyrë të tillë”, tha ai.

E dyta vlerë që Kosova duhet të jetojë me të, Haradinaj tha se është e drejta e popullit.

Haradinaj tha se nëse lëkunden nga interesi nacional, atëherë është faji i tyre dhe i askujt tjetër.

“Vendosi për vete me 17 shkurt 2008 për pavarësi, e drejta e popullit njihet kjo, kur një popull është i lirë vetëvendos për vete dhe ne pas çlirimit arritëm me vetëvendos me qenë të pavarur 17 shkurt 2008 me territor, me kufij ata që jemi sot…Detyrimi ynë me luftu, e kishim me detyrë nuk kishim kah me ia mbajt fitoj përkrahje, detyrimi ynë me vendos për vete e fitoj një përkrahje ndërkombëtare. Çka është e treta vlerë që ne nuk guxojmë kurrë me ik prej saj, është interesi ynë nacional. Mos harroni na njerëzit e këtij vendi jemi të detyruar me e mbrojt interesin e këtij vendi. E kemi detyrim, nuk mundet dikush me ik nga interesi i këtij vendi, nuk mundemi me dal nga Kushtetuta e Kosovës, nuk mundemi me ik nga e vërteta jonë, na kanë ndihmuar me e shpall vetën të pavarur që na kanë përkrahur, po edhe interesi nacional. Nëse ne i kushtohemi interesit tonë nacional e aty hyn edhe interesi i partive, i individëve, i organizatave, i gjithë të tjerëve, atëherë do të na ndihmojnë. Nëse ne lëkundemi në cilëndo situatë nga vlerat tona, sikur të ishim lëkundur nga e vërteta jonë, nuk na kishin ndihmua, sikur të ishim lëkund nga e drejta me vendos për vete të pavarur nuk na kish njohur GJND-ja. Nëse lëkundemi nga interesi ynë nacional fajet i kemi vet, nuk ka kush faj. Këto po i them të interesi nacional për shkak se duhet vigjilencë edhe nuk guxojmë të bëjmë gabime në rrugë”, tha ai.

Kryetari i OVL-UÇK dega në Pejë, Gazmend Syla, tregoi një bashkëbisedim me familjarët për vendosjen e kësaj pllake.

“I kam thënë që ne po duam ta bëjmë një pllakë përkujtimore më shenjë përkujtimi të luftës tonë, më ka thënë që shtëpia që është këtu në Dardani që ka qenë e Ardianit është sa e imja aq sa edhe e juaja”, tha ai.

Ndërsa, Haxhi Krasniqi, nga familja e heroit Adrian Krasniqi, tha se për ta vendosja e pllakës është një krenari e dyfishtë.

“Është një emocion i veçantë që sa herë vijmë këtu e kujtojmë me mall dhe me krenari që ishim kushëri të Ardianit dhe bashkëluftëtarë”, tha ai.

Në përurimin e kësaj pllake, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka ndarë një medalje për kontributin e tij në çështje kombëtare Xhafer Krasniqit.

Ndërsa, OVL e UÇK dega në Pejë ka ndarë mirënjohje me motivacionin “Lajmëtar i lirisë” për bashkëluftëtarët e heroit Adrian Krasniqi, Qerim Kelmendi post mortum, Ramadan Kastrati, Ilir Krasniqi dhe Sali Kelmendi./KsP.

Aktuale

Ekspozita “Arkitektura në kontekst tradicional” organizohet më 30 Mars

Published

on

Continue Reading

Aktuale

Paralajmërohen masa për vandalizmin në parkun të qytetit në Skenderaj

Published

on

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka reaguar pas gjendjes së parkut “Idriz Rrecaj”, të cilën Kallxo.com dje e kishte shfaqur përmes disa fotografive. Nura ka thënë se kushdo që e ka krijuar këtë gjendje do të japë llogari.

Sipas tij, kjo nuk është pamja që duan.

“Kjo pamje nuk është ajo që duam, dhe askush tjetër që ka mendje të shëndosh nuk e dëshiron këtë, me përjashtim të atyre që nuk ia duan të mirën qytetit. Pavarësisht përpjekjeve tona që me mish e shpirt mundohemi të krijojmë pak hapësirë për pushim, rekreacion dhe shëtitje, siç është parku i ri i përuruar javën e kaluar, për secilin që merr frymë në komunën tonë, për fatin tonë të keq, ekziston gjithmonë dikush i cili dëfrehet me vandalizëm, deri në këtë nivel sa shkatërron pushimoret dhe lojërat e fëmijëve në Parkun “Idriz Rreci” në qytet” – ka shkruar kryetari Nura në rrjetin social “Facebook” duke bashkangjitur fotografi të lodrave të thyera e të rrëzuara.

Kallxo.com të dielen publikoi disa fotografi të parkut “Idriz Rrecaj” në të cilat shihen lodra të rrëzuara, shtëpiza të thyera, shporta të mbeturinave të demoluara./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

A mundet gazetaria arkitekturore të formësojë të ardhmen e profesionit?

Published

on

Puna gazetareske e holandezit Remment Koolhaas i dha atij famë në arkitekturë përpara se të përfundonte një ndërtesë të vetme.

Kalimi nga tregimtar në arkitekt ishte më shumë një ndryshim në skenar sesa një ndryshim profesional. Ai vuri në dukje se “arkitektura është një formë e shkrimit të skenarit që përshkruan në mënyrë implicite marrëdhëniet njerëzore dhe hapësinore.”

Duke ripërcaktuar rolin e arkitekturës në përcaktimin e jetës së përditshme përtej ndërtesave dhe ndërtimeve të qyteteve, arkitektura është gjithashtu një mjet i shkruar dhe i folur i aftë për të shpjeguar ngjarjet e përditshme mbarëbotërore, për t’u dhënë zë projekteve të pathëna dhe për të formësuar në mënyrë aktive të ardhmen e rolit të arkitektit.

Arkitektura dhe gazetaria janë investuar në jetën e përditshme të njerëzve. Siç theksoi Michael Sorkin, ata janë “profesione shërbimi”, pra në gjendje të përkthejë gjuhën sociale, politike dhe ekonomike në një histori. Prandaj, të dy diskurset nuk mund të jenë demokratike dhe të gjalla nëse nuk komunikohen gjerësisht dhe rregullisht, për shembull, përmes gazetave, televizioneve, revistave dhe podkasteve.

Arkitektura është gjithashtu një temë për t’u diskutuar “në një mënyrë më fleksibël”, siç thekson Alan Berman, gjyqtari i AJ Writing Prize. Në 10 tendencat më të mira të podcast-it në 2022 – së bashku me artin dhe kulturën – një sërë temash mbulohen me ndershmëri dhe humor, duke shfaqur profesionistë të ndryshëm krijues në biseda të pashkruara. Podkastet, si gazetari e komunitetit, lejojnë marrjen e menduar dhe diskutime personale rreth arkitekturës, qytetit, dizajnit dhe pasurive të paluajtshme.

Kushdo me pasion për arkitekturën ose ndërtesat ka potencialin të kontribuojë në gazetarinë e arkitekturës. Të dyja qëndrojnë në përkthimin e ideve që ndryshojnë në thelb nga kultura në kulturë, epokë në epokë dhe nga audienca në audiencë për të formuar opinionin publik dhe drejtimin e arkitekturës në përgjithësi.

Ky reciprok zbulon se si forcimi i aftësive të komunikimit dhe njohurive arkitekturore e bëjnë gazetarinë arkitekturore një opsion të mundshëm karriere, me shumë për të vënë në aspektet cilësore dhe teknike të arkitekturës që përcaktojnë jetën tonë të përditshme./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending