Connect with us

Aktuale

Në KEK kërkohet ndërprerja e menjëhershme e kontratës me “Contour Globalin”

Published

on

Punëtorët e Korporatës Energjike të Kosovës po kërkojnë nga kryeministri Albin Kurti të mos heshtë karshi kontratës për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, por të veprojë kundër saj ashtu siç kishte bërë në kohën kur ishte në opozitë.

Kryesindikalistët thonë se kontrata me operatorin “Contour Global”, të cilën e quajnë të dëmshme për qytetarët, punëtorët e KEK-ut dhe buxhetin e shtetit duhet të anulohet. Kjo ngase, sipas tyre, kontrata në fjalë do të krijojë shpenzime jashtëzakonisht të larta për energjinë që do të paguajnë konsumatorët nga viti 2023 deri në vitin 2043.Sipas Nexhat Llumnicës, nënkryetar i Sindikatës së Re të KEK-ut, kur Kurti ishte në opozitë e kishte kundërshtuar ashpër këtë kontratë duke e quajtur kapitullim të shtetit, por tani në pozitën e kryeministrit asnjëherë nuk ka folur për të.

Ndërsa kritika për qasjen e Kurtit, por edhe të plan-programit bashkëqeverisës LDK-VV ka edhe organizata “INDEP”, e cila merret me çështje energjetike.

Dardan Abazi nga kjo organizatë thotë se në programin 15-faqesh të publikuar të këtij koalicioni nuk janë dhënë detaje të shumta të planit për këtë sektor dhe ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Në bazë të marrëveshjes me “Contour Global” , në rast se Kosova do të inicionte procedurat e anulimit të kontratës, humbja që do t’i shkaktohej do të ishte afro 20 milionë euro.

Ndërsa me këtë marrëveshje parashihet edhe dëmshpërblimi që ky operator i detyrohet shtetit të Kosovës, deri në 8 milionë euro nëse nuk arrin të kryejë punën në bazë të planifikimeve.

Prandaj sipas sindikalistëve dhe shoqërisë civile ekzekutivi duhet të gjejë formë sa më të mirë të ndërprerjes së kësaj kontrate pa shpenzuar shumë për dëmshpërblim.

Edhe Zyra e Kryeministrit është pyetur por nuk është marrë ndonjë përgjigje përgjigje./KTV

Aktuale

Banka Botërore me projekt për avancimin e të drejtave pronësore në Kosovë

Published

on

Nisma për të Drejtën e Pronës është projekti i radhës që ka përfituar Kosova nga Banka Botërore, përkatësisht nga Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim që zbatohet nga ATRC. Ky projekt i cili ka filluar të implementohet nga viti i kaluar ka për qëllim që përmes avokimit publik t’i njoftojë qytetarët me të drejtat e tyre pronësore që u takojnë, e po ashtu edhe të reduktojë pabarazitë ekzistuese mes grupe të ndryshme, përfshirë pjesëtarët e komuniteteve, gratë dhe të rinjtë. Kështu bënë të ditur për KosovaPress, zyrtarja për Komunikim dhe Informim Publik në Projektin PIAKOS, të Bankës Botërore në Kosovë, Adelina Nitaj.

Nitaj thotë se me aktivitete të ndryshme dhe në bashkëpunim edhe me institucionet vendore, projekti do të ketë shtrirje në 27 komuna të Kosovës, në të cilat qytetarët do të informohen në mënyra të ndryshme se si të mbrojnë dhe përfitojnë nga të drejtat pronësore.

Mes tjerash, me Nismën për të Drejtën e Pronës, synohet të rritet edhe përqindja e grave që janë pronare të pronës së paluajtshme.

“Nisma për të drejtën e pronës është në linjë me kornizën kombëtare për partneritet të Bankës Botërore me Republikën e Kosovës dhe si qëllim i projektit është avancimi i të drejtave pronësore. Këtë presim ta arrijmë përmes avokimit të drejtpërdrejtë për gratë, grupet e cenueshme dhe të rinjtë, dhe gjithashtu përmes kampanjave të ndryshme mediale, të cilat do të ngrisin vetëdijen qytetare për pronën dhe do të rrisin gjithashtu edhe numrin e pronarëve, titullarëve të pronës së paluajtshme. Bazuar në statistikat zyrtare, aktualisht vetëm 19.8 për qind të grave janë pronare të pronës së paluajtshme. Ne si projekt presim që deri në përfundim të aktiviteteve, kjo përqindje të rritet, dhe që të krijojmë pak a shumë një barazi mes regjistrimit të pronës, mes grupeve të ndryshme, mes gjinisë dhe të krijojmë një kohëzion social mbi të gjitha”, bënë të ditur Nitaj.

Continue Reading

Aktuale

Firmat më të mëdha të arkitekturës në Australi nuk arrijnë të përmbushin hendekun e pagave gjinore

Published

on

Të dhënat për herë të parë mbi boshllëqet e pagave gjinore në Australi kanë zbuluar se 22 firmat më të mëdha të arkitekturës në vend i paguajnë burrat midis 5 dhe 27 për qind më shumë se gratë, duke dështuar të përmbushin diapazonin e synuar të qeverisë për diferencën e pagave.

Të publikuara dje në një mjet online nga Agjencia për Barazi Gjinore në Vendin e Punës (WGEA), një agjenci federale e qeverisë, të dhënat përfshinin shifra nga të gjitha kompanitë private në Australi me njëqind punonjës ose më shumë. Ishte hera e parë që boshllëqet gjinore të pagave nga punëdhënësit individualë ishin publikuar në vend.

Nga një total prej rreth 5,000 kompanish, 22 ishin studio arkitekturore dhe arkitekturore peizazhi, duke përfshirë Grimshaw, Hassell dhe Woods Bagot.

Të 22 studiot kishin një hendek total mesatar të pagave gjinore në favor të burrave dhe nuk kishin diferenca pagash brenda kufirit të synuar prej plus ose minus pesë për qind, gjë që lejon “luhatjet normale të biznesit dhe lëvizjet e punonjësve”, sipas CEO të WGEA, Mary Wooldridge.

Shumica e kompanive raportuan boshllëqe në paga mbi pesë për qind

Në krahasim, 62 për qind e të gjitha kompanive në të dhëna kishin boshllëqe mesatare të pagave gjinore prej më shumë se pesë për qind në favor të burrave.

Nëntë nga studiot kishin diferencë pagash gjinore më të mëdha se mesatarja kombëtare prej 19 për qind.

Është hera e parë që publikohenn boshllëqet gjinore të pagave nga punëdhënësit individualë. Në 10 vitet e mëparshme, organizata publikoi boshllëqet mesatare të pagave gjinore në industri dhe profesione të ndryshme.

Continue Reading

Aktuale

Fakulteti i Inxhinierisë dhe Ndërtimit kujton konstruktorin e shquar shqiptar Gjovalin Gjadri

Published

on

Në ambientet e FIN do të organizohet një ngjarje e veçantë në kujtim të 50-vjetorit të ndarjes nga jeta të shkencëtarit dhe patriotit të shquar, Gjovalin Gjadri, i cili ishte profesor, inxhinier, konstruktor i shquar në projektimin dhe ndërtimin e urave.

Me nder dhe respekt, Fakulteti i Inxhinierise së Ndërtimit (FIN) dëshiron të njoftojë të gjithë stafin dhe bashkëpunëtorët se në datën 13 mars 2024, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet tona do të organizohet një ngjarje të veçantë në kujtim të 50-vjetorit të ndarjes nga jeta të shkencëtarit dhe patriotit të shquar, Gjovalin Gjadrit.

“Ngjarja, e cila do të mbahet nën titullin “Dita e Kujtimit për Gjovalin Gjadri”, synon të nderojë trashëgiminë e shkëlqyer të Gjadrit, për historinë tonë. Këtë rast, do ta përdorim për të reflektuar në kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e shkencës dhe si një patriot i përkushtuar për zhvillimin e kombit tonë.

Ju lutemi të jeni të pranishëm në këtë ngjarje të veçantë për të përjetuar momente të rëndësishme të reflektimit dhe për të ndarë kujtime dhe përvoja për Gjovalin Gjadrin.

Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të përfaqësoni një pjesë të rëndësishme të komunitetit tonë në këtë rast të veçantë.”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending